Ilirjan Celibashi

Ylli Pata: Kaosi i Ilirjan Celibashit me PD

9 Mars 2023, 18:57| Përditesimi: 9 Mars 2023, 18:59

  • Share

Kaosi që ka futur në mjedisin politik opozitar Ilirjan Celibashi sot, është shpjegimi përse dy vjet më parë, ai u votua me gjithë dëshirë nga Berisha dhe grupi i tij, përpara zv.kryministrit dhe ministrit të tij Ilir Rusmali.  Natyrisht Celibashin e ka votuar gjithë PD-ja e jo vetëm njerëzit që sot përfaqësojnë foltoren. Sepse PD-ja deri në shpalljen Non Grata nga SHBA, komandohej nga Sali Berisha.

Logjika krejt e pa argument juridik e kreut të Komisionit Shttëror të Zgjdhjeve se Lulzim Basha nuk ka hartuar mirë dorëheqjen, pra nuk është thelluar, e më pas opinion i tij se ai shikont Sali Berishën si kryetar, ka “entuziasmuar” përfaqësuesit mediatikë të foltores, që po flasin thuajse të koordinuar të fokusuar vetëm me një leksik për të sulmuar “armiqtë e foltores”. E që është çuditërisht i njëjtë që nga “komentuesit anonimë” në rrjete e portale, e deri tek senatorët mediatikë të foltores.

Si e dalë nga një “shithole mediatik” refreni është vetëm sulm i rëndë dhe denigrues me fjalë nga më të ulëtat e banalet. Që vihet re që nga komentuesit e shkrimeve për situatën në PD, ku as nuk diksutohet fare për argumentet, por vetëm radhitet refreni strategjik “shit-hole”. Një strategji tipike e përdorur vitet e fundit në fushatat mediatike denigruese në rrjetet sociale. Kjo strategji, është e njohur si koncept komunikues nga organizata të errëta politike militare: si Hejzbullahu në Liban dhe Hamas në Palestinë.

Të cilët, kundërshtarët e tyre politik i quajnë për vite e vite, si jashtëqitje të Izraelit. Ekspertët ndërkombëtarë të komunikimit, kanë arritur në përfundimin, se kjo strategji është një metodë e prodhuar nga zyrat e dizinformimit dhe propagandës së KGB-së sovjetike, që më pas u plasua edhe nga FSB e Putinit, si dhe aleatët e tij të ngushtë; iranianët e sirianët.

Kjo gjuhë basifonde e denigrimit të PD-së nga strukturat e fuqishme mediatike të Berishës do të vijojë, pasi është e vetmja mënyrë për të ecur në politikë. Pasi në realitet mungon politika reale, ideja, propozimi dhe alternativa.

E në këtë rast, ndërsa përdoret gjuha më kërcënuese dhe denigruese ndaj PD-së, përkatësisht drejtuesit e saj Enkelejd Alibeaj, po arrihet që t’i merret aforfe mundësia që PD të pranojë si kandidatë unikë, njerëzit që Sali Berisha i ka propozuar për kryetarë bashkie.

E sot pamë dhe deklarata si ajo e kreut të PD-së së Elbasanit që doli për një kandidim të Luçiano Boçit, njeriun që Berisha katapultoi për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn apo edhe Igli Carën në Durrës.

Po a e ka legjitimitetin kupola e komanduar e Alibeajt që të bëjë kaq kollaj një konçension për kandidatët e foltores?

Natyrisht që jo, sidomos në atë bashki, ku një vit më parë kur dy palët u përleshën ashpër në zgjedhjet e pjesshme lokale. Përshembull në Shkodër, nuk ka asnjë shans që Alibeaj dhe rrethi i tij t’i imponojë degës së PD-së atje një kandidat, me të cilin ajo jo vetëm luftoi, por u persekutua pas fitores së Bardh Spahisë.  Njëjtë në Durrës, në Rrogozhinë, Vorë, apo edhe tre bashkitë e tjera. 

Plus që Berisha, po lufton fort pikërisht në ato bashki, ku PD ka shanse të mira me kandidatin e mbështetur nga Alibeaj. Takimi i Mallakastrës, ku ju hakërrye kandidatit Agron Kapllanaj, është një shenjë që jo vetëm që nuk ka atmosferë apo sinjal bashkimi për kandidatë unik, por një sulm për ta rrëzuar edhe atë kandidat që ka një potencial real në territor.

Loja nuk është nxehur akoma në Shkodër, Durrës e Elbasan, plus dhe Kamëz, që duket se do të jenë zonat më të nxehta të 14 majit. Foltorja në këto zona nuk po synon që të komunikojë me degët e PD-së, por të imponojë me kandidatët  dezinjuar që ata të zyrtarizohen jo si proces por si diktat.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?