Të mësuar me konfuzionin propagandistik që Sali Berisha i bën çështjes për të cilin është në hetim, e natyrisht sulmit politik e shantazhit ndaj SPAK, ajo që kishte më shumë interes sot ishin jo fjalët që thotë, po rata që nuk thotë, dhe gjuha e trupit, mizaskena, kodi i paraqitjes e të tjera.
Marrja në pyetje e një zyrtari nën hetim, për çështje që janë përgjithësisht publike, janë gjithmonë ngjarje. Kjo si në aspektin penal e juridik, pasi Prokuroria shënon e verbalizon në të shkruar deklaratat e të hetuarit, në lidhje për t’i shërbyet hetimit, ashtu edhe në aspektin politik, pasi shikohet qëndrimi që mban një njeri me imunitet politik përballë ligjit.
Ndërkaq në rastin e Sali Berishës, kurioziteti ishte shumëfish më i madh, pasi kemi të bëjmë me herën e parë të marrjes në pyetje nga drejtësia, të njeriut që ka qenë President, kryeministër e deputet për 33 vjet.
Me një fjalë, interesi më i madh në opinion ishte se si do ta përballonte doktori këtë telash të tij me drejtësinë, duke u paraqitur për publikun.
Në lidhje me akuzën, pra rastit të privatizimit të klubit Partizani, Sali Berisha nuk e pranon fare atë. Sipas tij, përfitimi i Jamarbër Malltezit, i një prone, e cila ishte një kompleks sportiv, është thjesht një “kthim prone”.
Ndërkohë, për ata që janë marrë me kritikën e kundërshtimin e mënyrës se si u ndanë pronat, si dhëndri i Berishës u bë më pas pronari kryesor, e në atë mjedis ku ishin terrenet sportive u ngritën 19 kulla, ku fitimet i ka marrë Jamaërbër Malltezi, kjo dosje është gjithashtu e qartë.
Debati real, ballafaqimi i të dhënave dhe këndvështrimi i kësaj çështjeje tashmë penale do të bëhet në gjykatë. Ku sipas gjasave do të transmetohet në media, e mund të kthehet në një telenovelë me audiencë në pik.
Por duket se dy prokurorët e çështjes, kanë kryer një hetim të thelluar të çështjes, ku vetën në dosjen paraprake të paqaqitur në gjykatë për masë sigurie, ka xhevahire edhe më të reja e mjaft bombastike.
Që do të thotë se ajo që duket sot nga kjo dosje prej SPAK-ut është vetëm maja e vogël e një ajzberku të stërmadh, ku gjithçka e ka nëntokë.
E pikërisht ky sinjal u dha sot nga gjuha e trupit, e shenjave, por edhe nga bombardimi 2 orësh me propagandë nga Sali Berisha pasi qëndroi po 2 orë para prokurorëve të SPAK-ut.
Pikërisht ai përrua fjalësh pambarim që u lëshua me batare, u pa si një siklet apo synim për të mbuluar “gjënë” që ndodhi në zyrën e prokurorisë Speciale.
Pjesë të të cilës do ta raportonin reporterët e kronikës për televizionet dhe emisionet e darkës.
Normalisht, pas daljes prej SPAK, Berisha mund të kishte thënë qetësisht se “u pyeta nga prokurorët dhe shpreha gatishmërinë time për të qenë në dispozicion të zbardhjes së hetimit. Por mënyra që ka marrë çështja është politike dhe e nxitur. Do të vijoj betejën time për drejtësi deri në fund, pa lënë mënjanë dhe luftën tonë ndaj regjimit të Edi Ramës”. Më pas u përgjigjej qetësisht edhe ndonjë pyetjeje të gazetarëve të pranishëm që kanë pritur në këmbë, e kaq ishte larguar.
Doktori, mbajti një miting që ishte përgatitur prej ditësh me mbështetësit e tij, gjë që nuk se është një risi për të. Vetëm duke ndjekur një rregull të thjeshtë të psikologjisë, ku njeriu për të fshehur diçka kërkon devijimin me sa më shumë zhurë, kuptohet batareja 2 orëshe, që përveç për të shurdhuar raportimet “me burime”, ishte edhe si një sinjal i sikletosjeve.
Deklarata që “unë bëra më shumë pyetje se prokurorët”, është pikërisht dëhmi e këtij sikleti. Çdo kundërpyetje për prokurorët është kundërproduktive, pasi i thirruri është i asistuar nga avokatët e tij, e përgjithësisht mundohet të jetë sa më konciz e sa më i qartë në aspektin procedural. Kundërpyetjet, akuzat, sulmet etj, bëhen në konferenca shtypi apo në televizione, e jo në deponimin zyrtar me stenogram përpara prokurorëve. Siç e thotë dhe një aksiomë e njohur: “çdo fjalë e përdorur në procesverbal mund të përdoret kundër, kur çështja do të shkojë në gjykatë.
Pra, nga e gjithë kjo, duket qartë se “ka diçka aty brenda” që pritet ta marrim vesh më vonë. E nga ana tjetër, këtë e tregonte qartësisht gjuha e trupit, ku vetëm qetësia nuk dukej kundi.
Doktori mund ta kishte atë siklet edhe nga emocionet e herës së parë, apo edhe peshën që ka çështja në opinion. Megjithatë, si një i sprovuar në përplasje 30 vjeçare, ai ka treguar shpesh se është mjeshtër i një amalgame ciceroniane e argumentit.
Ndaj, u kuptua se kishte diçka të sikletçme aty brenda, që gjasat janë se Berisha e ka ditur edhe më përpara, ndaj kishte veshur pulovër dhe xhaketë të leshtë, e jo kostumet elegante që përdor zakonisht në daljet publike. Megjithatë, në orët e ditët që vijnë do të ketë edhe më shumë, deri në ditën që dy prokurorët e SPAK e çojnë dosjen në Gjykatën e Posaçme./Tema