Vuçiç mirënjohës ndaj Rusisë për gazin

24 Mars 2022, 16:53| Përditesimi: 24 Mars 2022, 16:54

  • Share

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se i ishte mirënjohës zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, që u kujdes për problemet e mundshme të Beogradit me pagesën e gazit rus.

“E falënderoj Peskovin për këtë. Mediat ruse raportuan sapo thashë se problemi për ne është pagesa në rubla, për shkak të paqëndrueshmërisë së valutës. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim edhe këtë”, tha Vuçiq, më 24 mars, në Televizionin Pink.

Ai paraprakisht vlerësoi se rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregun botëror, për shkak të krizës në Ukrainë, është një problem i madh, i cili bëhet edhe më i madh pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të paguar gazin rus në rubla.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 24 mars, tha se e kupton këtë qëndrim dhe se shqetësimet e Serbisë do të ishin prioritet për Rusinë.

“Kjo mund të jetë vërtet një situatë problematike. Në këtë rast, Bullgaria u qas në mënyrë armiqësore ndaj nesh dhe për këtë arsye do të duhet të paguajë në rubla. Por, në të njëjtën kohë, kjo nuk vlen për Serbinë. Ky është problemi që duhet zgjidhur”, transmetoi agjencia shtetërore ruse TASS.

Vladimir Putin njoftoi më 23 mars se Moska po vendos një pako masash për pagesat në rubla, që do të thotë se, siç tha ai, në të ardhmen, vendet armike do të duhet të paguajnë gazin nga Rusia me valutën ruse.

Serbia nuk është në listën e vendeve që Moska i cilësoi si armiqësore, pas pushtimit të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Sipas të dhënave të Agjencisë republikane për energji, Serbia plotëson rreth 13 për qind të nevojave për gaz natyror nga prodhimi vendas, ndërsa pjesa tjetër importohet nga kompania Gazprom nga Rusia, përmes Ukrainës dhe Hungarisë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Moskës. Në të njëjtën kohë, autoritetet në Serbi mbështetën integritetin territorial të Ukrainës. Më 2 mars, Beogradi votoi për të miratuar një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës./REL

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valter: 25/03/2022 18:46

    Jam i sigurte qe fale miqesise vellazerore mes Edit dhe Aleksandrit siq e thrrasin njeri tjetrin..Rusia munde tu siguron gaz me qmim te privilegjuar por dhe Aleksandri ca thas me miell tip 400..ne anen tjeter presidenti Kroat kerkon pranim te Kosoves ne Nato dhe Rama frikesohet si nuse e re..fate i Kosoves qe ne vitin 99 nuk ka qellue Rama..se kish luftue bashk me Miloseviqin ne krah..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?