Kosova & Rajoni

Vuçiç: Unë nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës si vend i pavarur!

29 Maj 2021, 11:38| Përditesimi: 29 Maj 2021, 11:40

  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se është i gatshëm për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Deklaratat e tij ai i ka dhënë gjatë mbledhjes së partisë së tij, që po mbahet gjatë ditës së sotme. 

 “Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur,” ka thënë Vuçiç.

Ai ka deklaruar më tej se do të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Kjo deklaratë e Vuçiçit vjen para takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor. Në këtë mbledhje Vuçiç përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqjes së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviçit.

Komento

Komente

  • Iris: 30/05/2021 01:31

    Qellimi final i negociatave eshte, qe nepermjet bisedimeve dhe kompromiseve te arrihet ne njohjen reciproke.Ne se Vucic nuk pranon t'a beje kete ,atehere perse humbet kohe me bisedime qe ne fund dihet do te jene te kota,pa rezultat ?!

    Përgjigju
  • Tjetri: 29/05/2021 13:27

    Po te vjen veza te batha ske ku te shkosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?