Presidentët Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç

Bota

Vuçiç ndan vlerësimin e veçantë për Vladimir Putin: Kam shumë për të mësuar nga Presidenti Putin dhe shumë për të dëgjuar prej tij

14 Nëntor 2021, 00:39| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 00:41

  • Share

Aleanca ‘vllazërore’ Serbi- Rusi ka ende një jetgjatësi të mirë e të shëndëtshme si diplomatike ashtu edhe personale. President i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka një vlerësim të madh për figurën e Putin.

“Unë gjithmonë kam shumë për të mësuar nga presidenti Putin dhe shumë për të dëgjuar prej tij”, tha Vuçiq.

Presidenti serb theksoi se Putini është ‘lokomotiva’ e Rusisë dhe është pikërisht ai, ai që e ka bërë vendin më të fuqishëm.

“Ai e ka ngritur Rusinë si politikisht ashtu edhe ushtarakisht dhe, së fundmi, në aspektin e fuqisë së stabilitetit ekonomik dhe gjithçka tjetër”, vijoi Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se shpreson të arrihet një mirëkuptim për çmimin e gazit dhe të bien dakord për marrëveshjen lidhur me rritjen e furnizimit me gaz rus në Serbi gjatë një takimi të ardhshëm me presidentin Vladimir Putin.

Në tetor, Vuçiç deklaroi se takimi i tij me Putinin ishte planifikuar për 25 nëntor dhe se shpresonte për një çmim të favorshëm të gazit për Serbinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?