Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ylli Pata: Fusha e shahut, për çfarë luajnë pjesët e opozitës?

7 Shkurt, 20:17| Përditesimi: 7 Shkurt, 20:21

  • Share

Nga viti 2013, deri në vitin 2021, opozita shqiptare, përkatësisht PD dhe LSI herë hapur e herë fshehtas kanë luajtur për të rrëzuar Edi Ramën. Natyrisht së bashku edhe me grupe interesi brenda e jashtë PS-së.

Një lojë, ku Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë investuar shumë, madje që në fillimin e qeverisjes së Edi Ramës. Kujtojmë rastin e shkatërrimit të arsenalit të armëve të Bashar Al Asadit, që ju kërkua Shqipërisë nga SHBA dhe protestat fake që u ngritën nga “shoqëria civile” e lidhur me dyshen e vjetër të politikës.

Ky synim, nuk ishte thjesht një objektiv strategjik i opozitës shqiptare, në kuptimin që ta rrëzojnë Edi Ramën me zgjedhje. Jo! Siç kemi parë në këtë kohë, ata kanë tentuar ta rrëzojnë përpara çdo zgjedhjeje; përpara zgjedhjeve të qershorit 2017, përpara zgjedhjeve të qershorit 2019.

Në zgjedhjet e 2021 nuk e kishin këtë opsion, pasi përdorën karten finale siç ishte ajo e djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale.

Në këtë duel, opozita ka dalë zbuluar, sidomos në zgjedhjet e vitit 2019, që ishin në një farë mënyre si referendum i Kushtetutës së vitit 1998. Pak a shumë u kuptua se kush ishte potenciali elektoral i opozitës shqiptare, i cili siç treguan edhe zgjedhjet e 2021 nuk rezultoi mazhoritar, edhe pse mjaft masiv e tregues për të dhënë të qartë se ku dhe sa është shtrirë komuniteti politik që nuk e do qeverisjen e Edi Ramës.

Po çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të prillit 2021? Ndodhën zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022 e më pas ato të 14 majit 2023. Ku opozita humbi terren edhe në bastionet e saj? Këtu situata është paksa më e komplikuar. Sepse gjithçka duhet analizuar nga faktori i tretë politik, apo thënë më qartë ish-faktori i tretë politik-LSI-ja.

E cila deri në vitin 2009 arriti të marrë një numër votash të majta, në 2005 mori 7 deputetë dhe në vitin 2009,  deputetë. Në zgjedhjet e vitit 2009, LSI u dëmtua mjaft nga sistemi aktual ai proporcional rajonal, por në realitet humbi një numër votash si pasojë e një lufte të brendshme brenda së majtës. Pas aleancës së Ilir Metës me Sali Berishën, LSI humbi më shumë se gjysmën e votave të majta. Mjafton të shikosh procesverbalet e qendrave të votimit, të zonave që njihen dhe janë të identifikuar se ku e lëvizin votën. Në zgjedhjet bashkiake të vitit 2011 për bashkinë e Tiranës, LSI arriti të marrë një grusht votash të majta, të cilat i trajtoi si pragmatiste, por që nuk arriti të marrë asnjë bashki të madhe ku PD i kishte dhënë kandidatin për kryetar. Elbasani ishte dëshmia më e rëndësishme, ku kandidati i LSI-së ishte një emër mjaft popullor në komunitetin e së majtë

Pas 2011-s, LSI humbi thuajse të gjithë ose shumicën dërrmuese të komunitetit të së majtës, e megjithatë i rriti votat e saj. Sepse i hyri si një lloj virusi pjesës së djathtë të elektoratit. Në zgjedhjet e 2013, LSI mori mjaft pjesë të këtij elektorati, kurse në zgjedhjet e 2017-s, e dyfishoi. Në zgjedhjet e vitit 2021, i gjithë elektorati që kishte votuar LSI-në, në fakt jo i gjithi po 80 përqind, u kthye në shtëpi.

Rritja e votave të PD-së së Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2021-shit lexohet vetëm me rikthimin e zgjedhësve që për 2 palë votime kishin shënuar partinë e Ilir Metës. Por opozita në realitet nuk pati asnjë avancim drejt asaj qendre nevralgjike që konsiderohet si pjesa fituese, apo “elektorati gri”.

Mjafton të shikosh 11 njësitë zgjedhore të Tiranës. PD vetëm ka bërë hapa prapa, e ky është një zhvillim politik, edhe pse aureola mediatike kërkon të gjejë arsye klienteliste. Bëhet fjalë për mbi 60 mijë vota në të gjithë qarkun Tiranë, ku çdo koment do të ishte i tepërt.

Pra opozita, jo vetëm që nuk ka avancuar por është rrudhur vit pas viti. Po për çfarë luftojnë sot pjesët e kësaj opozite.

Nëse kjo opozitë do të ishte e bashkuar, me një program të qartë, lider të ri, një ekip modern, apo edhe marrëdhënie të afërta me aleatët, nuk përjashtohet që do ta rrezikojë mazhorancën, nësë do të luftojë fort; ja fitore, ja vdekje!

Por me këtë konfiguracion, bëhet fjalë për mbijetesë. PD e Lulzim Bashës, kërkon votat e demokratëve të cilët nuk shkuan për Berishën më 14 maj, të cilët janë shumë. Në 14 maj PD pa Lulzim Bashën kryetar mori mbi 100 mijë vota në rang nacional, por gjasat janë se ky komunitet të paktën të d yose trefishohet. Pse? Sepse ata që nuk votuan PD-në por që bojkotuan Sali Berishën, mund t’i kthehen Lulzim Bashës. Po kjo në teori. Pasi nëse do të marrin për shembull Shkodrën apo Tropojën, ku kryebashkiakët socialist po ecin pa problem me komunitetin e djathtë, kemi të bëjmë me një zhvillim të ri politik. i cili nëse analizohet, fotogtafon një realitet krejt të ri politik./Tema

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?