Gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë se dorëheqja e Lulzim Bashës ishte akti politik i gabuar për kohën dhe momentin që u bë, pavarësisht arsyeve dhe argumenteve pro atij vendimi.
Ndoshta si një shfryrje apo vendim taktik mund të duket si zhvillim që hapte dritaret politike në PD, por strategjikisht e praktikisht e futi institucionin politik më të rëndësishëm pas mazhorancës, në një kaos të vërtetë.
Thjesht sa për shembull. Enrico Letta, sekretari i Partisë Demokratike Italiane, sapo humbi zgjedhjet e shtatorit, bëri të ditur se hapte një proces të gjatë zgjedhjesh në parti, i cili u organizua dhe koordinua nga ai vetë. Procesi u përmbyll në shkurtin e këtij viti ku sekretare u zgjodh Ely Schlein. Letta nuk e la asnjë minut në vakum opozitën, por e mbajti opozitën të grupuar për 5 muaj.
Pas mbylljes së zgjedhjeve ai iku i lehtësuar se gjithçka ishte organizuar mirë dhe procesi i zgjedhjeve të liderit të ri të opozitës nuk ishte gjë tjetër veçse një demonstrim politik që e rrit opozitën. E kështu po ndodh në fakt, ku ky realitet po vihet re në të gjitha sondazhet.
Me ikjen e Lulzim Bashës ashtu befas, në PD shpërthyen në mënyrë të pakontrolluar të gjitha lobet e grupet e interesit për të zënë qoshen e lënë bosh nga ish-kryetari.
E siç ndodh rëndom në politikë, qëllimi justifikon çdo mjet e metodë. Në këtë luftë të egër të brendshme, Sali Berisha ndërhyri me dinakëri si një zanatçi i vjetër i politikës, por edhe me kontroll të rëndësishëm brenda PD-së. Duke joshur e krijuar spema thuajse çdo muaj.
Që nisën me manovrën traumatike të Grida Dumës e Saljanjit në 15 mars të vitit të shkuar, e vijuan me lojrat e lodhshme në grupin parlamentar, joshjen e aleatëve, dreka e famshme e vitit të ri në Laknas, apo joshtjet e kërcënimet e kandidatëve.
PD pas ikjes së Lulzim Bashës kishte vërtetë një kryetar të komanduar si Enkelejd Alibeaj, i cili është edhe kryetar i grupit parlamentar, por pjesa tjetër e lidershipit nuk është treguar fare luajal, madje ka thyer atë që quhet luajalitet politik deri në ekstrem.
Këtë e bëri të ditur para ca ditësh, Jonila Godile, në emisionin e Ylli Rakipit në MCN TV. Zonja Godole tha se kur i pyeta kundërshtarët e daljes me kandidatë, pra Gazmend Bardhin, Jorida Tabakun, Dhurata Çupin etj, se a do të mbështesnin kandidatët e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, përgjigja ishte JO!
Pra shumë e qartë, kundërshtarët e daljes me kandidatë kanë bërë manovrën ekstreme që ndodh në një organizatë politike: ku je kundër kandidatëve të tu në zgjedhje.
Pse ka ndodhur kjo? Sipas të gjitha gjasave, sepse ata duan apo kërkojnë një ekuilibër pushteti brenda opozitës që sipas të gjitha gjasave e kanë pasur, ose kanë pretenduar që e kanë pasur, por tani e kanë humbur.
Siç është përvijuar në fakt që nga koha e Lulzim Bashës, Kolegji i Kryetarëve, pra degëve është organizmi më i rëndësishëm e i fuqishëm në PD. Një vit më parë, Kolegji e ka kundërshtuar fuqishëm dorëhrqjen e Bashës, ndërkohë grupi parlamentar e kërkoi me ngulm. Tani, ishte Kolegji që kërkoi të dilet me 61 kandidatë dhe kryesia nuk e përkrahu.
Pra në PD ka dy linja krejt të ndryshme që thuajse janë antagoniste me njëra-tjetrën, e sipas gjasave do të vijnë te përplasja finale e fatale.
Kolegji, është më me këmbë në tokë se ka degët e strukturat lokale, deputetët e anëtarët e kryesisë e ndjejnë veten si peshku pa ujë, e kanë frikë se Alibeaj me degët ka marrë pushtetin dhe u ka marrë frymën të tjerëve.
Zgjedhjet e 14 majit, më saktë fushata e tyre, edhe pse e pjesshme pasi PD është prezente me 61 kanadidatë, është një sprovë, për pjesën që ju kundërvua kandidimit.
Rezultati natyrisht që do të ketë peshë, por më shumë sesa shifrat, gjasat janë që të ndikojë sjellja e prezenca e grupit politik që është kthyer në një kundërshtar i ashpër i Kolegjit të kryetarëve.
Për ta bërë më të qartë, pas 14 majit, do të kemi përplasjen fatale të Kolegjit të kryetarëve i cili mbështet Alibeajn, edhe grupin e Bardhit e Tabakut.
Mundësitë për të ndërhyrë foltorja në këtë përleshje është më e vogël se sot, pasi Sali Berisha është subjekt politik i ndarë, së bashku me Ilir Metën që garon kundër PD-së.
E ndërsa krerët e PD-së në rrethe e kanë thënë hapur se nuk do të mbështesin kandidatët e Berisha-Meta, lakmuesi është se si do të sillën kundërshtarët e kandidimit. Që duken se janë shah me zbulim…
Per cilet kryetare dege e ke fjalen, per ata qe shume shume kane dhjete veta prapa.
Përgjigju