Ka mbi 24 orë që deputetit të Partisë Demokratike i kanë vënë epitetet më hiperbolike të diapazonit heroik e biblik nga mbështetësit e opozitës. Madje një përkrahës i fundëm i Sali Berishës, Referendo Pano e krahasoi vuajtjen e Ervinit as më pak e as më shumë sesa me golgotën e Jezu Krishtit.
Interesante e gjitha kjo pasi, deputeti i PD-së që dje mori vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Apelit, një trupë laramane me demokratë 24 karatësh, është dënuar me po të njëjtën masë në vitin 2019. Pra 5 vjet më parë. Por atëherë askush nuk tha gjë. Po pse ndodhi kjo?
Ndodhi sepse, siç e gjithë kjo aradhë lotësh nuk është gjë tjetër vetëm lot krokodili që dalin me rubinetë.
Ervin Saljanji nuk është dënuar se ka denoncuar vëllain e Fatmir Xhafajt. Historia me pak fjalë ishe e tillë. Agon Xhafaj ishte dënuar dikur në Itali dhe historia e tij gjyqësore i binte në fytyrë Fatmir Xhafajt në të gjithë karrierën e tij politike. Megjithatë Roma zyrtare asnjëherë nuk kishte kërkuar një ekstradim për të, edhe pse ka pasur një lumë kërkesash në të shkuarën për shumë personazhe. Një pjesë e tyre edhe politikanë aktivë, qoftë deputetë e më pas ministra, qoftë këshilltarë bashkiakë.
Por le të kthehemi te babalja. Një personazh me nofkën Babale, që emrin e ka Alfred Veliu flet në telefon me një personazh tjetër me emrin Alfred Alizoti që imiton vëllain e Fatmir Xhafajt dhe diskutojnë për shkëmbim droge.
Materialin nuk e publikoi ndonjë media, por e bën publike Ervin Saljanji në vitin 2018, në selinë e PD-së, një vit pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-s, një vit para diegies së mandateve, ku siç dolën edhe faktet atje kishte plasur një lumë parash ruse.
Konferenca e shtypit e Saljanjit ndodhi në maj të vitit 2018. Pas kësaj, Edi Rama deklaroi se ajo kasetë ishte montazh dhe i kërkoi drejtësisë që ta hetojë. Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen në tetor të 2018-s dhe sfidoi opozitën që të vërtetojë akuzat ndaj tij. Pra që Agron Xhafaj vijonte aktivitetin e tij si trafikant droge. Sepse atë përbënte në material kaseta e Babales, që vëllai i Xhafajt vazhdonte aktivitetin.
Ndërkohë, mbështetësit e opozitës në ardhën e komenteve 48 orëshe thonë që ishte ikërisht montazhi i Babales që çoi në burg Agron Xhafajn. Kur askush nuk e ka hetuar këtë çështje se a ka shkuar dhe sa burg ka bërë, sepse në të vërtetë nuk i ka interesuar kujt. Siç është edhe historia apo karma e dekriminalizimit që sot po kthehet në një boomerang për PD-në dhe deputetët e saj.
Ervin Saljanji, problemin më të madh nuk e ka në dënimin e tij, por me ndalimin për të marrë pjesë në Parlament për së paku 5 vjet. Ndalesë që ka gjasa ta ketë edhe Sali Berisha apo edhe zyrtarë të lartë që mund të dënohen nga drejtësia.
Në vitin 2017, PD e solli këtë ligj si një revolucion politik për të larguar disa nga personazhet e mazhorancës që dikur kishin pasur precedent penal në emigracion si Arben Noka apo Elvis Roshi. Një ligj, i cili në thelb është antikushtetues, pasi çdokush që dënohet, i hiqet vetëm liria, ose nëse gjykata vendos edhe mos marrjen pjesë në jetën publike. Ajo nismë, gjithsesi ishte një katalizator i rëndësishëm për të mbajtur larg njerëz me precedent kriminalë në zyrat e shtetit.
Megjithatë thelbi i saj ishte se kishte një karakter të përkohshëm, komental, gati gati elektoral. Madje më shumë se kaq, një tymyese pë të sfumuar e ndaluar ngritjen e institucioneve të reja në drejtësi, ose një komision parlamentar që ishte ngritur për privatizimin e kompanisë CEZ. Që pati si reaksion një valë kundërakuzash dhe montazhesh, ku një viktimë e tij është edhe Evin Saljanji. Rasti Xhafaj? Asnjë gjë atëherë nuk ishte e re, përveç aleimit me klanet e PS-së, rol të cilin Sali Berisha e ka luajtur gjithmonë, për të arritur një përfitim politik. Po siç thonë njëherë bie daci në kos…