Sali Berisha ka bërë të ditur se më 11 dhjetor do të ndërmarrë një operacion për tu rikthyer në politikën shqiptare. Një operacion politik i konceptuar siç di ai, pra jo duke zbatuar korpusin e rregullave, por duke shtyrë nëpërmjet influencës për të realizuar qëllimin e tij.
Qëllim që siç e ka thënë vetë synon rithimin në të gjitha postet kushtetuese, qoftë kryetar i PD-së, kryeministër apo të tjerë.
Ky operacion ka sjellë një zhvillim, jot ë vogël në shoqëri, përveç politikës. Dilema është se e gjithë ajo dorëheqje e largim i Sali Berishës nga politika në vitin 2013 ka qenë thjesht një lojë, pasi doktori e ka menduar se do të rikthehet në momentin që ai e shikon oportun.
E përse rikthehet Berisha? A nuk tha që i ka larë duart me politikën drejtuese, por që do rrinte aktiv si deputet vetëm që të gëzonte si person humbjen e Edi Ramës?
Sali Berisa realisht nuk rikthehet, ai nuk është larguar. Sepse ndryshe nuk do të ishte gjithë ky debat që realisht ka zënë kryetitujt e mediave.
Shumë njerëz thonë se përse ndodh kjo, pasi Sali Berisha nuk është më prioritet. Në fakt kanë të drejtë, por këtë protagonizëm Berisha e sjell duke qenë se nuk është larguar. Se nëse do të kishte dhënë dorëheqjen përfundimisht, fakti i rikthimit të tij edhe nëse do të përbënte dëshirë të fortë, nuk do të zinte sot thuajse 50% të aparatit respirator të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.
Rikthimi i Berishës nuk përbën lajm si i tillë, por si e kundërta, pavarësisht se njerëz pranë tij duan ta shesin si fakt progresiv. Do rikthehet Berisha? Mos, nuk lëviz elita e vjetër! Kjo është kryefjala e publikut në Shqipëri.
Por përveç kësaj, këtë operacion nuk e ka përkrahur asnjë element apo faktor i rëndësishëm i opozitës, i së djathtës, përveç Edi Palokës, Ylli Manjanit, Ilir Metës e segmentëve të tyre. Por që në shoqëri këto konsiderohen si unision; pra si politika e vjetër ose njerëzit që e mbështesin atë.
Ka shumë zëra pro Berishës që thonë që gjithsesi Bashën e mbështesin vedtëm ata që janë kundër Sali Berishës. Po pse pak është kjo? Pikërisht thelbi i gjithë lëvizjes për rikthmin e Sali Berishës ka si bazë një kontest të madh e të qartë.
“JO”-në e fortë të atyre zërave që nuk e duan më, o Zot mjaft, një dinosaur si Berisha në krye të politikës. E kjo nuk është pak. Madje është një faktor i rëndësishëm.
Pra ata që nuk e duan rikthimin e Berishës janë qartësisht të identifikuar. Po ata që e duan? Shumë pak, vetëm nje rreth i ngushtë që ka përfituar. Asgjë nga shoqëria apo grupet e interesit të së djathtës.
Madje sot doli që armiq për lobin e Sali Berishës janë edhe të persekutarit e regjimit komunist, që sipas tyre kanë protestuar në qeverinë e PD-së e sot nuk lëvizin gishtin.
Pra Berisha i do të persekutuarit vetëm kur protestojnë kundër vendimit të DASH që e shpalli non grata. Po sikur ish-të persekutuarit ta kenë pritur mirë këtë vendim? E mendon Berisha? Duket që po, ndaj dhe ka nxitur diskutimet…TemA
Mps ki frike o Ylli. Ju te Rames dhe Merros nuk u gjen gje jo. Te pakten mesoni te shkruani si njerez te civilizuar dhe jo me kaq urrejtje te shfrenuar.
Përgjigju