Politika e jashtme e një vendi, në shumë raste është më e rëndësishme se ajo e brendshme! Madje, për shkak të rrethanave gjeopolitike, politika e jashtme, jo vetëm merr prioritetin, por dikton duke imponuar edhe politikën e brendshme!
Politika e jashtme është një ndër shtyllat kryesor të një vendi apo një shteti, sepse garanton sigurinë dhe ekzistencën e tij e po ashtu mund të forcojë ose të dobësoj pozitën e tij! Kjo varet nga rrethanat e prestigji që disponon një vend, por mbi të gjitha nga eksperienca dhe nga aftësia e liderit për të bërë aksionet e duhura në kohën e duhur si dhe për të zgjedhur aleatin e duhur për interesat apo sfidat e kohës!
Shqipëria, për shkak të historisë, të faktit se pjesa më e madhe e territoreve të saj shtrihen jashtë kufijve shtetëror, por edhe për shkak të pozitës gjeopolitike në Rajon e jo vetëm, politika e jashtme ka dhe duhet të ketë prioritet absolut duke diktuar ose imponuar edhe politikën e saj të brendshme! Kjo e fundit, shpesh herë, jo vetëm nuk ka qenë në lartësinë e sfidave dhe të interesave ndërkombëtare të Shqipërisë, por ka qenë një barrier për këtë fundit që të ushtrohej me sukses!
Vëllazëria nuk funksionon në politikën e jashtme! Mandje, as lidhjet të vërteta të gjakut nuk funksionojnë, sepse interesi kryesor i një vendi është forcimi i pozicionit të tij ndërkombëtar dhe garancia për ekzistencën e tij! Luigji XIV, do të thoshte: "unë do të ik, por shteti do të ekzistoj përgjithmonë"! Kjo, nën kupton se liderit në Shqipëri, ashtu si në çdo vend tjetër, shkojë e vijnë, por Shqipëria, si entitet shtetëror do të ekzistojë gjithmonë, sot e mot! Dinastitë Europiane, duke përfshirë edhe atë të Rusisë, kishin të gjithë Krushqi mes veti, por Luftën e Madhe nuk e ndaluan dot e po ashtu nuk ndaluan dhe agresionin mes vete, pavarësisht lidhjeve farefisnore që kishin! Apo rasti i pavarësisë së kolonive amerikane ndaj Mbretërisë se Bashkuar, edhe pse realisht ishin i njëjti gjak! Ose rasti i Koreve, që janë i njëjti popull, por sillen si dy shtete krejt të ndryshme!
Në fakt, shqiptarët nuk kanë vëllezër në Ballkan e në asnjë vend! Janë si ai fëmija i rritur vetëm, me tokat më të mira, që të gjitha familjet e tjera me shume fëmijë, duan ta eliminojnë për t'i marr tokën! Pra, shqiptarët në historinë e tyre nuk kanë pasur asnjëherë as formalisht vëllezër për shkak të marrëdhënieve dhe rrethanave historike! Sa herë që Shqipëria është përpjekur të bëj "kumbar" ka dështuar duke rrezikuar në fund ekzistencën e saj! Mjafton të mendojnë të kujtojmë përpjekjet e Mbretit Zog për të bërë vëlla Musolinin! Po ashtu, përpjekjet e Regjimit për të bërë vëlla Jugosllavinë, me pas Rusinë e në fund Kinën, por në fakt nuk arriti asnjërin nga këto vende ta bënte vëlla edhe me ndërmjetësim!
Kohët e fundit po qarkullon në opinionin publik shqiptar e sidomos atë në Kosovë alibia se Rama po bëhet ose është vëlla me Vuçiç! Sa e vërtetë është kjo? A është e vërtetë që kjo vëllazëri ka për qëllim me vetëdije që Rama të shes Kosovën ose faktin shqiptar në Ballkan? Rama, nuk e ka vëlla Vuçiç, e këtë e ka të mësuar shumë mira nga historia, sepse ka të paktën 4 shekuj, që asnjë shqiptar nuk ka bërë vëlla edhe një serb të vetëm! A ka tradhti nga Rama për marrëdhënien e tij me Vuçiç! Rama, sot është në politikën shqiptare më i fort se kurrë dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për asnjë aleancë me Beogradin për të mbrojtur e siguruar pushtetin e tij! Madje, një lider kur është shumë i fortë në politikë e brendshme, ai shumë më shumë i fortë për të qenë një lider i suksesshëm edhe në politikën e jashtme!
Rama, ka nevojë për Vuçiç për tu faktorizuar në Rajon e sidomos përballë BE e kjo, si nevojë të përbashkët! Ballkani i Hapur është rezultat i kësaj nevoje! Marrëdhënia e Ramës me Vuçiç është një strategji e të parit për të ndryshuar sjelljen e shqiptarëve në Rajon, nga ajo e mbrojtjes dhe mbylljes në halle, në hapjen dhe në protagonizëm duke pasur parasysh edhe realitetin e ri të shqiptarëve në Rajon! Shqiptarët nuk kanë fituar asgjë në histori duke mbajtur vetëm rol mbrojtës e të tërhequr, por thuajse gjithmonë janë konsideruar vetëm viktima të nismave të tjerëve! Ndërsa, sot shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë të jenë nismëtar të proceseve, t'i dominojnë ato dhe t'i orientojnë në kahun e interesave kombëtare! Asnjë, analizë nuk na çon në vërtetësinë e dilemës se Rama është vëlla me Vuçiç, por kjo nuk do të thotë, se Shqipëria dhe Serbia nuk duhet të krijojnë hapësira të reja për të rikuperuar marrëdhëniet e tyre që sipas historisë kanë qenë gjithmonë në nivele katastrofike!
mendoj se marrdhenie te tilla duhet ti konsiderojne ti rujan te gjithe dhe se kam fjalen per marrdhenie vllazerore por per marrdhenie fitimprurese sic ruan Rama me Vucic
Përgjigjumarrdheniet qe po ruan Rama jan vetem fitimprurese per te dyja palet po ne asnje moment nuk jan quajtur vllazerore. pse jo mos te mbajm te gjith marrdhenie te tilla
PërgjigjuPo ca thoni ju per lajme , hallall ia arritet t terhiqni vemendje
PërgjigjuRama ben bashkepunime me te gjithe shtetet ashtu i bie te jete vella me gjysmen e europes
PërgjigjuClidhje ka vllazeria ktu ne ket mes sa ja fusni dhe ju najher kot gjithcka esht per interesat e vendit.Per vllazeri shkoni pysni ate plakun
PërgjigjuTe kesh marrdhenie te mira me nje vend tjeter per te cuar perpara vendin tenj dhe per te forcuar ekonomine njk do te thote qe te besh vellezer e as te harrosh historine. Askush nuk e pohon dot qe kemi politiken e jashtme me te mire ndonjehere e Rama e tregoi fare mire ne bruksel se do mbroje interesat e shqiptareve
PërgjigjuCi keni keto lajme aman …Rama po mban marredhenie te mira me shtetet e tjera po jo me te gjithe behet vella
PërgjigjuNuk ka lidhje vellazeria ne kete mes sepse Rama e ka then me shume se nje here se interesi i shqiptareve eshte paresor por vendi nuk ecen perpara nese nuk ka marrdhenie te mira me te tjeret
PërgjigjuDuhet te kuptojme nje gje,Rama mundohet te mbaje marredhenie te mira me kedo por e keni gabim nese mendoni se me Serbine do behen vellezer
Përgjigjuraport vllazerie Rama ka vetem me Kosoven, me serbine jane marredhenie interesi per te sjelle zhvillim rajonit
PërgjigjuEshte thene e sterthene qe marredheniet me serbine jane vetem per interes te secilit popull, pasi nese bashkepunojne do sjellin marreveshje te mira per te dy vendet dhe do i sjelli rajonit nje zhvillim te madh
PërgjigjuRama po mban marrdhenie te mira por jo vllazerore me serebin
PërgjigjuSe po mban marrdhenie te mira me serbine sdo te thot qe e ka vlla vucicin
PërgjigjuSe po mban marrdhenie te mira me serbine sdo te thot qe e ka vlla vuqiqin
PërgjigjuSali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
PërgjigjuSe po mban marrdhenie te mira me serbine sdo te thot qe e ka vlla vuqiqin
PërgjigjuAman me ju cfare i keni keto lajme pa lidhje apo skeni e cfare merreni
PërgjigjuAi vlla eshte vetem me kosoven me shtetet tejra thjesht mban marrdhenie te mira.
PërgjigjuMe te vertet Rama ka marrdhenie te mira me te por mos e egzagjeroni kaq shume
PërgjigjuMaredheniet e mira qe rama po mundohet te mbaj keqkuptohen ne cdo gje ai po ben te pamunduren per vendin tone
PërgjigjuCjan keto vella qe thoni z Rama vetem se don te ket mardhenie te mira me nje vend sdo te thot i beri vellezer e motra
PërgjigjuRama pervecse don te ket mardhenie te mira me cdo vend nuk ka ndonje vella sic thoni ju. Me vjen keq qe te kesh mardhenie te mira me dike e quani vella
PërgjigjuNuk e kuptoj pse mediat kane ate manin te nxisin konflikte mes dy shteteve dhe tna prishin marredhenie qofte me kosoven qofte me serbine , fitojme gje si shtet ?
PërgjigjuRama po mungohet te rris sa me shume bashkupinimin me rajonin e te zhvilloj sa me shume vendin tone normal qe shumices nuk i pelqen kjo gje e thot qe eshte bere vlla ve vucic por ktu sa te bej vllai ka te bej e ardhmja e vendit tone
PërgjigjuRaportet e mira me rajonin dhe bashkpunimi me ta eshte e ardhmja e zhvillimit nuk e kuptoj akoma e thot qe eshte vllai i vucic sepse rama po mundohet qe te bej te pa munuren qe te zhvillohet vendi
PërgjigjuZoti kryeminister gjithmone sheh interesin e vendit dhe keshtu mban marredhenie diplomatike te mira me shtete te tilla si serbia psh. Por kjo sdo te thote qe e ka “vella”
PërgjigjuRama dhe shqiperia ka vetem nje vella gjaku dhe ajo eshte kosova , marrdhenia e mire me serbine sdo te thote se jemi mish e thua , mos beni lajme palidhje
PërgjigjuRama gjithmone ka dashur qe te kete marredhenie te mira nderkombetare pasi te tilla lidhjesh do te ndihmojne vendin tone qe te kete perfitime prej tyre.
PërgjigjuNuk lexojm dot me lajme se gjithmone thoni gjera pa baze ai perpiqet te coj vendin para dhe qe ta bej kete normale qe duhet dhe te bashkepunoj dhe te ndjeki politika te jashtme qetesohuni o shkrimtar
PërgjigjuShkrime pa turp dhe palidhje mos shpifni per te fryr urrejtje keto jane politikq qe duhen ndjekur mos u beni te bezdisur se keni humbur besimin e popullit
Përgjigjunuk ka te bej a eshte vlla me vucic apo jo por marveshjet me shtetet e jashteme i bie rama eshte vlla me kryeministrin e hollandes me kurtin me te gjithe nik ka te bej kjo
Përgjigju