Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Kodet e linçimit publik të Altin Dumanit nga Berisha e Meta!

20 Gusht, 07:10| Përditesimi: 20 Gusht, 07:13

  • Share

Sulmi, apo më mirë më thanë masa e fyerjes ndaj kreut të SPAK, është një letër lakmusi për të analizuar opozitën. Konkretisht, ndajshtimet ”kriminel” e ”hajdut” i thonë vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në kushte normale, do të quheshin pjesë e ”fjalës së lirë”.

Por në momentin që kur e thonë janë njëkohësisht pjesë e hetimit nga SPAK, janë në konflikt interesi, e besueshmëria e tyre, së paku është poshtë 40 përqindëshit.

Pra me fjalë të tjera, Berisha e Meta e kanë sulmuar SPAK, pasi prokuroria speciale ka nisur hetimet ndaj tyre. Edhe sikur ta kenë të qepur me argumente ata të dy, por edhe avoketërit e tyre televizivë, nuk ngjisin. Sepse e gjitha ka ardhur pas hetimit. Fundja, nëse janë në rregull, edhe sikur të ketë hetim, do dalin pa lagur. Por gjithsesi kjo është pjesë e një diskutimi që tirret  prodhon lesh pa fund.

Thelbi është se çfarë duan të përcjellin Sali Berisha dhe Ilir Meta me tonet e larta dhe sharjet e rënda ndaj Altin Dumanit? Të cilat, duhet thënë, nuk janë qëndrime politike të opozitës. Por ka një gjë se në këtë rasrt, askush nga opozita nuk i ka kontestuar qëndrimet anti-SPAK.

Kodi është i qartë. Si PD ashtu edhe PL nëpërmjet krerëve të saj, çdo hetimi të SPAK ndaj krerëve të tyre i quan nul. Përndryshe çdo hetim ndaj kundërshtarëve i quant ë pathelluara se duhet të shkojnë më tej.

Normalisht, Altin Dumani si kreu i SPAK ndjehet komod sepse  e gjithë politika nuk është komode ndaj hetimeve të tij. Por nuk mund të jetë homologe një e ekuzuar se ka marrë rryshfet një arkë peshku në arrest shtëpie me një person që ka 19 kulla. Por sërish kjo është një logjikë që varet nga SPAK dhe Gjykata Speciale.

Kur kemi autoritete të larta që sulmojnë një institucion që është bazik tashmë si SPAK, që merr shantazhe të përditshme, dikush duhet të flasë në emër të tij, natyrisht jo prokuroria speciale. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nuk e bën ai? Të flasë presidenti i Republikës? Ka frikë? Atëherë i takon mazhorancës!/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?