Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama

Ylli Pata: Problemi real politik i opozitës me Edi Ramën

5 Shkurt, 19:29| Përditesimi: 5 Shkurt, 19:32

  • Share

Sot është kjo opozitë që është, me problemet që ka shkaktuar Sali Berisha, i cili nuk lejon ardhjet e reja nga zona që nuk i kontrollon. Por nuk është ky problem i vetëm i kësaj opozite, apo i të djathës shqiptare. Pasi në të vërtetë problemi i vërtetë është politik.

Është politik pasi opozita apo e djathta ka ardhur në pushtet përveç 22 marsit 1992 që ishte një logjikë e pranuar jo politike, në 3 korrik 2005.

Ardhja në 2005 ndodhi vetëm si pasojë e përçarjes së Partisë Socialiste. Sistemi elektoral ishte i tillë që në zonat mazhoritare fitonte ai kandidat që fiton edhe një votë më shumë. Por përpara 2005-s kishte ndodhur një tjetër zhvillim politik. Zgjedhjet e vitit 2000. Kur Edi Rama si kandidat për kryetar i bashkisë së Tiranës, mori rreth 7 mijë vota më shumë se partia e tij.

Që do të thoshte vota gri. Të cilat me kalimin e viteve i rriti në 10 e 12 mijë. Sot Edi Rama e ka bërë Tiranën qytet bastion politik të Partisë Socialiste, të cilën PS nuk e ka pasur edhe kur ka vënë kandidat “gold” si Agim Fagu. Të cilin edhe sot e duan të gjithë, edhe demokratë e socialist. Bëhet fjalë njerëz normal, jo militantë transhesh.

Ky është realisht problemi më i madh politik i së djathtës, por edhe i së majtës. Edi Rama, në të gjitha betejat zgjedhore si kryetar i Partisë Socialiste, jo vetëm që ka marrë të gjitha votat e majta, por edhe ato gri, madje shumë të djathta. Në vitin 2000, si kandidat për kryebashkiak i Tiranës, arriti një fitore të rëndësishme por jo aq plebishitare. Fitore që u rrit me kalimin e kohës në çdo zgjedhje. Kur Edi Rama u bë kryetar i PS-së, fitoi në të gjitha bashkitë e mëdha. Fitore, që i ka edhe sot, por me një ndryshim që ka marrë edhe bastionet demokrate në veri si Shkodrën Tropojën e Kukësin.

Për të fituar opozita ose duhet të “vrasë” Edi Ramën politikisht, ose duhet të japë një vizion ndryshe nga Rama. Për ta “vrarë” se bën dot sa mban në gji Sali Berishën e Ilir Metën, që edhe pse shumë i konsidorojnë si të rëndësishëm, për shumicën janë fosile.

Për të sjellë një gjë të re, e ka në dorë. Por më shumë se reform zgjedhore, duhet të nxjerrin njerëz, njerëz jashtë udhës që të konkurojnë Edi Ramën. Ndoshta jo 100 për qind por sa të munden. Deri tani nuk e kanë bërë, pasi olikarkët realë të opozitës, i kanë vendosur piketat e tyre, edhe pse janë antipopullore.

Edi Rama sot, është një lider i socialistëve, i pa kontestueshëm, të cilët arritën ta votojnë që nga viti 2007 e sot.

Në vitin 2009 Ilir Meta edhe Fatos Nano arritën t’i marrin disa vota por sërish nuk e zbritën nga partia e parë në vend. Sot PS nuk është thjesht partia e parë, por mazhoritare, në çdo njësi zgjedhore. Për ta mundur Partinë Socialiste, opozita duhet të marrë më shumë se 800 mijë vota, të cilat PD s’i ka marrë kurrë. Edhe me trenin e aleatëve që përfitonin nga favoret që i sillnin komunat, por që sot nuk ekzistojnë. Shkodra e Tropoja, sot nuk janë shembuj të humbjes së opozitës por modele sesi PS ka rimarrë konsensusin që socialistët e kanë konsideruar të vjedhur.

Në vitin 1996, një drejtues i PD në Shkodër u bë i famshëm me shprehjen se nëse zgjedhjet bëhen normale fiton Partia Socialiste. E shkarkuan të shkretin, por PS fitoi pas 20 vitesh./TemA

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?