VIP & Spektakël

Ylli i muzikës pop Dua Lipa feston 26-vjetorin, prindërit e urojnë me fjalët e ëmbla: Më kujtohet si dje kur mësove të ecësh, je shoqja ime më e mirë, të dua

22 Gusht 2021, 16:26| Përditesimi: 22 Gusht 2021, 16:36

  • Share

Me fjalët më të ëmbla për të voglën e tyre që tashmë ka mbushur 26 vjeç, prindërit e Dua Lipës e kanë uruar atë në ditën e saj të ditëlindjes.

Me disa fotografi nga Dua e vogël, nëna e saj, Anesa Lipa kujton me mall kohën kur ajo mësoi të ecte, ndërsa tani “vrapon” siç shkruan ajo në gjithçka që jeta i ofron.

Postimi i Anesa Lipës:

Ndihem sikur mbylla dhe hapa sytë dhe koha ndaloi. Më kujtohet si dje kur mësove të ecësh dhe tani ti vrapon përpara tek gjithçka që jeta mund të të ofrojë. Gëzuar ditëlindjen, të uroj lumturinë e të gjithë botës. Të dua pafund.

Edhe babai i yllit të muzikës në botë, Dukagjin Lipa shkruan “Shoqja ime e ngushtë prej ditës së parë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dua.”

Dua sot feston 26-vjetorin e saj me miq dhe familjen e saj ajo ka ndarë me ndjekësit edhe disa nga momentet e ditës së sotme.

6/3
J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?