Kryeministri Edi Rama

Ylli Pata: Edi Rama foli me opozitën apo me të tijët?

14 Korrik 2023, 20:45| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 20:58

  • Share

Deri në momentin që Edi Rama dha qëndrimin politik të kreut të qeverisë dhe mazhorancën për rastin “Ahmetaj”, është tentuar nga opozita, në të drejtën e saj, që ta sulmojnë aq fort qeverinë sa ta kthejë në të akuzuar, siç është i akuzuar një zyrtar i rëndësishëm i saj.

Por Edi Rama, siç thotë edhe batuta e famshme e filmit: “s’pranoi gjë”, madje as në asnjë frame të filmit që regjistroi live nga zyra e tij, nuk u shfaq në petkun e një politikani nën akuzë. Edhe pse kemi regjistruar një numër të madh zyrtarësh të krahut të pushtetit 10 vjeçar që është në paraburgim apo akuzë zyrtare nga SPAK.

Ashtu siç edhe pritej, Edi Rama, e ka marrë edhe këtë goditje të SPAK ndaj një zyrtari të partisë së tij, si një meritë e partisë që drejton- Partisë Socialiste.

“Kam rrezikuar edhe të bie nga pushteti, por nuk jam tërhequr nga reforma që do të ngrinte një drejtësi të re”, tha Rama.

Kjo deklararë sot mund të merret edhe si një demagogji, por në fakt, që nga 2016 në Shqipëri nuk ka pasur luftë tjetër politike përveç përplasjes pro dhe kundër reformës në drejtësi, përplasjes pro dhe kundër ONM-së, përplasje pro dhe kundër SPAK.

E politikisht në Parlament, pro kësaj reforme me votat e saj dhe në debatin politik ka qenë vetëm PS. Pjesa tjetër, edhe sot e quan drejtësinë e re si Ramaformë apo SKAP.

Por kjo pritej që Rama do ta cekte fort, se e ka bërë shpesh, por e reja, e sotmja, ka qenë debate në distancë me Arben Ahmetajn, i cili ka vijuar në mesazhin e tij në distancë të përdorë shantazhin si instrument të mbrojtjes së tij. 

Kryeministri nuk e ka konsideruar, por i ëhstë përjgigjur direkt, duke e konsideruar një bashkëpunëtor i ngushtë, por që sipas Ramës, prokuroria kishte argumente të forta për ta arrestuar njeriun e tij të afërt. E këtë e ka thënë qartas, duke e krahasuar madje edhe me rastin Tahiri, ku ka përsëritur se prokuroria në atë kohë nuk kishte prova për ta arrestuar.

Natyrisht në ditët, javët e muajt në vijim, dosjet e SPAK për zyrtarë e politikanë mund të sjellin zhvillime të rëndësishme politike, ndoshta edhe të trazuara. Por Rama bëri të ditur se ai nuk do të ndikohet, pasi ai e konsideron kauzë ngritjen e një prokurorie të posaçme që ka fuqinë të arrestojë njerëz të pushtetit. 

E kjo është një kauzë publike shumë e fortë, e cila, pavarësisht se nuk e pranojnë, është më e rëndësishmja që i ka dhënë fitoren politike PS-së si në 2017-n e 2021-shin. E politika, më shumë se zhurmë, është kauzë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?