Ylber Ramadani

Ylber Ramadani 'tërbon' të kaltrit: Në grupin e Europianit dua Italinë dhe Gjermaninë

1 Dhjetor 2023, 13:13
  • Share

Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, këto janë skuadrat që Ylber Ramadani do dëshironte në grupin e Euro 2024. Mesfushori i Kombëtares foli për mediet në Itali, në prag të ndeshjes që Leçe luan kundër Bolognas të dielën në 12:30. I blerë nga Leçe në merkaton e verës, Ramadani ka zënë një vend fiks në mesin e fushës së puljezëve, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

"Barazimi me Veronën? E pashë ndeshjen në shtëpi. Nëse do ta kishim mbyllur në pjesën e parë, loja do të kishte shkuar ndryshe, por në fund një pikë është më mirë se asgjë.

Jeni të kënaqur me kampionatin tuaj? Çdo ditë ne punojmë për të bërë më mirë. Të dielën kemi një ndeshje të vështirë në të cilën duhet të marrim pikë. Ne jemi profesionistë dhe e dimë që nuk kemi fituar në 8 ndeshje. Të dielën duhet të hyjmë me mendësinë e duhur për të fituar. Ne krijojmë raste, por duhet ta mbyllim ndeshjen, duke filluar tashmë të dielën. Kundër Romës ne luajtëm një lojë të shkëlqyer dhe humbëm në dy minuta. Duhet të hyjmë të dielën për të fituar ndeshjen, kjo do të na jepte besim.

Çfarë shpresoni për shortin e Euro 2024? Do të doja një grup Itali, Gjermani, Zvicër, Shqipëri. Të shohim nesër. Është kualifikimi i dytë në historinë tonë, një mundësi e madhe. Kemi një ekip vërtet të fortë, 7-8 prej lojtarëve luajnë në Serie A. Është një ëndërr për mua, që i vogël e kam dashur këtë.

Si është atmosfera në dhomat e zhveshjes së Leçes? Gjithmonë pozitive, ne jemi të bashkuar dhe jemi një grup kompakt. Nuk shikojmë kush luan dhe kush jo, ne shkojmë në fushë për të fituar dhe kaq", tha Ramadani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?