Ushtria serbe

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë

20 Shtator, 22:09| Përditesimi: 20 Shtator, 22:23

  • Share

Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake, ndërsa aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave serbe, ky i fundit ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë. Ai është mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.

"Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj... Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

Presidenti shtoi se armët dhe tanqet janë të prodhuara në Serbi, ndërsa tha se numri i tyre shkon nga 10 deri në 15 prodhime në vit.

"Ne mund të prodhojmë çdo vit nga 10 deri në 15 tanke", tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?