Lulzim Basha dhe Vladimir Putin

Ylli Pata: Çfarë është realisht dosja e infliltrimit politik rus në Tiranë?

14 Shtator 2022, 18:38| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 18:39

  • Share

Dalja e dosjes së financimit të Kremlinit për Partinë Demokratike, nuk se është gjë e ri. Ka vite që është folur edhe shkruar, e natyrisht ka vite që pala tjetër e ka refuzuar, e ka kundërshtuar, duke e cilësuar e gjithë këtë një mekanizëm të pandershëm të luftës politike. Madje e kanë cilësuar si pjesë e luftës kundër pluralizimit në Shqipëri.

E si gjithmonë është koha që i vendos gjërat në vendin e vet, më mirë se çdo argument apo panel darke. Siç doli sot dosja është e qepur dhe e pajisur me të gjitha detajet e planit të madh të Kremlinit, që të krijonte një influencë në vendet e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor.

Vladimir Putini, natyrisht nuk ka dashur që të ketë politikanë që të shprehnin veneranca për të, megjithëse ka pasur të tillë. Para ca vitesh,. Matteo Salvini, veshur me bluzë që kishte stampuar foton e Vladimir Vladimiroviçit, nga Brukseli thoshte para gazetarëve: Më jepni një Putin, tu jap dy Matarella.

Putin donte pikërisht që në një rast si ai që nisi në shkurt, pra pushtimit të Ukrainës, që është një kafshatë shumë e madhe, të gjente një Europë të përçarë, e një Ballkan të sestabilizuar.

E kështu ndodhi. Por cila ishte realisht lufta pro Rusisë nga Tirana? Shumë e thjeshtë? Vendosja e politikës shqiptare kundër pozicioneve të Perëndimit dhe SHBA-së. Kur ka ndodhur kjo dhe përse?

Për ta vërtetuar këtë, mjafton të bësh vetëm një vëzhgim të vogël. Të shikosh faqet e rrjeteve sociale të ambasadës së SHBA në Tiranë dhe asaj të Federatës Ruse. Të njëjtit profile që sulmojnë egërsisht SHBA-në në gjithë këto vite, janë ata që lartësojnë Putinin.

Këtu në SHqipëri, lufta apo qëndrimi politik anti-amerikan u kthye në një ideolologji që përfshiu pjesën e lartë të politikës dhe medias.

Ideologjia politike anti-amerikane bashkoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që me rastin e të ashtuquajturit ngjarje të “armëve kimike” pak pas zgjedhjeve të vitit 2013. Një lëvizje e ngritur, e vërtetuar se është financuar nga para ruse për gjoja mbrojtje të ambjentit dhe rrezikut që i kanosej shqiptarëve nga ai operacion.

E gjitha ishte një lëvizje fake, e ngritur natyrisht pa asnjë bazë apo një debat normal se çfarë rrezikohej. Bëhej fjalë për një operacion ushtarak të asgjësimit të disa arsenaleve kimike-ushtarake të Bashar Al Asadit. E natyrisht SHBA nuk do të lejonte që një aleat i saj si Shqipëria të dëmtohej nga ky proces. Ishte rasti i parë që në Shqipëri u demonstrua përpara ambasadës amerikane në Tiranë,  E nuk kishte si dëmtohej, ngaqë ishte një operacion shkencërisht i kolauduar. Në fund, ato arsenale u shkatërruan në Itali, e askush nuk tha asgjë e nuk ndodhi asgjë.

Por dalja e Ilir Metës, e natyrisht Partisë Demokratike kundër ishte një qëndrim politik. Me të drejtë, ambasadori i atëhershëm i SHBA-së Alexandër Arvizu mbajti një qëndrim të ashpër ndaj PD-së.

Por ai rast ishte vetëm fillimi. Gjithçka mori përmasat e një lëvizje anti-amerikane pikërisht gjatë dhe pas miratimit të reformës në drejtësi.

E në këtë rast, të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin në Shqipëri, ishin thuajse paralele me ato në Mal të Zi dhe Maqedoni, ku u zbuluan duart e Kremlinit. Pikërisht pas miratimit të reformës në drejtësi tek ne, u zhbulua dhe komploti për të rrëzuar kryeministrin e Malit të Zi, i cili po fuste vendin e tij në NATO. Armët e përgatitura për kryengritjen e Podgoricës ishin blerë në Shkodër, siç u tha më vonë, nga kanale të krimit të organizuar, që ishin totalisht të njohura nga agjencitë perëndimore. Të cilat e regjistruan totalisht operacionin. Ndërkaq në Maqedoninë e veriut u zhvilluan zgjedhjet e parlamentare, ku Nikolla Gruevski fitoi shumicën relative por jo absolute të zgjedhjeve. SHBA e BE përkrahën një koalicion të Zoran Zaevit me BDI-në e Ali Ahmetit, por mbështetësit mediatikë të Sali berishës dhe Ilir Metës në mediat shqoptare bënë thirrje për një vazhdim të koalicionit VRMO-DPMNE me BDI-në. Ndryshimi i Gruevskit me Zaevin ishte se ky i fundit e futi vendin e tij në NATO, kurse parardhësi ishte aleat i Vladimir Putinit.

Ndërkaq, në vitin 2017, kur u tentua bllokimi i zgjedhjeve parlamentare të rregullta në vend, ndodhi pararelisht me ngjarjen e Shkupit ku u masakrua Zoran Zaevi dhe Zijadin Sela në sallën e Parlamentit të Maqedonisë. Gjithçka ndodhi pasi kundërshtohej që një shqiptar të bëhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. E ku Moska zyrtare në qëndrime të ministrisë së Jashtme e ka kundërshtuar ashpër.

E gjithë kjo panoramë ka ekzistuar, por nuk është lejuar që të trajtohet ashtu si duhet në televizionet kryesore të vendit, që refuzonin që të preknin çështjen ruse, apo atë të njerëzve që hapur formuan një ideologji politike antiamerikane në vend.

Gjërat harrohen lehtë në këtë vend, por thjesht të hapësh youtube shikon që në shkurt, në ditët e para të luftës në Ukrainë, patëm furinë e fundit të një putinofilie në Tiranë, ku në panele pati deklarime për relativizim të palëve në konflikt, edhe pse Rusia e pushtoi vendin Sovran, e kur një propagandiste krejt fanatike e Putinit ishte protagoniste e emisioneve politike.

Natyrisht që nukka problem nëse ka shqiptarë që janë me Putinin apo e adhurojnë atë, pasi secili ka simpati për atë që do. Problemi këtu qëndron, se ky mjedis nuk është ai që e simpatizon Rusinë apo Putinin. Pasi të tillë ka shumë, madje te nostalgjikët e komunizmit votues të mazhorancës, që sot janë edhe proamerikanë.

E gjithë kjo politikë është siluruar nga Moska, nxitur nga qarqet e saj, e financuar nga mekanizmat ekonomike dhe financiare të Rusisë. Në 2013, u fol në media për një ardhje masive të parave cash nga Bosnja, konkretisht Republika Srbska, ku dhe janë zyrat qendrore të dy konsorciumeve të rëndësishme ruse të hidrokarbureve. Moska logjikisht ka interes për të financuar dhe mbështetur influencën e saj, pasi kjo është e logjikshme. Në Tiranë, ka media apo edhe aktorë mediatikë që mbështesin politikën e Pekinit, apo edhe të Turqisë. Disa janë edhe me shtete të tjera, kryesisht të gjirit Persik etj.

Në këtë rast nuk flitet për influence, por për politika që ndikojnë në procese apo që duan të ndërpresin procese politike në Shqipëri e Ballkan. Nëse SHBA përshembull sot ka në krye të axhendës luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkan, Rusia e quan këtë process një gjueti shtrigash, e luftë kundër politikanëve që Uashingtoni nuk i konsideron aleatë. Kështu realisht mendojnë e flasin prej vitesh një pjesë e fortë e politikës në Shqipëri. Madje edhe vota deri tani është orientuar si pro procesit që po përkrah SHBA si reforma në drejtësi ose kundër saj. Një lloj rivaliteti Uashington-Moskë, veçse këta të palës tjetër nuk e kanë thënë hapur. Tani doli edhe se kanë marrë para…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pali: 14/09/2022 22:00

    Nese korrupsioni ne ballkan ekziston,patjeter qe po, ka fytyren e Vucic ne Serbi dhe Rames ne Shqiperi. Keshtu qe cdo lufte ndaj kapjes se shtetit si shkalla me e larte e korrupsionit, SHBA e quan "reforme" kurse Rusia "gjueti shtrigash". Sic me lart, shtrigat dy jane VuRa!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?