Sport

“Wembley” emblematik do të jetë 'në shtetrrethim'! 10 ditë karantinë, Britania u mbyll dyert tifozëve! Gjysmëfinalet e finalja EURO 2020,‘ festë’ vetëm në Mbretërinë e Bashkuar

5 Korrik 2021, 12:17| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 14:01

  • Share

Euro 2020 është në fazën finale me tre ndeshje të mbetura që do të shpallin edhe fituesin e trofeut. Në dy ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e së dielës qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur që në stadiumin “Wembley” të jenë të pranishëm 60 mijë tifozë dhe jo më shumë kjo edhe për shkak të masave anti-Covid. Masat kufizuese në Britani për vendet që nuk janë në listën jeshile të qeverisë e bëjnë të pamundur udhëtimin drejt Londrës për të parë ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Evropianit të tifozëve të ekipeve të tjera. Kjo do të thotë se festa e futbollit evropian më shumë do jetë festa e futbollit anglez.

Tre rivalet e Anglisë për titullin Italia, Spanja dhe Danimarka nuk janë në listën jeshile të qeverisë britanike që do të thotë që nëse tifozët e këtyre skuadrave udhëtojnë drejt Londrës duhet të bëjnë karantinë 10 ditë dhe detyrimisht e kanë të pamundur të shohin ndeshjen. Një polemikë për këto masa u bë edhe më herët ku rreth 2500 të ftuar VIP dhe staf i UEFA-s për këto ndeshje rrezikonin karantinën dhe më pas qeveria e Boris Johnson u tërhoq duke i lejuar dhe pajisur me një kartë të posaçme.

Edhe gazetarët e kanë këtë kartë por më pas për të hyrë në stadium të duhet edhe një test negativ, ose të jesh vaksinuar me të dyja dozat dhe rekomandohet mbajtja e maskës. Për ndeshjet gjysmëfinale federata angleze ka në dispozicion 9 mijë bileta, ajo daneze 5 mijë dhe federatat italiane e spanjolle nga më shumë se 6 mijë bileta. Por përveç anglezëve për shkak të masave kufizuese ndeshjet gjysmëfinale mund t’i shohin në stadium vetëm italianët, spanjollët dhe danezët rezidentë në Britaninë e Madhe pasi të tjerët nuk udhëtojnë dot. Pra në tre ndeshjet e mbetura do të ketë 60 mijë tifozë në “Wembley” e barabartë me 75% e kapacitetet të stadiumit por do të jenë thuajse të gjithë anglezë. Faktor ky që bën favorite Anglinë e Southgate.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?