Logjika e përgjithshme e opozitës që ata të kenë një kandidat e jo disa në zgjdhjet e përgjithshme vendore të vitit të ardhshme është jo vetëm legjitime, por edhe pragmatiste. Opozita nuk ka përse del me kandidatë të ndarë, pasi këtë “dhuratë” skandaloze na e ka sjellë Sali Berisha që në vitin 2003 insistoi që në zgjedhjet shqiptar bashkiake dhe parlamentare, të hiqet standarti francez i balotazhit që ishte përdorur në Shqipëri deri në vitin 2001. Që do të thotë, ai kandidat që nuk merr dot 50% plus 1 të votave shkon në balotazh. Findlandezi Osmo Liponen që drejtonte atëherë misionin e OSBE-së pranoi logjikën bipartizan që Jemin Gjana dhe Kastriot Islami e sillnin si propozim i përbashkët.
Që në fakt është një ide zgjedhore relative. Që gjithmonë nxjerr fitues atë kandidat që ka mbështetjen më të madhe të militantëve, por që nuk ka arritur të jetë fitusi absolute i garës. Megjithatë ky është aspekti taktik, pragmatik i konceptit që ka bërë sot opozitën që të shkojë drejt bashkimit. Që realisht duhet të ishte dhe të jetë Alfa e logjikës politike të të gjithë atyre forcave që nuk e duan këtë mazhorancë që të marrë sërisht bashkitë e vendit.
Po kush do ta prezantojë dhe përfaqësojë aleancë politike të opozitës në zgjedhjet lokale. Në rastin aktual, Sali Berisha hiqet si drejtus i PD-së, i cili do të bëjë aleancat adekuate me Metën, Shehin, Dukën, Ndokën etj. Aleatë që nuk kanë të gjithë të njëjtin opinion për koalicionin me doktorin.
Por nëse ne do të kemi në zgjedhjet e ardhshme një koalicion të doktorit plus të tjerët, çfarë roli kanë Alibeaj dhe Bardhi, si fuqi e rëndësishme potenciale e opozitës.
Natyrisht jemi në fillimin e negociatave, të cilat sipas të gjitha gjasave janë të ndikuara nga fakti i kryer i Berishës që ka vendosur se çfarë do të imponojë në fund. Ai do të jetë “Baba” i opozitës. Po a e pranon Bardhi e Alibeaj këtë fakt, plus që pas dere është Ilir Meta?
Shumë nga zërat opozitarë sot sulmojnë çdo zë kritik që flet për konfogurimin e opozitës, pasi sipas tyre e rëndësishme është që Sali Berisha ka qenë dhe është pro bashkimit. Por problemi politik i opozitës është pikërisht Sali Berisha, plus Ilir Metën. Të cilët ederi më sot kanë tentuar të tregojnë se kanë fuqinë mbi opozitën, e Bardhi e Alibeaj janë zero. Po përse sot i luten atëhrë?
Alibeaj e Bardhi kanë pushtetin moral dhe politik të opozitës, e cila në pjesën më të madhe të saj nuk e do as Berishën as Metën, por qarqe pro tyre duan të impnonojnë një fakt që nuk ka qasje në realitet. Megjithatë duhet thënë se nga pesha që Berisha e Meta do të knë në koalicionin opozitar, do të varen edhe rezultatet e zgjedhjeve. Nëse fitojnë ata do të kërkojnë që të kenë akses në aleancën opozitare për zgjedhjet parlamentare. Nëse humbin do të fajësojnë Edi Ramën se i ka vjedhur zgjedhjet. Si gjithmonë…