Sali Berisha

Ylli Pata: Fundosja e mbrojtjes së Sali Berishës! Frika si dreqi nga gjykata

18 Dhjetor 2023, 20:00| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 20:23

  • Share

Çdo njeri normal, aq më shumë zyrtar apo politikan i rëndësishëm kur ka një akuzë zyrtare nga prokuroria, që në rastin aktual të ligjit shqiptar e konfirmon gjykata, ose luan me procedurat, ose mezi pret përballjen në gjykatë. Për të sfiduar akuzën ndaj tij.

Në logjikën proceduruale shqiptare, zyrtarë apo politikanë luajnë me atë që quhet gjykim i shkurtuar, ku automatikisht kërkohet që të përfitohet nga procedurat, ose përballja ballazi në gjykatë me argumentet e prokurorisë.

Rasti i Sali Berishës që u pa sot në Këshillin e Mandateve, solli qartë faktin se avokatët e Sali Berishës, tentuan të bëjnë në Kuvend një proces gjyqësor për rastin e privatizimit të klubit Partizani. Rast që është gjykuar të paktën nga dy shkallët të gjyqësorit. Natyrisht është gjykuar jo në thelb, por për statusin e një të pandehuri: Sali Berishës. i cili në të gjithë procedurën e deritanishme nuk i është përgjigjur gjykatës dhe ka shkelur në mënyrë të qartë vendimet e gjyqësorit.

Nga dillimi i procedimit penal të Sali Berishës, bëhet fjalë për rastin e klubit Partizani, edhe pse dokori thotë është një akuzë politike, nuk denjon të përballet.

Politikisht e dimë qëndrimin e tij se nuk pranon asnjë frazë të akuzës, madje ka 1 mijë të kundërta që e kundërshtojnë. Këtë e kuptojnë të gjithë njerëzit. Madje e kanë parashikuar. Sot është dita, që Sali Berisha, si çdo qytetar normal i kësaj Republike, duhet të përballet me Gjykatën. Ta bëjë vetë, e në ndryshim nga miliona njerëz ka mundësi të paguaj avokatë sat ë duash, por edhe asistentë të tyre.

Ky është një rast, kur një politikan i cili e ndjen veten në aggression, apo mendon se ja kanë punuar pa të drejtë, mund të rilindë. Duke ç’montuar akuzën ndaj tij, e me fakte në process, në gjykatë të rrëzojë të gjithë piramidën prokuroriale.

Por Sali Berisha dhe mbrojtja e tij, të paktën deri më sot kanë dështuar ta bëjnë këtë. E kjo u pa edhe sot. Kur dy avokatët e tij, tentuan të bëjnë një process në themel në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores. Kur në fakt sot mund të ishin përballur vetëm për faktin se kundërshtojnë arrestin e klientit të tyre. Dy prokurorët e SPAK, ishin stoikë, nuk u hallakatën por siç pritej u mbështetën në argumentin që dihej. 

Sali Berisha po kërkohet që të ashpërsohet masa ndaj tij, sepse nuk ka respektuar dy vendime gjykate që e kanë vendsur atë në detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, me klauzolën që duhet të paraqitet pranë SPAK 3 herë në muaj.

Sali Berisha e ka shkelur vendimin e gjykatës, e ndaj SPAK ndërmorri një masë më të ashpër. Kaq është logjika e masës së sigurisë. Ndërkaq, lënda, afera e klubit Partizani, mund të konsumohet, diskutohet dhe mbrohet në proces, para trupit gjykues, ku Berisha është i PANDEHUR.

Nuk ka rrugë tjetër, në rastin e një akuze zyrtarist të ngritur veçse në gjykatë. Këtë e kanë bërë edhe të tjerë në këtë drejtësi të re. Ministra e zyrtarë të lartë. 

Në kohën kur ishte Kryeministër Sali Berisha, ka pasur shumë raste ku zyrtarët e lartë nuk shkonin në proces. Pasi këtë e ndalonte Gjykata e Lartë, si në rastin e Ilir Metës, Fatmir Mediut, apo Lulzim Bashës. Skandali i madh është që Gjykata më e lartë e vendit të merret me anët proceduriale sesi të shmangë nga gjykimi njerëzit që në gjykim duhet të jenë.

Ishte ky fenomen ulëritës që nuk ndodh në asnjë vend, madje as në diktaturën komuniste, ku Gjykata e Lartë ngrihet dhe ndërtohet ë atë mënyrë vetëm që të ndalojë VIP-at që prokuroria mund t’i hetojë. Kjo është realisht pandëshkueshmëria, e ky është realisht shkaku pse të gjithë anëtarët e asaj Gjykate të Lartë famëkeqe, edhe pse ka pasur jurist jo të këqij sot janë të harruar. Kanë bërë atë që një trupë e lartë do të turpërohej gjithë jetën.

Sot jemi në një kohë të re, ku nuk ka një trupë që bllokon akuzat ndaj politikanëve. Përkundrazi, ka një trupë prokurorësh si SPAK dhe gjyqtarësh si GJKO dhe apelit të GJKKO që vepron vetëm për zyrtarët e lartë.

Ndaj dhe Sali Berisha nuk e donte reformën në drejtësi, se ai nuk e do procesin, sepse një proces flet për ngjarje, akte, dëshmi, dhe i gjithë ky process gjykohet live në publik. Një njeri i pastër do ta ëndërronte këtë process, ku ai do të kishtë mundësinë që të tregonte pafajësinë e tij. Sali Berisha nuk e do procesin gjyqësor. Por jo vetëm ai. Para tij ka pasur një aradhë zyrtarësh që kanë preferuar “gjykimin e shkurtuar”. Një turp juridik që e përdorin vetëm vrasësit serial. Tema

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 18/12/2023 23:55

    Trashesia ka shume forma por ne rasti n me laet te le pa mend. Nuk ka akuze ende ne ngarkim te Berishes, nuk eshte i pandehur. Por ne hetim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?