Alibeaj dhe Berisha

Ylli Pata: Akti i Alibeajt, para skadimit të 6 muajve të Berishës: A do kthehen tymueset në Kuvend?

20 Qershor, 19:35| Përditesimi: 20 Qershor, 19:44

  • Share

Menjëherë pas vendimit të Apelit që i dha vulën Sali Berishës, një pjesë prej deputetëve që Lul Basha i dha poste të larta, shpallen se do të shkojnë me Sali Berishën.

Ndërkaq, që në seancën e radhës të Kuvendit, pritet që të nisin procedurat për të kaluar të gjithë nishanet procedurale nën urdhrat e Gaz Bardhit. E sipas gjasave, edhe deputetë të tjerë që nuk kanë qenë as mish e as peshk, të vendosin për të qëndruar me Sali Berishën.

Ndërkaq, akti i sotëm i Enkelejd Alibeajt, i cili deri tani është zyrtarisht kreu i grupit parlamentar të PD-së i njohur nga Kuvendi, ishte më shumë një qëndrim politik, sesa një procedurë administrative.

Madje i qartë fare. Alibeaj, dhe çdo deputet tjetër i opozitës është i akredituar që në fillim të legjislaturës. Lëvizja e grupeve, do të ribëhet në fillim të muajit shtator, pas pushimeve të verës.

Kështu, që administrativisht vendimi i vulës nuk se ka reperkursion për deputetët e PD-së që janë sot të regjistruar në grup. i vetmi reperkursion është marrja e zyrës nga Gaz Bardhi, por edhe kjo nuk është kaq e thjeshtë. Pasi, Bardhi, për të treguar se është kryetar i grupit të PD-së që ka vulën, duhet të paraqesë një vendim politik të strukturave të partisë. Me një fjalë, do të duhet të kalojë nga firma e vula e doktorit. i cili, sipas të gjitha gjasave, nga e hëna do të ndezë Kuvendin, pasi në krye të axhendës është skadimi i afatit të tij si deputet.

Pikërisht më 30 qershor, Parlamenti do të duhet të komunikojë skadimin e mandatit të Sali Berishës, si pasojë e mungesës 6 muaj në Kuvend. Skadim, që pati si precedent të fundit rastin Ahmetaj, i cili u zëvendësua pasi shkeli afatin e paraqitjes, si pasojë e largimit nga Shqipëria.

Njerëzit pranë Sali Berishës, pritet të mbrojnë argumentin që mosparaqitja e tij ka ndodhur me arsye, si pasojë e vendimit të Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të vendosur arrest shtëpie.

Sipas gjasave, kjo çështje pritet të kthehet në gugule qëndrimesh në mbledhje të Kuvendit, KQZ-së, e ndoshta do të shkojë edhe në Kushtetuese. Duke u kthyer në telenovelën e radhës pas vulës.

Ndërkaq, akti i Enkelejd Alibeajt, është një rreshtim i pastër politik, ku qartë u kërkon kolegëve të tij në Kuvend që të deklarojnë se më kë janë. E këtë duhet ta thonë pas tij, si njeriu që ka drejtuar deri tani grupin, e ka çuar në Apel ankimimin për vulën.

A do t’i shkojë kush prapa përveç Lul Bashës? Ndërkaq, ana tjetër e ka axhendën e zënë. Nesër do të djegë goma para bashkisë, për të nisur shantazhin e madh për vulën numër dy të doktorit, e cila nuk është çudi që të kthejë bombat tymuese në Kuvend. Që nga dita e hënë…/ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?