Votues në primare

Ylli Pata: Karikatura e primareve

4 Dhjetor 2022, 18:50| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 18:54

  • Share

Frenezia e primareve u fut si një lloj virusi propagandistik nga Sali Berisha, pikërisht kur ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, si pasojë e shpalljes “Non Grata” nga qeveria e SHBA. Duke pasur me vete një enturazh mediatik që përdorin thjesht propagandën e Berishës si slogan, asnjëherë nuk u tha e nuk u debatua nbi konceptin e thelbit të një procesi politik që mban emrin “primaries” në politikën amerikane.

“Primaries” nuk ka lidhje aspak me modelin dhe organizimin politik të Europës, ai është specifik në politikën e Shteteve të Bashkuara. Ku dy partitë e mëdha Partia Republikane dhe Partia Demokratike, nuk janë organizata klasike në territor dhe formacione ideologjike në Europë. Por grupime politike të ndryshme që veprojnë në një shtet federal, ku realitetet, sfidat apo programet janë krejt të ndryshme. Përshembull California nuk ka të njëjtat sfida si Idaho, apo New York-u me Arkanso. “Primaries” është një proces politik, ku votojnë ata qytetarë me të drejtë vote, që regjistrohen si votues të Partisë Demokratike apo Republikane sipas rastit. Në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale, këta votues të primareve, janë baza e fortë e militantëve që më pas tërheqin votuesit e tjerë. Por në SHBA, ka një rregull të përcaktuar për regjistrimin e votuesve të primareve. Një komision elektoral ku marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtues një i pavarur, nuk lejon zhbalancimin. Procesi është kthyer në organik pasi ka shumë vite që bëhen. Në SHBA, që është një shtet i madh e federal, primaret, pra zgjedhjet e brendshme janë logjika organizative e partive të mëdha. Pasi nuk ka organizata territoriale apo profesionale.

Ndërkaq, krejt tjetër është organizimi i partive politike në Europë, të cilat natyrisht bëjnë votime për zgjedhjen e drejtuesve të partisë, apo kandidatëve për deputetë, kryebashkiake etj, por e bëjnë sipas parimit: “një anëtar, një votë”. E sërish këtu nuk mund të ketë një deformim apo teserim klientelist, por process të rregullt, që vëzhgohen nga organe garancie.

Në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, partitë e mëdha votojnë rregullisht sipas parimit “një anëtar, një votë”. Pra një anëtar partie ka të drejtën e një vote, e jo dikush tjetër.

Në Itali, Partia Demokratike Italiane, u krijua si një fusion politik i ish-komunistëve të PDS dhe Partisë Popullore që kishte ardhur si fraksion i ish-Demokracisë Kristiane. Walter Veltroni, kryetari i parë i partisë që zgjodhi jo pa qëllim emrin e partisë së Bull Clinton, e Obama-s që ishin në modë në atë kohë, zgjodhi modelin e primareve. Pasi nuk do të votonin vetëm anëtarët e organizatave t ë ish-Partisë Komuniste Italiane, e cila kishte një strukturim perfekt në territor, por edhe partive të tjera që ishin bashkëngjitur me PDI.

Por kjo solli një deformim që asnjëherë nuk e bashkoi Partinë Demokratike. Herë zgjidhej një përfaqësues i krahut ish-komunist, herë një i krahut katolik; ku shembujt më të njohur janë Pier Luigi Bersani, ish-kryebashkiaku i Bologna-s që vinte nga e majta dhe Matteo Renzi, ish-kryebashkiaku i Firenze-s që vinte nga krahu katolik. Të dy këta personazhe sot janë larguar nga partia, ngaqë nuk arritën të sjellin mkohezion. Në primaret e zhvilluara për zgjedhjen e tyre, u akuzua se teserimi i mbështetësve që votonin ishin zgjedhur me klientelizëm.

Pra, primaret si proces, pra që të votojnë për kandidatin edhe mbështetësit e jo vetëm anëtarët, nuk praktikohen, ndaj zbatohet parimi “një anëtar-një votë”.

Kjo analogji, natyrisht nuk se shkon me situatën në Foltoren e Sali Berishës, por është mirë që të dihet se çfarë përfaqëson ky proces. Sali Berisha, asnjë kandidat të tijin, nuk e ka nxjerrë nga seksionet apo degët e Partisë Demokratike, çka përbën një nons sens politik. E këtu bie e gjithë ai nominim që i bëjnë mediat pro tij si kryetar i PD-së. Si mund të jetë kryetar i një partie dikush që nuk merr asnjë vendim nga strukturat e saj për kandidatët, por ka shpikur një votim, që nuk dihet kush do të votojë, kush do t’i numërojë, e kush do t’i vëzhgojë. Natyrisht që do të ndodhte i gjithë ky kaos, e gjasat janë që të ndodhte edhe nëse do të kishte një strukturim organizativ të kandidatëve. Pasi nuk kemi të bëjmë me proces, por thjesht me një manovër për të shpikur një proces.

Një kandidat ose është produkt i lobeve organizative të partisë nga poshtë, ose pasi merren propozimet zgjidhet nga forumet e larta. Çdo model tjetër, është thjesht një hi zyve për ta treguar sikur është process. Ndaj situate që ndodhi sot, apo edhe pak më parë kur krisi pushka në Laç, janë pasoja normale të një trazire. Ku Berisha me lufë në dorë, përzien kazanin ku ka future të gjithë mjedisin e tij politik e mediatik. Përveçse një çorbë politike, asesi nuk mund të jetë një process primaresh. Më së shumti, një karikaturë e tyre...

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?