Berisha dhe Basha

Ylli Pata: Kujt i takon Partia Demokratike?

14 Nëntor 2023, 20:13| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 20:17

  • Share

Agonia e gjatë dhe e lodhshme për publikun me procedura juridike e teknikalitete gjykatash, e ka rritur edhe më shumë kaosin në radhët e opozitës për legacy-në politike dhe juridike të partisë më të madhe të opozitës.

Në panele dhe media përdoren kute dhe standard dy, tre, katër apo të disafishta për të analizuar një rast që më shumë se juridik, se edhe ashtu është, konsiston si ngjarje politike.

Po kujt i takon realisht Partia Demokratike, Sali Berishës? Lulzim Bashës? Apo grupit miks to miks të ish-bashjanëve që sot janë berishjanë të thekur e po e mbysin parlamentin me tym e rrumujë, thjesht për të ashtuquajturën pronësi të PD-së?

Partia Demokratike, kur lindi në dhjetorin e 1990-s erdhi si një parti e studentëve dhe intelektualëve modernë dhe europianë që kërkonin që të sillnin në Shqipëri një sistem politik si në Perëndim.

Kjo parti, pra PD, në zgjedhjet e para vetëm tre muaj pas krijimit, më 31 mars 1991 “pushtoi” të gjithë qytetet e Shqipërisë, në radhë të parë kryeqytetin Tiranë, e erdhi dhe u përvijua si një parti qytetare, si një forcë politike e pjesës më të ngritur të popullsisë.

E tillë u imponua në Parlamentin e parë jo komunist të Shqipërisë, si në debatin parlamentar, ashtu edhe në mënyrën e diskutimit me kundërshtarët.

Por, papritur nga parti qytetare, Partia Demokratike u kthye në një forcë sindikaliste në pranverën e vitit 1991, pikërisht pasi arriti të marrë 40 përqind të Kuvendit të Shqipërisë.

Sindikatat e “reja” të ngritura në strukturat e vjetra të levat të PPSH-së, ndihmuan Partinë Demokratike për të rrëzuar qeverinë e Fatos Nanos në qershorin e vitit 1991. Si rrjedhim, PD hyri në një qeveri koalicioni me PPSH-në e më pas PS-në për të çuar vendin në zgjedhje të reja parlamentare.

Në vitin 1992, Sali Berisha, lideri fuqiplotë i PD-së që u zgjodh President dhe gjënë e parë që bëri ndryshoi Kornizën Kushtetuese të Republikës për të rritur kompetencat e kreut të shtetit, shpalli se PD është parti e masave. “Jemi të gjithë njësoj, bashkëfajtorë e bashkëvuajtës”, tha Sali Berisha sapo u zgjodh President i Republikës.

Por me kalimin e viteve, PD u kthye një forcë politike nën kontrollin e Sali Berishës. Kur hoqi pesëshën e parë intelektuale me një mendim politik: Neritan Ceka, Preç Zogaj, Gramoz Pashko, Ridvan Peshkëpia, Arben Demeti. Që u quajtën mocionistët. Berisha i quajti këto si majtistë, dhe e shpalli partinë se po shkon djathtas e po i afrohet ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Por me kalimin e kohës, largoi edhe këtë pjesë të djathtë të partisë, që qërfaqësoheshin nga Petrit Kalakula, Abdi Baleta e të tjerë.

Megjithatë brenda PD-së mbetën grupe e personazhe që kërkonin ndryshime e përshtatje me zhvillimet e kohës siç ishte për shembull referendum për Kushtetutën e vitit 1994-s. Kryetari i PD-së, Eduard Selami, i mbështetur nga Dashamir Shehi, kërkuan që të ndryshohet qeveria dhe kreu i PD-së të marrë përgjegjësi politike. Berisha i largoi. Erdhi 1997-a, e ikën në seri: Aleksandër Meksi, Genc Ruli, Dashamir Shehi, Bashkim Kopliku. Më pas Genc Pollo, Tritan Shehu etj etj.

Partia Demokratike mbeti një grupim i Sali Berishës. E vogël, jo vetëm elektoralisht kur mori rezultatin më të rëndë në historinë e saj të shkurtër, por edhe në strukturat e saj. Në vitin 1997, PD humbi të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë, duke nisur nga Tirana ku mori 0 deputetë. Por megjithatë, PD-ja ishte një parti e Sali Berishës të cilit i ishte bashkuar edhe Azem Hajdari. Me vrasjen tragjike dhe enigmatike të Azem Hajdarit në PD nisën të vinin edhe ajo pjesë e opozitës që e kishte braktisur. 

Spartak Ngjela për shembull, la Legalitetin dhe ju afrua PD-së dhe u zgjodh madje në kryesi. Bamir Topi më pas, por edhe të tjerë. Kjo sepse Berisha i tha faktorëve opozitarë se nuk është partia ime por e juaja. Dhe ata e besuan. Pasi besonin tek opozita. Kështu Sali Berisha u tha edhe të tjerëve, atyre që ishin larguar, i kishte përjashtuar. Por natyrisht edhe Ilir Metës, i cili pasi u prish me Fatos Nanon u betua se do të rrëzonte Partinë Socialiste nga pushteti. Madje krijoi edhe një parti të tijën LSI.

Në prag të zgjehdjeve të vitit 2005, PD futi në udhëheqje njerëz të rinj që nga Lulzim Basha që nuk njihej atëherë, por edhe grupime të të rinjve të PD-së si Sokol Olldashi, Astrit Patozi etj. Duke mbajtur njerëzit që ju afruan në kohë të vështira si Bamir Topi. Por kjo PD afroi edhe shumë nga ajo pjesë e ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve që e kishin braktisur Sali Berishën pikërisht prej mosbesimit që krijuan prejt tij, se tradhëtoi kauzën e tyre.

E kështu Sali Berisha erdhi në pushtet. U bë kryeministër. Por në momentin që faktorët e shumtë të PD-së nisën të kërkonin të tyren në këtë pjesë, Berisha ua preu shkurt: PD është e imja. Dhe këtë logjikë ndoqi gjatë viteve të para dhe të dytave, ku bashkë me Ilir Metën, që e zëvendësoi si faktor i së djathtës ndryshoi Republikën, presidencën, drejtësinë. 

Atëherë, ajo pjesë që i ishte kundërvënë Sali Berishës e la të vetëm, e braktisi. i mbeten, ata që e quanin veten si “aksionerë” të PD-së, pjesë të saj. Sali Berisha u tregoi rrugën. Solli Lulzim Bashën në krye me logjikën se unë jam supervizori. OK. E kujt ishte partia në këtë rast? Kritikët e Sali Berishës thonin është ishte e doktorit, Përkrahësit e e tij mbronin idenë se doktori është larguar. Nuk është. Është Lul Basha kryetar.

Dhe erdhëm në vitin kyç 2021; PD humbi zgjedhjet parlamentare për të tretën herë rresht. Sali Berisha u shpall Non Grata nga SHBA. E Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. E kujt ishte PD në atë rast?

Pyetje shumë e bukur! Askush, autoritet, strukturë, grup, apo komunitet nuk e kontestoi vendimin e Lulzim Bashës. Përveç Sali Berishës.

I cili ndërmori një aksion për të tronditur PD-në, ku futi aktorë të jashtëm, që nuk kishin lidhje me PD. Nisi lufta cilive dy vjeçare ku siç dihet në fillim shumica e deputetëve përkrahën Lulzim Bashën, e më pas shumica përkrah Sali Berishën.

Por e gjitha kjo është një logjikë kontestuale, pasi në thelb partia është komunitet, strukturë, grupim. Kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën, asnjë pjesë e PD nuk e kontestoi vendimin e Bashës. Fareee !

Nuk ka asnjë peticion, asnjë seksion, grupseksion fare fare. Çfarë del nga kjo? Që PD e përthithi vendimin e Bashës, pra s’e rruajti fare se u përjashtua doktori. Po fare! Po pse bëhet diskutimi atëhere? Shikoni Shkodrën, PDd-në e Shkodrës që pa Sali Berishën nuk po vuan asnjë pasojë përkundrazi. 

Si tha një kamikaze i doktorit? Do vrasin për të? E pse? PD sot nuk është e Berishës, e ky është fakt. E kujt është? E atyre që kanë pasur kartën e anëtarësisë kur Sali Berisha është përjashtuar dhe nuk e kanë kundërshtuar. Edhe ky është fakt. Mbi këtë fakt mund të bëhet analizë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?