E vetmja fabulë që Sali Berisha po përsërit që prej shtatorit, së bashku me mbështetësit e tij, për të goditur Lulzim Bashës, është narracioni për të ashtuquajturin deal të tij me Edi Ramën, duke u përpjekur t’i paraqesë si “çift politik”.
Një histori që u kthye në parodi pas 17 majit të vitit 2017 nga kabaretë humoristike në televizione, që natyrisht u rikthye në meme për një kohë të gjatë.
Fabula apo parodia e dashurisë Rama-Basha, është ushqyer edhe nga Kryeministri Edi Rama, icili menjëherë pas marrëveshjes së 2017-n me kreun e PD-së, e ka ndarë qartësisht “mikun tim” Lulzim Basha me dyshen Berisha-Meta.
Një ndarje e hapur dhe që përbën realisht një qëndrim politik, ku Basha u kompleksua menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, duke u futur menjëherë në guackën e bunkeriadës politike tip “dashi” që ka laj-thaj si strategji Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Këtë mesazh politik të Ramës, që në fakt nuk ishte vetëm itiji, por edhe iSHBA dhe BE-së, për tu ndarë nga dy brinjët e “trekëndësisht të Bermudës”, Lulzim Basha e kuptoi shumë vonë, apo atëherë kur ju bë e qartë se nuk mund të vijohej me politikën e vjetër.
Por, përtej kësaj logjike politike, ku Berisha e Meta, distancimin e bënë vetë, pikërisht kur u formësua reforma në drejtësi, pra që në vitin 2016, kjo fabul po keqpërdoret për motive të dobëta propagandistike e politike, e cila asnjëherë nuk ka marrë ndalesën për tu trajtuar në koment apo analizë shteruese apo shpjeguese.
Megjithatë, në reflekorët apo më mirë me thënë, në zhurmën që po bëjnë daullet e kampit të Berishës, çështja duhet trajtuar në shtratin e pastër politik.
Si është e vërteta e një koalicioni të Lulzim bashës me Edi Ramën? Ai ivlen atij politikisht një bashkëpunim ingushtë apo koalicion imadh?
Nuk është aspak një çudi apo tabu, një koalicion imadh mes PS-së dhe PD-së, madje menjëherë sapo është rrëzuar komunizmi, Shqipëria e ka nisur qeverisjen me një koalicion të madh qeverisës mes dy partive të mëdha, edhe të tjerëve. Në vitin 1997, ka pasur gjithashtu një koalicion tjetër të madh në vend. Të dy rastet e kësaj bashkëqeverisje, kanë ardhur si pasojë e gjendjeve të jashtëzakonshme, që kanë pasur prapa logjikën provizore, drejt përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Shqipëria nuk është në kushtet e krizave të rënda të pas rrëzimit të komunizmit, apo në kaosin e tmerrshëm të vitit 1997. Jemi në një rast politik të ri, kur një parti politike ka marrë mandatin e tretë qeverisës, dhe opozita e Lulzim Bashës, pas daljes nga sistemi në 2019-n, vendosi të rikthehet, process që natyrisht ka rrugët e tij.
Lulzim Bashës, edhe pse në situatë të vështirë politike nga humbja e 25 prillit, nuk ileverdis një bashkëqeverisje me Edi Ramën, edhe sikur ky ifundit t’i ofrojë ministritë kyçe, siç ndodhi para zgjedhjeve të 28 qershorit 2017.
Këtë e di shumë mirë edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që po nxisin këtë fabul, duke e rrotulluar vazhdimisht si thika në një plagë të freskët.
Beteja më e shpejtë e Bashës, është ajo e zgjedhjeve të pjesshme në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë e Vorë. Ku PD-ja ika shumë mundësitë për të marrë fitore, duke pasur parasysh edhe rezultatin që ka marrë në këto bashki më 25 prill, përveç Vorës e Rrogozhinës.
Marrja e shumicës së këtyre bashkive, që nëse ireferohemi rezultatit të 25 prillit një fitore e mundshme parashikohet në Shkodër, Dibër e Lushnjë, ijep një fuqi e peshë tjetër Lulzim Bashës.
Një peshë, që nis nga hyrja në sistem dhe jo duke përdorur shantazhin e rezultateve në tavolinë që ka qenë një lejtmotiv që nga humbja e vitit 2013.
Për ta realizuar këtë rihyrje në sistem, Basha nuk mund të ecë në një rrugë bashkëpunimi, por rithirrjes dhe mbledhjes së të gjitha forcave opozitare rreth PD-së. Rënia e LSI-së apo shkërmoqja totale e partive të vogla të së djathtës, janë një zhvillim më irëndësishëm që shtyjnë një axhendë të re opozitare, e jo një “koalicion të madh”.
Por e gjithë çështja, qëndron se si do të duhet të jetë kjo axhendë opozitare, e cila kësaj here, përveç se ka mbështetjen e fortë e SHBA-së dhe vendeve të BE-së, ka shansin të afrohet edhe tek ai që quhet elektorat gri, që e quan “gogol” Berishën dhe nuk e pranon Ilir Metën në krye të politikës.
Këtë e dijnë shumë mirë dy kundërshtarët më të fortë të Lulzim Bashës sot, të cilat kreu iPD-së ika futur në brinjët e atij që e quan trekëndëshi iBermudës.
Një tregues iqartë ikësaj është edhe mos dekretimi izgjedhjeve të pjesshme lokale nga Ilir Meta, icili ka më shumë frikë nga fitorja e PD-së në shumicën e atyre bashkive, që hap një trase të re politike, sesa fuqizimi imëtejshëm iEdi Ramës.
Me kryeministrin, Meta e ka provuar edhe mund të gjejë hapësira kompromisi apo pazari, ndërkaq me Lulzim Bashën ika dyert e mbyllura dhe rrezikon firimin edhe të 100 mijë votuesve të LSI-së sa te PD-ja e PS-ja që rendin pas pushtetit.
Kurse Berisha tashmë e ka shpallur se armiku itij më imadh itij është ish-djali i tij-kryetari iPD-së…/TemA
Sigurimi serb ia zbuloi të bëmat e Lulit në Kosovë pastaj ia dhan Ramës dhe , dhe pastaj ky (Rama) e kapi Lul ziun në kurthë dhe tani vallzon ashtu si Rama dëshiron !!!
Përgjigju