Ish-kryeministri Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Përçarja e 'Vatrës' për Foltoren, vijim i vesit apo sinjal politik?!

30 Nëntor 2021, 19:18| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 19:19

  • Share

Tashmë edhe organizata “Vatra” në SHBA, e cila prej shumë vitesh ishte një nga grupimet politike që përkrahte Sali Berishën, është përçarë. E ka bërë madje edhe në momentet kur ky i fundit është përplasur me Perëndimin e në radhë të parë me SHBA-në.

Mjaft emigrant shqiptarë të rinj e të vjetër, siç ndodh edhe tek ne prej kohësh teegojnë mijëra histori e konspiracione për lidhje politike e financime.

Megjithatë, fakt është që që ky grupim, ka mbetur një kundërshtare e fortë e PS-së. Madje njerëzit e saj nuk e njohin ambasadën shqiptare në SHBA, kur në qeverisje janë socialistët. E quajnë “shteti që na vrau”, por sa herë vjen PD-ja në pushtet, nuk është “shteti që na vrau” por vatranët dalin në fotografi me ofiqarët shqiptarë duke qeshur nga buza në buzë.

Por Sali Berishës, nuk i ka mjaftuar ky afilacion pranë tij i Vatrës, pra një besnikëri e pandalur, por arriti të katapultonte në krye të saj, një ish-zyrtar të tij që u bë një kohë zëdhënësi i tij kur ishte kryeministër, e më vonë e emëroi Konsull të Shqipërisë në Nevv York.

Pas lënies së postit të konsullit, Dritan Mishto u vendos në krye të Vatrës.

Por para pak kohësh, në krye të Vatrëës ndodhën ndryshime, ku u erdhën jo vetëm drejtues të rinj të ekzekutivit të shoqatës, por edhe të gazetës Dielli.

Megjithatë, në krye të Vatrës ka sërish militant të thekur të PD-së e Sali Berishës. Madje jo vetëm nga diaspora e pas Luftës së Dytë, apo nga Kosova e trojet, por edhe njerëz nga Shqipëria. Një nga drejtuesit e Vatrës Sot, ka qenë një nga militantët më të flaktë të PD-së në Shkodër, që nga viti 1990 e deri para pak  vitesh.

Por, duket Berisha nuk i beson këtij grupimi përsa në krye nuk është një njeri besnik i tij. E ndaj ka nisur sulmet. Metoda është e njëjta: tek faqja e Facebook-u e gazetës Dielli, militantët e PD-së sulmojnë krerët e rinj të Vatrës, njëjtë siç e bëjnë në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkaq është krijuar një “Vatra nr 2” siç ndodh gjithmonë prej 30 vitesh me të gjitha partitë, shoqatat, gazetat apo grupimet e djathta në vend; të cilët si grupi “Zjarri” i komunistëve cilësohen si anti-parti dhe të shitur te PS-ja.

Sulmi i sotëm ndaj njerëzve të Vatrës, si të shitur tek Edi Rama, dukt se fsheh si një shqetësim nga Berisha për atë që po ndodh me pjesën më radikale të tij tek diaspora në SHBA, por që duket edhe një lëvizje politike e rëndësishme.

Bashkëpunimi i Vatrës me grupime reale institucionale e me peshë në Nju Jork siç është Mark Gjonaj, një anëtar i këshillit bashkiak të qytetit më të madh të botës, apo edhe me figura të tjera, e heqin atë nga izolimi dhjetravjeçar, duke bërë vetëm simpoziume anti-qeveri kur në krye është PS-ja dhe pro-qeveri kur pushtetin e ka PD-ja.

Megjithatë, përveç vesit tashmë të ngulitur për ta përçarë menjëherë atë organizëm kur ka një zë kundër tij, duket se është në fakt një lëvizje politike.

Refuzimi i Vatrës për tu bërë pjesë e Foltores, do ta kthejë atë spektakël online në një forum militantësh margjinalë. Pasi Vatra deri tani edhe pse ishte shkundur, kishte ca pjesë nga kallaji i vjetër. E tani kanë vendosur, të paktën mos të heqin atë që ka mbetur…TemA

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?