Sado Sali Brisha ka rikthyer syzet për tu dukur më rock, e për tu hequr si një produkt i 1968 franceze nga Viçidoli, e ku ka bërë namin, imazhin ja prishi nga Shkodra ambasadorja Yuri Kim. E cila i kujtoi një histori të vjetër me një zjarrëvënësh që ka djegur fshatin. Histori që qarkullon prej vitesh për një familje që dogji priftin.
Natyrisht ambasadorja Yuri Kim as nuk e dinte që anektoda që ajo tregoi për zjarrëvënësin që kërkonte fajtorët në fshat, mund të kishte lidhje me persona real. E në këtë rast zonja Kim nuk se kishte bërë një film ku duhet të vendoste frazën standarde që ngjarjet që treegohen në këtë vepër, nëse mund të rastësisin me zhvillime reale janë thjesht rastësi, por në fund, podkasti pordhi.
Sepse për shumë njerëz u duk se historia e klavdishme e jetës në mal ku përveç dhive ka dhe fishekë, erdhi një grua edhe foli për një zjarrvënës, që para se të shkonte në fshatin e dhive me fishekë, kishte bërë zhari një fshat edhe më të bukur.
E në këtë rast, zjarrvënësi me syze, që në shtyllën e fshatit dëgjonte Edit Piaff, akuzonte gruan amerikane si zjarrëvënëse.
I gjithë ky narracion i ambasadores amerikane nuk ka lidhje fare me politikën shqiptare e as me zgjedhjet e 14 majit. Aq më pak me Partinë Demokratike, e cila është tashmë një fantazmë politike. Ka lidhje me njerëzit, me perceptimin. Me të drejtë, ambasadorja Kim tha Si mund të luftojë korrupsionin një njeri i korruptuar në asht.
E kjo deklaratë është realisht pjesë thelbi e debatit publik. Madje i bie në zemër logjikës që Fatos Lubonja e Andi Bushati thonë. Që vërtëtë Berisha e Meta janë e keqja por në këtë rast për të mundur Ramën janë e mirë. Kurse Bushati thotë që për tu rrëzuar Berisha e Meta, duhet ta bëjë të njëjtën gjë dhe Rama. Thua vallë?
Sepse politikisht, si Berisha, si Meta thonë të rrëzojnë Ramën për të ardhur ata. E kjo është fabula e tmerrshme, si një film i viteve 80 “Shtëpia në Ishull” që tmërron njerëzit e opozitës. Kur në fakt ka zgjidhje të tjera.
Megjithatë, u duk se ambasadorja Yuri Kim, tregoi thjesht një version alternative të hirushes shqiptare me syze. E kjo hirushe, historinë kërkon ta tregojë sipas midesë, pra ka lindur në korrik, nuk e quan, por thotë tetor. Eh ky tetori? Po pse atëherë revolucioni i tetorit festohej në nëntor?!
Kjo ju vjen hakut o plehra!
PërgjigjuEdhe ky, nebrresht. blBobobo cfare menxyre, fabrike ramizmi.
Përgjigjuqe degjonte edhe Eseninin nga nje ze i amël
Përgjigju