Sali Berisha

Ylli Pata: Opozita e Berishës: Rikthim në vitin 2009

18 Gusht 2022, 20:03| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 20:07

  • Share

Përveç logjikës së Sali Berisha është “I paprezantueshëm” ngaqë paraqet një model jashtë kohe, antidialektik, i ndëshkuar nga ndërkombëtarët, edhe logjikisht ai sjell një model politik që nuk është gjë tjetër veçse rikthim në të shkuarën.

Town hall-et e Berishës, që i ngjanin atyre të fushatës së vitit 2013 për Arsimin dhe Shëndetësinë, ishin një pasqyrë se ku është katandisur vizioni opozitar.

I cili është një retro e madhe krahasuar me versionin agresiv, e paksa më të avancuar të opozitës së Lulzim Bashës.

Në opozitën që PD solli vitet e fundit në sektorin e arsimit për shembull ka pasur një qasje mjaft adekuate të kundërshtimit të politikave të qeverisë në shkollimin parauniversitar dhe atë të shkollave të larta.

I atashuari i PD-së për arsimin ishte Ndriçim Mehmeti, i cili arriti të sjellë në opinionin public një lloj opozite aggresive, por edhe të bazuar në argumente që duhet thënë, krijuan efekt në lëvizjet zyrtare. Disa herë, qëndrimet që vinin nga selia blu prodhuan ndryshime korrigjime, apo herë- herë edhe debat mbi argumente. E ky në fakt është roli i opozitës. Porn ë takimet që Berisha zhvilloi me përkrahës së tij në arsim, ku një pjesë ishin mësues në detyrë, pedagogë, apo ekspertë, thuajse të gjithë thirrën me nostalgji modelin e vitit 2009-2013, përkatësisht kohën kur PD qeveriste me LSI-në.

Një model që Berisha po e përdor për të afruar aleancën me Ilir Metën, por që sidomos në arsim ishte një kohë për tu harruar, e që nuk ofron realisht një alternativë apo një besueshmëri për një opozitë të vitit 2022.

Ishte koha, kur pasi drejtimi i Genc Pollos në ministrinë e Arsimit vendosi që mësues mund të rrijnë edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, u avancua me një diplomim por edhe doktorim frenetik të një shumice të madhe mësuesish apo edhe pjesëtare ë administrate ë kjoskat universitare shqiptare.

Një model famëkeq, i cili u eksportua edhe në vendet fqinje të Shqipërisë. Është tashmë i njohur fakti ku djali i liderit historik të Lega Nord në Itali, Umberto Bossit-Renzo, që shokët e thërrisnin “trofta” ngaqë ishte i tillë në tru, mori një diplomë kristali pa qenë asnjë ditë në shkollë dhe u shiste mend shokëve që nuk ishte më trofta që ata njihnin, por një djal që ka diplomë universitare në xhep.

Ndërkaq, në fushatat elektorale të vitit 2011 dhe 2013, politikanë të PD-së, LSI-së sidomos, por edhe të PS-së, ofronin mbështetës, duke shpërndarë diploma të kristalit e vitrinave.

Një folës në town hall-in e Berishës, i cili në arsim ka hyrë pas një karriere si inspector i SHIK që ndiqte gazetarët, foli pikërisht për rikthimin e modelit të 2009. E këtë fjalim Berisha e ka shpërndarë në faqen e tij, duke e parë si thelbin e logjikës së takimit të tij për arsimit. Pasi natyrisht, vizioni i Sali Berishës nuk mund të jetë ndryshe veçse të mbrojë apo rikthejë atë vizion që ai ka ndjekur kur ka qenë kryeministër. 

Këtë e ndoqi edhe në Bujqësinë, ku riktheu fjalimet e tij të gjata për arroret e subcencionet në ullishte, të cilët edhe pse mund të kenë pika apo raste ku kanë pasur sukses, por në thelb përbëjnë një model që është rrëzuar me votë në vitin 2013.

Nuk ka as logjikë, e as mundësi që në vitin 2022 të elaborohet një model politik i 10 viteve më parë, pasi edhe kushtet e zhvillimet kanë ecur përpara.

Megjithatë, Berisha si politikan nuk ka sesi të sjellë një ofertë që i përshtatet kohës, pasi ai vjen si qese bizelesh e mbajtur në frigorifer, e jo një frut stine, ku konsumatorit i ofrohet përveç freskisë, edhe leverdia ekonomike.

Sado Sali Berisha të fryhet mediatikisht se është një “politikan që mbahet fort” ai do të sillet tek modelet që ka sjellë kur ka qeverisur. Të cilat, përveç se janë rrëzuar me votë e konsiderohen të papranueshme nga më shumë se gjysma e elektoratit, janë edhe arkaike si ofertë në tregun e ridimensionuar të ditëve të sotme.

Po të shikosh vetëm tawn holl-in e arsimit, për të parë sa mbrapa kohe është kjo opozitë, e cila kërcet fort me modelin “Basha”, i cili edhe pse me të metat e veta, ka qenë në kohë dhe hapësirë i fokusuar me aktualitetin. Kurse videot që shpërndan Berisha, i cili mban edhe jeleqet e vitit 2009, duket se jemi kthyer 10 vjet prapa…

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?