Ngjan mjaft e çuditshme vijimi telenovelës që ka nisur që ditën kur Lulzim Basha vendosi që ta :”ngrijë” Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Telenovelë me uljet e ngritjet e veta, me dramacitetet, zhurmat më shumë, por mbi të gjitha me paqartësinë politike që ka prodhuar.
Paqartësi që bazën e ka vetëm te statusi “bosh” i Berishës pas ndëshkimit nga SHBA. E këtu natyrisht që mund të nisim që edhe të nxjerrim përfundime për ca kërcime pindarike që nuk se kanë logjikë apo një narracion.
E tillë në këtë rast është edhe sjellja që ka ndodhur me institucionet e PD-së, ku siç dihet tashmë, “Kuvendi” i Berishës, jo thjesht i ngriu po i shkarkoi, i hoqi qafe të gjitha organet e PD-së: Këshilli Kombëtar e më pas kryetarin Lulzim Basha që e çoi në një “referendum”.
E si kundërpeshë, tubimi i “Air Albania” i 11 dhjetorit krijoi një “Komision të Përkohshëm të rithemelimit” që ngjan me një Komitet Central provizor apo Komision Nismëtar Provizor, i cili logjikisht duhet të merrte në duar fatet e Partisë Demokratike.
Por duke qenë se që në fillim, fatet e PD-së nuk ishin më në funksion të Sali Berishës, siç dihet gjërat lëvizën ndryshe. Basha, jo vetëm që nuk u tërhoq por thirri një Kuvend tjetër, Këshillin Kombëtar e Kryesinë, ku mori vendime të forta, që Komisionin e Përkohshëm e shkarkoi nga funksionet drejtuese që kishin pasur në PD. Pra që nga Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi etj.
Nga ana tjetër,Berisha u tregua më radikal pasi preu koka që në fillim, pra i suprimoi, megjithatë sot , në kuadër të ultimatumit të 5 janarit, ata i kërkojnë Këshillit Kombëtar që t’I thërrasë mendjes e të bëjë të mundur zbrazjen e selisë së PD-së për Komisionin e Përkohshëm.
Kjo duket qartë se është shantazh, po si mund të zhantazhosh një të vdekur, pasi Berisha e ka vdekur Këshillin Kombëtar. E rasti më gallatë, është se kjo telenovelë funksionon fiks si Portokallia apo emisionet e tjera Cabaret. Pra merr pushim para Krishltindjeve e më pas thotë që “takohemi pas festave”. Duket si surreal, po ekzaktësisht kështu: Berisha me “Komisionin” që tani është bërë komedi në vete, i bën thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, që i shkarkoi me ceremoni që pas 5 janarit që tani të reflektojë pas festive.
E gjithë kjo logjikë nuk është politike, pasi vendimet e Berishës nuk kanë duh në PD-në institucionale, maksimumi mund të ndikojmë në skizmë por jo në PD-në; pra Këshilli Kombëtar, Kryesia, degër, seksionet e tjerë.
Sali Berisha ka pjesë të strukturave të PD, e kjo dihej që në fillim, por pikëpyetja ishte a do të marrë ai organet drejtuese. Gjë që nuk ndodhi, pasi të kishte ndodhur do t’i kishte marrë. E këtu ndodh ajo që quhet taktikë tipike tribale; shantazhi permanent. E këtu duket se gjërat kanë ndryshuar në këtë vend, pasi kur vetë Lulzim Basha ka thënë: më mirë një fund i dhimbshëm se dhimbje pa fund…/TemA