Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Kronika e munguar nga SPAK

8 Maj, 18:41| Përditesimi: 8 Maj, 18:45

  • Share

Problemi më i madh i hetimeve të prokurorisë speciale është thjesht kronika e ngjarjeve. Në mënyrë frenetike na thuhet çdo natë se kur do arrestohet njëri e sa herë ka shkuar në tualet tjetri, veçse një gjë mungon. Zbardhja e dosjeve zyrtare që kanë shkuar në gjykatë.

Kjo u pa që me dosjen ndaj Sali Berishës. Ndaj të cilit, pa pikë turpi ka drejtues emisionesh që thonë nuk ka prova ndaj tij. Pa pikë turpi. Këta VIP-a nuk kanë zbardhur as dosjen 200 faqese të Gjykatës Speciale për masën paraprake. Ku ka kaq argumente sa mund të mbahet një javë emision. Nuk i kanë dhënë, nuk i japin, por përsërisin se nuk ka prova.

Dosja e klubit Partizani është aq e pasur, sa mund të nxjerrësh material për të mbajtur dy javë emisione, e nga ana tjetër të tërrasësh anën tjetër për ta kundërshtuar. Por nuk ndodh, shumica e atyre që dalin në panele ose nuk i kanë lexuar ose nuk duan t’i lexojnë dosjet.

Leximin e bëjnë sipas shefave politikë. Në fakt nuk se ka ndodhur ndonjë përballe për një dosje. Përveç pretencave kur i intereson ndonjë televizioni, apo mbrojtjeve kur i intereson një tjetri.

Një media nuk mund të jetë gjykatë, e nuk e zëvendëson asnjëherë atë, por mirë do të ishte që përpara se çështja të shkonte në gjyq të njihet nga njerëzit. Por në fakt televizionet e mëdha nuk kanë dhënë asnjëherë një hapësirë për këtë. Ka ende “analistë” që thonë që nuk ka prova se 17 kullat e ndërtuara në territorin e klubit Partizani implikojnë Sali Berishën. Po kë implikojnë? Edi Ramën? Si thotë Berisha vetë?

Argumenti këtu duhet të jetë aq mund të bënte dhëndri i Sali Berishës 17 kulla nëse vjehrri i tij nuk do të ishte kryeministër? A do t’i bënte?! Ore pse nuk i përgjigjet kush kësaj pyetje, pastaj të veshim bluzat të gjithë! E ka bërë Taulant Balla denoncimin? Po mirë, a do i bënte 17 kulla Jamarbër Malltezi nëse nuk do të kishte babaiin e gruas në krye të qeverisë? A do t’i bënte? Kjo është kryepyetja që i shmangen të gjithë, qoftë duke vënë palët përballë.

Se në fakt, logjika e do që të diskutohet për çështjet e hapura, e jo për ato që në mend mund të hapen. Sot Sali Berisha është në arrest shtëpie se nuk ka pranuar detyrimin e paraqitjes, e nuk ka shkuar në prokurori. Ka dahsur të viktimizohet vetë. Sa fitoi sa humbi është tjetër çështje. Po cila është dosja Berisha? Askush nuk e thotë përveç disa mediave si TemA apo të tjera që kanë dhënë akses aq sa mundet në 200 faqëshin e madh të vendimit të GJKKO.

Problemi është se nuk kemi kronikanë po siniptikanë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?