Xhafaj në 'Studio Live': Shqiptarët po humbasin besimin në BE, s'duhet ta lejojmë! Situata në PD? Po hyjnë në një rrugë pa kthim! Vizita e Escobar, shumë e rëndësishme

7 Dhjetor 2021, 19:13| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 20:05

  • Share

TIRANË- Ish. zv ministri i jashtëm, Etjen Xhafaj është shprehur se besimi i shqiptarëve të Bashkimi Europian ka pësuar një rënie vitet e fundit dhe një gjë e tillë nuk duhet lejuar. Ai tha se muajt e fundit ka pasur një "presion" të madh ndaj Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij politika e brendshme e këtij Unioni duk duhet të reflektohet në vendime kaq të rëndësishme, siç janë politikat e zgjerimit.

"Ka pasur një presion shumë të madh ndaj Bullgarisë për të hequr veton, po venitet shpresa te BE dhe ne nuk duhet ta lëmë, dhe nuk duhet të pengohemi nga vende, shpresoj që Bullgaria të ketë reflektuar që politika e brendshme nuk mund të reflektohet në kurriz të fqinjëve. Përcaktimi i datës duhet të vijë shumë shpejt, procesi nuk ka ndaluar, vijon komunikimi me Komisionin Europian, , kjo duhet të ndodhë shumë shpejt që në fund të ndizet tuneli", tha ai.

Një koment, ndonëse të shkurtër ka pasur në 'Studio Live' në Report TV të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, edhe për situatën aktuale brenda Partisë Demokratike.

"Ka qenë vendim i kryesisë së PS që të mos përfshihemi me këtë çështje, por besoj që e brendshme, që PS po kalon edhe pse i fitoi zgjedhjet, duhet t'i kalojnë të gjithë. (...) Krahu tjetër hyjnë në një rrugë pa kthim, në një qorrsok", tha Xhafaj.  

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e për Xhafajn si një njohës i mirë i diplomacisë, vizita të tilla janë shumë të rëndësishme.

"Vizitë shumë e rëndësishme, përsëritja e vizitave të ndërsjellta janë tradita shumë të rëndësishme, sepse jep mundësinë që të shohësh nga të dyja këndet, që sesi këta kongresmenë, zyrtarë e shohin Shqipërinë nga SHBA, por edhe duke mundësuar që instancat e rëndësishme që ic është sekretariati i Shtetit të kenë mundësi që ta shohin Shqipërinë nga realiteti i drejtuesve real dhe nga i njerëzve. Kjo mundëson që të kenë një avancim dhe të zgjidhen disa drejtime", përfundoi Xhafaj në Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?