Vullnetari nga Lezha grumbullon e ushqen qentë e rrugës! Ilir Marvukaj zotohet t’i japë zgjidhje problemit në qytet

16 Qershor, 13:25| Përditesimi: 16 Qershor, 13:35

  • Share

Të kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetareve, qentë endacake në Lezhë kanë nisur të kapen dhe grumbullohen në një qendër. Iniciativa është ndërmarrë në mënyre vullnetare nga Ilir Marvukaj, një qytetar i apasinuar pas kafshëve.

Në harkun kohor të 10 ditëve ka arritur të mbledhë mbi 150 qen endacake të cilat i ka dërguar në ambientet e tij private dhe kujdeset çdo ditë për ta.

Për këtë iniciative të ndërmarrë prej tij, Ilir Marvukaj kërkon mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa ka dhe një apel ndaj qytetareve.

Qentë endacake janë kthyer në shqetësim në Lezhë, ku nuk kanë munguar rastet e sulmeve dhe kafshimit të qytetarëve.

Ndërkohë edhe Bashkia Lezhë për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohet rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?