Jemi pak më shumë, por pak a shumë dy vjet nga Foltorja që Sali Berisha hapi në nëntorin e vitit 2021 pas përjashtimit nga Lulzim Basha.
Nuk ishte gjë e vogël. Pavarësisht se është mbuluar nga aljazhi mediatik i Berishës, por edhe i mazhorancës, ai ka qenë një vendim i rëndësishëm. i vetmi personazh i rëndësishëm që e ka konsideruar të tillë është një historian me reputacion të fuqishëm.
Profesor Pëllumb Xhufi, i cili ka qenë edhe politikan e diplomat, çka i jep fuqi e mundësi më të madhe diapazonit të analizës. Në një intervistë një vit më parë për Dritan Hilën, Profesor Xhufi tha se vendimi i Lulzim Bashës do të mbetet një nga ato akte politike të rëndësishme që do t’i rezistojnë kohës si zhvillime me peshë.
Në fakt, mendo sikur Lulzim Basha të mos e kishte përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së. Ai vendim i shtatorit 2021, është realisht akti politik më i rëndësishëm pas 19 majit kur Berisha u shpall Non Grata. E pikërisht prej vendimit të Bashës ne sot kemi këtë situatë në opozitë, e cila asnjëherë ose shumë pak është analizuar siç duhet.
E meqë jemi këtu ja vlen të bëhet një bilanc i asaj lëvizje që Sali Berisha shpalli pas degdisjes së tij politike nga “Bruti”, që siç e tregoi koha ishte më shumë se kaq. Në mos “Çezar” ishte një “Pompe” që kishte aleancë edhe me Ciceronin, por edhe me Mark Antonin.
Nejse t’i lemë leçitjet antike që në 2021 u bënë të modës nga amatorë të antikitetit, pasi bëhej fjalë për zhvillime politike të momentit. Sali Berisha shpalli Foltoren e tij. Që në thelb ishte PDKLBB Partia Demokratike e bashkuar kundër Lulzim Bashës.
Berisha e nisi partinë e tij si një lëvizje që do të bashkojë që të gjithë që Lulzim Bashën nuk e donin, që të gjithë që Lulzim Basha i largoi, që të gjithë që donin një parti të re, ku doktori siç tha do të ishte “garant”.
Që ta bënte këtë, Berisha do të duhejqë të mblidhte të gjithë ata që kishte larguar Lulzim Basha, të gjithë ata që nuk i kishte afruar Lulzim Basha, t’i jepte një agora e vetë të ishte si një lloj pleqnie jashtë interesave.
Por Sali Berisha nuk u dha as agora, e as ishte vetë pleqni. Donte të ishte kryetar de jure i një force që kishte qenë kryetar de fakto.
Shumë, jo të gjithë natyrisht thanë hajt mo, meqë i hymë këtij procesi, le ta çojmë sa mund të shkojë. E që në fakt ndodhi, por me disa faza, ku secili nga njerëzit që donin të ecnin përpara në karrierën e PD-së e shikonin Berishën si një promovuesi. Që në fakt ishte dhe mund të ishte, se autoritetin e kishte. Por që nga Evi Kokalari, Grida e deri te Saljanji e Gazmend Bardhi, ujra kanë rrjedhur shumë. Sali Berisha nuk u ka ofruar asnjë mundësi.
Mundësia e vetme që ishte në lojë më 14 maj ishte ajo e Belind Këlliçit, i cili ishte deputeti më i votuar në Tiranë në qershorin 2021. E mori përsipër që të dalë si një figurë përballë Lulzim Bashës, duke rrezikuar si mbështetës i Sali Berishës, por që në fund të fundit edhe Lul Basha e kishte bërë. Ku është sot Belind Këlliçi, i cili la mandatin e deputetit për të përfaqësuar Sali Berishën. Në fillim, dy vjet më parë ishte shefi ekzekutiv i Foltores apo siç quhej atëherë Rithemelimi i PD.
Në fillim e sfumoi e më pas e paraqiti si pjesë e sqetullës së tij. Sot Këlliçi nuk ka lidhje me Sali Berishën realisht, edhe pse në statuse apo intervista edhe mund ta përkrahë. Pasi në fund të fundit edhe e mendon atë. Por Berisha nuk e merr me vete. Sepse ai kërkon njerëz të rinj sipas interesave të rastit. Foltorja e Berishës sot ka brenda, përveç Albanës e Flamurit që janë realisht të afërt me doktorin, njerëz që kanë kundërshtarë të idesë së foltores. Ata, pra Bardhi e Saljanji janë me Berishën për mandat deputeti, pasi më 8 janar kur ndodhi lufta fatale ishin në krahun tjetër.
Megjithatë kjo është një mizanskenë. Foltorja është një projekt nga lart, kurrë nuk u ngjiz në bazën e PD-së. E dëshmia më e madhe e saj është 14 maji. Por edhe më pas në zgjedhjet e pjesshme. Foltorja nuk është projekt politik, është thjeshtë një projekt që doktori të sistemojë veten dhe njerëzit që i dalin rrigës. Por demokratët nuk i janë përgjigjur. Madje, madje nëse shikohet qartë, më 14 maj i kanë thënë JO. Sot që doktori është i pandehur nga SPAK, shumicën, madje atë që mund të quhet shumica potenciale e demokratëve se ka me vete. Ky është fakt. Që duket e pranoi edhe Lubonja!
Liri demokraqi liri demokraqi na cane trapin kto ka 20 vite populli ka halle dhe po behen 4 a 5 vite qe po merr pak fryme dhe nuk kane interes ti shkojne pas aventurave donkishoteske te budallenjve dhe mullive te eres se cfar behet e dijne lereni popullin rehat se nuk kane mundesi tu shkojne me pas idiotesirave tuaja
Përgjigju