Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se teksa Ballkani pret që BE të reformojë politikat e saj të brendshme, nuk mund të qëndrojë në pritje, por tha se mënyra si liderët organizojnë rajonin nuk varet nga fuqitë e mëdha. Vuçiç tha se bashkëpunimi duhet për të forcuar ekonominë dhe për të thithur investitorët e huaj. Me disa pyetje që duket se i drejtoheshin Kosovës dhe Bosnjes Hercegovinës, të vetmet nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor që refuzuan Shengenin Ballkanik, se cila është rruga e zgjidhjes, e ardhmja apo lufta. Presidenti i Serbisë tha se duhen vënë në jetë të gjitha proceset ekonomike për të mbajtur në atdhe të rinjtë që po largohen në masë nga vendet e Ballkanit. "Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht?", tha Vuçiç, ndërsa nuk la pas edhe notat e humorit, kur tha se kryeministri Rama, miku i tij Edi siç ai u shpreh, nuk ka përse të mbrohet kaq shumë për këtë projekt të Ballkanit.
"U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket si mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? Që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Apo të mendojmë se si ta ndihmojmë njëri-tjetrin", tha Vuçiç, teksa shtoi se rezultatet e marrëveshjeve të bashkëpunimit, do të reflektohen jo për 3 muaj, por në 3 vite.
Lidhur me pyetjen se a ju vunë kushte të reja Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës që mund të ketë sjellë refuzimin e tyre, Vuçiç u përgjigj: "Nuk ka kushte për asnjë, të gjithë janë të mirëpritur".
Përgjigjja e plotë
"Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm po të mos i bëjmë tregjet tona të punës më të mëdha, po që se nuk bashkohemi së bashku, sa të rinj janë larguar nga vendet e Ballkanit? Më thoni një vend që nuk largohen çdo ditë? Si do t'i kthejmë këta njerëz, si do t'i mbajmë këtu? Duke krijuar një atmosferë konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht? U zemërova me mikun tonë Edi se gjithë kohës duket si mbrohet? Pse të mbrohemi nga ata që duan të na çojnë mbrapa në shekullin e 16-17? që duan të na shohin sërish të luftojmë me njëri-tjetrin? Apo të mendojmë se si ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Mbrëmë në koncert u kënaqa por u ndjeva dhe i trishtuar. E njoha më tepër kulturën shqiptare. Dua t'ju pyes a mund të më thoni diçka që është e keqe nga kjo gjë? Jam i kënaqur që amerikanët dhe ndërkombëtarët këtu. Mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët. C'të keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, që do të ofrojmë një shtëpi për të qenë për 100 familje shqiptare, do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe, maqedonase duke krijuar vende pune, përse të kemi turp për këtë? Si do t'i tërheqim investitorët duke luftuar, duke vendosur taksa, pagesa të reja doganore? Kjo gjë nuk do të finalizohet në 3 muaj. Por shikoni rritjen e këtyre vendeve mbas 3 viteve, krahasojini me disa të tjerë, sepse duke krijuar një mjedis të tillë, duhen vite, vetëm atëherë do të shikohen rezultatet e mundshme. Kur vjen puna tek Evropa. Nuk ka kushte për asnjë, të gjithë janë të mirëpritur. Ne jemi në rrugën tona Evropiane, kanë kaluar 6 vite kur kemi hapur bisedimet. Ne duhet t'i lutemi Zotit dhe pastaj duhet t'i lutemi atyre 2-3 kapituj? Jo nuk dua të poshtëroj as veten time, as popullit tonë. Unë popullit i them që po e bëjmë punën tonë dhe ata ta vlerësojnë. Këtë e them hapur, gjithçka varet nga politika e tyre në të ardhmen. Ne mund të jemi më të mirët, por asgjë s'do të përfitojmë, sepse ka shtete evropiane që nuk do të ishin të afta të hapnin bisedimet me BE. Nëse ne do të bënim atë që bëjnë disa shtete të tjera të Evropës, do të na kritikonin shumë në Evropë, të katërt vendet tona. Le të bëjmë ato që varen nga ne. Mënyra si ne organizojmë rajonin tonë, varet nga ne dhe jo nga fuqitë e mëdha", tha Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Vetëm Kosova e Bosnja 'JO' Shengenit Ballkanik, Rama: I vetmi që ula Serbinë pa kushte...SHBA dhe BE në krah! Vuçiç: Do jetojmë në paqe apo luftë?! (VIDEO)
G.M.//ReportTv.al