Sport

Ëndrra për Botëror kalon nga Hungaria, Shqipëria kërkon vetëm fitore, Reja: Prisni një ndeshje të madhe

9 Tetor 2021, 09:58| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 11:02

  • Share

Ëndrra për Botëror kalon nga Hungaria. Sonte duke nisur nga ora 20:45 në Budapest e stadiumin “Pushkash Arena” luhet sfida shumë e rëndësishme e kualifikueseve të Botërorit Hungari-Shqipëri. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në grupi I që duan ta ruajnë deri në fund me shpresën e madhe për një kualifikim historik në Kupën e Botës. Skuadra është stërvitur dje në stadiumin ku sonte do luhet ndeshja dhe futbollistët janë në karikuar dhe në formë.

Objektivi i vetëm është fitorja pasi llogaritë me çdo rezultat tjetër e rrezikojnë vendin e dytë. Trajneri Edoardo Reja është shfaqur me besim në konferencën e shtypit kur tha se skuadra është në formë dhe sonte duhet të presim një Shqipëri të madhe.

“Për ne të gjitha ndeshjet e mbetura janë si finale pasi kush humbet një ndeshje del jashtë gare. Ndeshja ndaj Hungarisë është vendimtare por ne po kalojmë një formë të mirë dhe kemi ardhur këtu për të bërë një ndeshje të madhe. Duam të arrijmë rezultat pasi duam që edhe pas kësaj sfide të mbajmë vendin e dytë për të mbajtur gjallë ëndrrën play-off”, tha Edy Reja.

Në krah të teknikut u shfaq edhe kapiteni Etrit Berisha që është i bindur se Shqipëria e mund sërish Hungarinë.

Nga stërvitja e fundit duket se Reja i ka zgjidhur edhe dilemat e formacionit e në stol ulen Manaj e Bajrami për t’i bërë vend Çekiçit e Uzunit. Në portë do luajë Berisha e më pas mbrojtja me 5 duke nisur me Hysajn, Ismajlin, Kumbullën, Gjimshitin e Trashin. Bare, Gjasula e Çekiçi në mesfushë e Uzuni e Cikalleshi në sulm. Ndeshja luhet pa tifozë për shkak se Hungaria është e dënuar dhe kjo shihet si favor për kuqezinjtë. Ëndrra Botëror për shqiptarët kalon nga Hungaria, punë bëjnë vetëm tre pikët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TAKMAKU: 09/10/2021 12:31

    Na sa here bajm deklarata qe do fitojme me se sban,na del e kunderta!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?