Protesta përpara bashkisë

Ylli Pata: Një skenar rus për protestën e 11 korrikut?!

8 Korrik, 20:38| Përditesimi: 8 Korrik, 20:43

  • Share

Më 11 korrik është e enjte. Dita e fundit e Samitit të NATO-s në Uashington, ku sipas gjasave, do të merren vendime të forta për konfliktin në Ukrainë.

Ndaj edhe Putin sulmoi egërsisht Kievin sot për të dhënë një mesazh që me mua nuk bëhet shaka. Të enjten, pra në ditën e fundit të samitit të 75 vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është parashikuar që të mbahet konferenca finale për shtyp e Joe Biden, ku përveç lidershipit amerikan të NATO, presidenti do të flasë edhe për të ardhmen e tij politike në kuadër të zgjedhjeve të nëntorit.

Në këtë ditë, ku reflektorët janë përqëndruar në Uashington, ku mediat main stream të Perëndimit: CNN, BBC, ARD, TF1, RAIUNO, TVE, etj etj janë fokusuar në Uashington, RT-ja ruse, një media super efuqishme me një shpërndarje sidomos në rrjetet sociale, të transmetojë pamje direkte nga një vend anëtar i NATO-s, ku flakët kanë përfshirë një pirg me goma, e një seri molotovësh hidhen ndaj portës kryesore të kryeministrisë, apo instalacioneve rreth e rrotull. Cinizëm? Asgjë e re! E njëjta ka ndodhur në 2019-n, pikërisht kur Shqipëria ishte para hapjes së negociatave me BE.

Por kësaj here është më ndryshe, pasi këto ditë pritet që sezoni turistik të hyjë në pjesën e nxehtë të tij, kur përgjithësisht njerëzit që kanë ndarë buxhetin vjetor të vakancës, të dynden nëpër destinacione. E ku Shqipëria, sipas prenotimeve është një nga destinacionet më ”hot”, kjo më shumë nga fuqia financiare e llogaritur sipas prenotimeve.

Ka disa ditë që në rrjete, ka një mani për të gjetur shezllone bosh në rivierën e Jugut. Një sport i çuditshëm për të qenë viral, e që duket se nuk ka asngjë spontane, por ngjan me një fushatë antireklame ndaj asaj që Edi Rama si kryeministër i bën Shqipërisë turistike.

Sapo Berisha, të dielën në darkë, tha se “duhet t’i tregojmë botës së sa jemi dhe kush jemi”. Në realitet një parti politike e tregon veten në zgjedhje, por ky nuk është opsioni i vetëm në teorinë politike. Pasi impotenca elektorale nuk është gjithmonë një rast për të shpallur falimentin. Pasi gjithmonë politika ka mjete që mund të sigurosh një vend edhe nëse merr vota pak. Po si? Duke treguar se je i zoti të bësh dëm. Një metodë që përdoret rëndom në pjesën jo demokratike të botës, që nga Lindja e Mesme, në Azi apo Afrikë. Ku organizata që nuk kanë fuqinë për të marrë vota, me mjete të dhunshme duan të imponojnë fuqinë e tyre. Në këtë rast jo fuqinë për të ndërtuar diçka, po për të shkatërruar diçka. Në këtë rast, imazhin e ”Safe Albania” që është kryesori nga qeveria për të sjellë turistët e huaj këtu, por edhe trazirat, zjarrin e molotovët nga një vend i NATO-s, pikërisht ditën kur do të shpallen vendimet e mëdha prej gojës së Presidentit të SHBA./ Tema

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?