Ylli Pata: Babalja, odiseja pesë vjeçare e një fake news-i që u publikua pa e raportuar

26 Shtator, 19:52| Përditesimi: 26 Shtator, 19:53

  • Share

E mbani mend videon Meta-Prifti? Ishte një takim në zyrën e të ndjerit Dritan Prifti me shefin e tij Ilir Meta. Prifti, kishte aktivizuar një aparaturë video dhe audio përgjuese. Ku të dy burrat folën. Ai material u transmetua nga emisioni “Fiks Fare” në Top Channel.

Përpos bujës, që pati kjo video, Gjykata e lartë, refuzoi ekspertët amerikanë dhe zgjodhi profesorët e universietit Kristal që e nxorën montazh. Por përpos verdiktit, në video dhe në audio, kuptohej qartë e mund të shikohet edhe sot, se aty ishte Ilir Meta dhe Dritan Prifti.

Tetë vjet më vonë, Ervin Saljanji, deputet i Partisë Demokratike, lëshoi një audio në sallën e konferencave  të PD-së. Ku sipas tij ishte vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj dhe personazhi i famshëm me nofkën Babale-Albert Veliut.

Bomba ra në emisionet e darkës. Thuajse të tërë nisën të flasin për skandal, ku e merrnin të mirëqenë personazhin e rëndësishëm që Saljanji thirri, pra vëllain e ministrit të Brendshëm të kohës.

Në atë kohë ndodha të jem bashkëpunëtor në një nga emisionet kryesore, ku drejtueses i thashë se jemi para një fake news-i të përmasave gjigande. Duhet ne të thërrasin personazhet që thirren në audiopërgjim, që të bëjmë ballafaqimin. Babalja çau ferrën, iku në Kosovë dhe kërkoi strehim politik në Belgjikë. Drejtuesja e emisinionit i bëri edhe një ekskluzive, por nuk e zbardhi dilemën a ishte vëllai i ministrit në telefonatë?

Kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë publike dhe tha se e kishte bërë ekspertizën dhe në bisedë nuk ishte vëllai i Fatmir Xhafajt, por një person tjetër që bënte zërin e tij.

Dhe gjëja, pra rasti, i hyri praktikave gjyqësore. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që në bisedën e përhapur nuk ishte vëllai i ministrit. por një person tjetër, Alfred Alizoti, që ka qenë aktor i nivelit të lartë duke imituar Agron Xhafën. Por gjykata e shkallës së parë nxori si përfundim, se ky inskenim u financua, nxitur dhe u organizua nga Ervin Saljanji dhe e dënoi me 1 vit burg për dëshmi të rreme.

Sot pas 5 vjetësh, me shumë peripeci proceduriale, Apeli thjesht la në fuqi një hetim gjyqësor që sot nuk e konteston askush.

Sot thjesht thuhet, u bë zarari, por dënimi është politik, u bë zarari por problem është brenda. U bë zarari, por çfarë keni me mua xhanëm?

Në fakt, nëse do të ishte vetëm Saljanji, kjo do të ishte e keqja më e vogël. Pas Ervinit, edhe pse mund të ndalohet të kandidojë në gjedhjet e 2025-s, djal i ri është, kush e di mund të bëhet një lider i madh duke marrë përsipër gjithë këtë persekutim politik si gunë të një të ardhme të re.

Problemi më i madh është se zararin më të madh e bënë panelet Airbnb televizive, që nuk realizuan asnjë raportim, por vetëm përcjelljen e qëndrimit të palëve që paguajnë qiranë.

Natyrisht, ata jënë të lirë për të përcjellë interesin e pagesës më të parë, e larg qoftë të preken nga ligji, por sot më shumë se kurrë, madje më shumë se kurrë, shikuesit që duan të englendisen me një debat në prime time t’i braktisin gjithnjë e më shumë. Sepse janë marrë me qira, duke nisur nga intervistuesja e Babales së vërtetë e jo Saljanjit për të fituar i shketi azilin. Mendo, një emision që Babalja të fitojë azilin…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?