Erion Veliaj

Opinion

Ylli Pata: Pse aleatët e Berishës shkuan të takojnë Erion Veliajn?

27 Shkurt, 20:05| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:07

  • Share

Lorenzo Grassini është një politikan i Forza Italia-s, koordinator për Ballkanin Perëndimor, kurse Roberto Berardi është ish- Senator i Republikës Italiane, i zgjedhur nga radhët e Forza Italia-s. Partisë së qendrës së djathtë në Itali, aleate e rëndësishme e qeverisë së Giorgia Melonit, që si përfaqësues në kabinetin qeveritar kanë kreun e partisë, Antonio Tajani, zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Italisë.

Të dy këta politianë erdhën në Durrës të takonin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në mjediset e paraburgimit. Në një video që kanë shpërndarë në rrjetet sociale bëjnë të ditur se edhe pse i pritën mirë, nuk i lanë të takojnë Veliajn.

Por gjithsesi ata e shprehën qëndrimin e tyre, që ishte edhe njerëzor, por dhe politik. Njerëzor, që kishte të bënte me solidaritetin ndaj Erion Veliajt si njeri, koleg dhe natyrisht politikan i Shqipërisë që ata e konsiderojnë mike.

Por thelbi i qëndrimit të tyre ishte politik, e shikohet qartë në mesazhin e shpërnarë në video. Ata theksojnë se janë kundër asaj që në Itali quhet “arresti preventive” dhe ne i themmi arrest me burg pa gjyq.

Forza Italia konsiderohet një nga partitë që e quajnë veten “garantiste” kundër “jakobinistëve”. Pra që janë të qartë në qëndrimin se çdo individ apo zyrtar duhet të jetë në burg pas vendimit të formës së prerë, pra në apel, dhe jo të presë procesin e gjatë në dhomat e paraburgimit.

Forza Italia, e ka bërë këtë edhe për Sali Berishën, madje ka qenë partia e parë që ka dhënë një qëndrim për të, kur ju dha masa arrest në burg.

Kjo forcë politike është aleatja e PPE-së në Itali dhe një referencë politike për Ballkanin, edhe nga fakti i qënies së Tajanit si ministër i Jashtëm, i cili ka qenë edhe president i Parlamentit Europian, përkatësisht një nga politikanët më influentë në kontinent.

Në thelb kjo nuk ishte një vizitë politike, as ndonjë qokë shokësh, pasi po të ishte kështu, kishin ardhur miqtë e Veliajt apo aleatët e PS-së në të majtën europiane.

Por ata nuk e bëjnë pasi druhen të dalin për çështje ku ka hyrë drejtësia. Siç bën PS tek ne, kurse për një parti si Forza Italia, që “garantizmin” e ka kalë beteja nuk ishte aspak problem.

Në fakt, kjo po ndodh veëm për rastin Veliaj jo për dy të tjerët të nivelit të lartë edhe pse i kanë aleatë më të afërt.

Shenjat janë se kemi të bëjmë me një sinjal politik të qartë, ku e djathta europiane ka dashur të japë nga Shqipëria. Ajo e djathtë europiane që ka shumicën e qeverisë dhe Parlamentit Europian, por dhe që u konfirmua në Gjermani.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?