Edi Rama dhe Albin Kurti

Ylli Pata: Këshilltari i Albinit i nxit ithtarët, thirrje për eleminimin e Edi Ramës!

6 Korrik 2023, 18:13| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 20:50

  • Share

Të hysh në logjikën, apo arsyen e mbështetësve të Albin Kurtit në lidhje me përplasjen e tij me Edi Ramën, jo thjeshtë është shumë e vështirë, por nuk arrit të gjesh një shteg për të të nxjerrë te logjika se përse e bën këtë gjë. Mjafton të shikosh zhvillimet e freskëta të ditës së sotme për të parë, se ku jemi në një arsyetim politik ndërmjet Tiranës zyrtare dhe Prishtinës.

Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Shkup, kur u pyet në lidhje me atë që a do ta pranojë në zyrë Albin Kurti në Prishtinë, ju përgjigj me një metaforë nga trashëgimia kulturore shqiptare, përkatësisht duke cituar Kushtetutën e parë që është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Rama tha tekstualisht: “Albini nuk e ka harruar akoma kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar të nxjerrë deri kur ai të mbarojë fjalën”. Frazë e qartë, edhe për të mos hapur një polemikë me kreun e qeverisë së Kosovës, por edhe për të përdorur një simbolikë të përbashkët për një ndasi mes shqiptarësh. 

Kanuni është i qartë në këtë pikë se kush troket në derë, qoftë udhëtar, qoftë edhe një person që në një rast mund të jetë edhe hasëm, në logjikën kanunore, pra një person me precedent penal, që dënimin e pret nga viktima, dera i hapet. Dhe der isa të përcillet ai është mik. Pasi në këtë rast, aksiona kanunore është e pakontestueshme: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”.

Metafora e Ramës është çarmatosëse për Kurtin në këtë rast. Pasi çdo mbyllje dere, do të ishte ai i turpëruari. Por nuk është e thënë që të jetë kështu në realitet. Menjëherë pas kësaj fraze, Elvis Hoxha, një person që quhet në mediat e Kosovës si këshilltar i Albinit, e vetes i thotë filozof, shkruan në faqen e tij në Facebook:

“Nga i tërë Kanuni Rama mban mend vetëm se hasmit i hapet dera kur vjen në shtëpi. Por nuk i kujtohet se nuk bën ta fyesh t'zotin e shpisë”. Një “filozofi” e çuditshme e Hoxhës, pasi mikpritja nuk negocohet në Kanun, që në këtë rast nuk është thjesht një libër mesjetar i Lekës, Skënderbeut, apo krahinave të ndryshme që kanë pasur venome që kanë ndryshuar mjaft por termin e mikpritjes e kanë pasur të njëjtë.

Por gjithsesi, reagimi i ithtarëve kolerikë të Vetëvendosjes është më shumë se shpërthyes: i vrerosur. Kërkojnë që Rama të rrihet paq, madje edhe të vritet përfundimisht.

E si “filozofi” i Albinit që reformon Kanunin sipas mides së Vetëvendosjes, edhe ithtarët e tij i vijnë anës. “Në kanun thuhet se në rast tradhëtie edhe mashkulli i shpies vritet”, thotë njëri, duke ja future kot natyrisht sepse kjo normë, nuk ka lidhje me mikpritjen.

Por një militant tjetër i Vetvendosjes, që në faqe ka vetëm foto me “hazretin Albin”, është më mëshirues. Ky komentues thotë që të mos e vrasin Edi Ramën, por vetëm t’i japin një dajak. “Për t'mos e parë vëllain e "Madh" para gjunjëve të armikut nesër, nuk është turp me i dhënë dajak sot!”, shkruan ai.

E refreni në këtë “komunikim të komanduar” është pak a shumë në këtë ritëm: pra ose ta rrahim keqas, ose ta vrasim “vllaun e Vuqiqit”. Por ka edhe ndonjë trajtim “analitik” që nëse e lexon të zë “makina”. Ja njëri përshembull: “Problematike per Ramen eshte se asesi te reflekton se shtati gjigant nuk te ben edhe burreshteti apo "burre trim“ ai injorancen ndaj cdokushit e shpreh ne mospeefillje, abuzim, ironi cinike dhe shume epitete tjera qe jane pikerisht arsye qe ka nevoje per trajtim serioz- ku ndoshta do mesonte te reflekton edhe me durim edhe me vetekritike e pse jo edhe te behet me diplomat e politikan i mire. E shoh se eshte bere me te vertete sinonim i nje grindaveci, nje lazdran qe asesi stregon vetekritik qe sduron askushin perveq se unin e tij …”.

Gjithsesi kjo është logjika e një loje militance, një propagandë dasie që ka synim për të fryrë e mbajtur me gajret kauzën e ngritur nga Albin Kurti. Por që të hysh në mendjen e tij e të kuptosh se përse e ka hapur këtë luftë me Tiranën, është një përpjekje më e madhe sesa të merresh me militantët e përronjve psiqikë.

Pasi nuk ka logjikë që arsyeton këtë dasi. Nëse Albin Kurti ka kundërshtime me Edi Ramën, apo vizione të ndryshme, kjo nuk është pak ide e re. Që kur është bërë Kryeministër, ne, dmth opinion publik e di se ata sa herë takohen apo shpëmbëjnë batuta, bëjnë lajm.

Edhe në konferencat e përbashkëta për shtyp, si Rama, si Kurti kanë qenë përgjithësisht me vizione e qëndrime të ndryshme. Por kjo nuk ka ndaluar e pse të ndalojë axhendën e një kohezioni përtej mendimeve e qëndrimeve, ndërmjet qeverive dhe shteteve përkatëse; pra Shqipërisë dhe Kosovës.

E vetmja arsye e mundshme që vjen ndërmend për këtë luftë të Albinit me mullinjtë e erës, është se Edi Ramën ai e shikon si “përbinshmi” i tmerrshëm që duhet vrarë, që ai  të jetë rehat e të jetojë me Dylqinjën e Tobosës që ai e dashuron shumë. Që në këtë rast nuk është një grua, pasi Kurti është lumturisht i martuar dhe familja e tij jeton në Norvegji, por Dylqinja është Kosova me katër komunat e veriut, që “Rama kërkon t’ja marrë”. 

Natyrisht një kauzë në ajër siç e përshkruan metaforikisht mjeshtri i madh Servantes fiksimin e Don Kishotit. Që nuk se është fiksim realisht, por një “profeci e rremë”. E profetët e rremë i njohim që kur është krijuar njerëzimi. Në këtë rast, Kurti nuk ka ndonjë plan për të zgjidhur as çështjen e veriut e as bisedimet me serbinë. Pasi përndryshe ai mazhorancën e ka absolute, do të hartonte një plan apo të zbatonte planin që firmosi në Ohër, do të mblidhte opozitën e do të thoshte: e doni ju planin? 

Ose çfarë propozoni? Nëse ata kundëAsocshtonin, e votonte, përndryshe vinte në Tiranë, ja paraqiste Edi Ramës dhe liderëve të tjerë shqiptarë në rajon nëse i donte qejfi, e niste punën e zbatimin. Kurti nuk e do këtë zbatim, pasi ai nuk e do këtë lloj Kosove të krijuar në 1999, e për këtë ka folur që atëherë. Do një Kosovë tjetët, por që asnjëherë nuk ka thënë se si duhet të jetë. Ka thënë thjesht që nuk pranon Planin Ahtisari, simbolet, demarkacionin, Asocacionin etj. 

Po mirë çfarë kërkon Kurti? Këtë ndoshta do ta thotë më vonë, po njëherë pret të vrasin Edi Ramën apo dikë tjetër që si në 1914 të plasë një luftë në Ballkan. Vetëm që një gjë se ndryshon dot: se Ballkani, përveç Serbisë është i gjithi në NATO, e një luftë nuk plas kollaj. E si diket kërkon të plasë një luftë politike, që t’i shërbejë për të fituar sërish në një rast zgjedhjesh të parakohshme, ku tradhtarin e madh e ka gati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Ortakët në këtë betejë i ka gati sin ë 2021. Po nëse fiton prapë? Këtu të zë sërish makina, si në postimet e ithtarëve të tij në rrjetet sociale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 07/07/2023 05:57

    "Marreveshje" midis vellezerve,qe per kaprico i ve zjarrin shtepise tij.Ne nuk merremi vesh me njeri tjetrin dhe presim te na ndihmoje bota.Sa here ka grindje midis vellezerve fiton "komshiu"

    Përgjigju
  • erjon: 06/07/2023 22:05

    Shpellaret e Albin Kurtit duhet ta masin mire bythen sepse EDI RAMA nuk ka thene asgje me teper se cfar thone SHBA, BE dhe NATO. Do Zoti te largohet KFORI nga Kosova dhe pastaj do ta shikoni bythen e mizes. Plera te trashe.

    Përgjigju
    • e drejta: 07/07/2023 10:59

      ME KE MARRE MENDIMIN. SHUME E SAKTE, POR DRUVARET OSE SHPELLARET NUK GDHENDEN DOT...PER FATIN E KEQ

  • Arbëri: 06/07/2023 20:45

    Ti që shpifë je anti-shqiptarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?