Kronikë

Viti i ri akademik, Dekani i Fakultetit Ekonomik: Studentët të vaksinohen, më 2 shtator nis faza e regjistrimeve në universitete

30 Gusht 2021, 22:11| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 22:19

  • Share

Në pritje të nisjes së vitit të ri akademik ne auditore, dekani i Fakultetit Ekonomik Dhori Kule apeloi që studentët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke kujtuar se ky fakultet ka pasur dhe humbje për shkak të COVID-19.

"Që të fillojmë mësimin fizikisht është i domosdoshëm vaksinimi. Mesazhi është ju lutemi të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe kolegët e tyre që auditori të mos jetë qendër shpërndarje infeksioni. E përcjell këtë mesazh sepse fakultetit ekonomik për fat të keq COVID i rrëmbeu forcërisht dy profesoresha të nderuara edhe një student. Stafi akademik mbi 75% janë vaksinuar, pjesa tjetër janë në proces vaksinimi", tha Kule.

Më datë 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve në Universitete, ku për këtë vit në fakultetin ekonomik ka pasur rreth 20 mijë aplikime.

"Ditën e enjte fillon procedura 48 orëshe e fazës së parë nga 7 faza. Nëse të gjithë ata që janë shpallur fitues në listat e para do të regjistrohen ditën e parë dhe të dytë, mbeten automatikisht 311 vende bosh sepse janë fitues të shpallur në shumw degë. Maturantëve që janë posht listës së kuqë do ti përcillja mesazhin të mos shqetësohen. Të mos regjistrohen para kohe atje dhe në atë profil që ata nuk e duan, të presin sepse do tu vi rradha në fakultetin e ekonomisë", u shpreh ai.

Në total në fakultetin Ekonomik ka 1200 kuota që do plotësohen nga maturantët që fituan të drejtën e studimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?