Karriget e djegura nga PD në Kuvend

Ylli Pata: Oh, karriget e mija! Kënga 30 vjeçare e politikanëve të sulltanatit

2 Tetor, 20:13| Përditesimi: 2 Tetor, 20:32

  • Share

Edi Paloka thotë që nuk shtyhet më këta qeveritarë do t’i zhdukim. Gaz Bardhi thotë se dogjëm karriget tona, Flamur Noka solli benzinën, deputeti Nallbati i vuri zjarrin.

Po mirë çfarë tha Taulant Balla shumë vite më parë? Tha se vajza e Sali Berishës ishte një agjente ligjore e kompanive që kërkonin leje qeveritare? Sali Berisha i shau nënën e motrën.

Por letë lëmë të gjithë filtrat etikë e politikë. Po pse nuk e bëjnë këta revolucionarë këtë që thonë e të na lënë të qetë. Po, le të ndërpresin marrëdhëniet me mazhorancën, me drejtësinë dhe me ndërkombëtarët e të nisin luftën. A a dalin dot?

Në fund të fundit, nuk se nuk e kanë bërë? Sepse këu nuk ka lidhje nëse ata bëjnë luftë, por na kanë çarë dërrasat për zgjedhje, duke akuzuar Lulzim Bashën si fajtori i djegies së mandative dhe bojkotimit të zgjedhjeve.

Po shikohet se të gjithë njerëzit që kanë akuzuar Lulzim Bashën o rikthehen te teza e luftës, e qeverisë pa Edi Ramën e djegies së mandateve sepse Edi Rama i ka të gjitha.

Këtu nis gjithçka realisht, sepse opozita shqiptare sot nuk është Sali Berisha, madje nuk është fare Sali Berisha. Po kush është sot opozita shqiptare?

Lulzim Basha është më shumë se Berisha, sepse e njohin ndërkombëtarët. Dash Shehi është shumë popullor ndër të gjithë që nuk e duan Edi Ramën. Agron Duka gjithashtu ka mjaft ndjekës, Nard Ndoka gjithashtu, së bashku me Shabanin, Lapajn e Qorin. Po doktori e Ilir Meta? Kanë por vetëm në panele, sa dalin në popull bëjnë çep.

Djegia e karrigeve si pronë e deputetëve aktualë të PD-së është një logjikë absurde, asi ata nuk janë karriget e tyre as të Berishës as të Saljanjit, e as të Bardhit as të Gridës, por të votuesve i pyetën, apo i konsultuan ata? Jo se nuk e kanë bërë asnjëherë!

Zjarri ka qenë një urdhër, një fatwa nga khmeini i katit të 8 që të çojë një mesazh në perëndim, i cili demokratët i ka dëmtuar, por që doktorin e ka ngazëllyer, madje mbajtur me gajret, si Irani mbrëmë që tha se rrënoi Izraelin, por që në realitet nuk i shkaktoi asnjë problem. Thjesht u tha se ato karriket janë të miat./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?