Presidenti Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Opinion

Ylli Pata: Pse Ilir Meta shpalli vdekjen e LSI-së dhe çfarë e bashkon 'popullin e 2 Marsit' me Foltoren?

17 Nëntor 2021, 19:17| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 19:21

  • Share

Ilir Meta, ka folur për herë të parë pas shumë kohësh, por nuk ka hapur “Kutinë e Pandorës”. Duket se e ka lënë për një herë të dytë.

Por edhe pse ka folur pak, Meta, ka shpallur vdekjen e LSI-së, natyrisht pa dhënë dëshminë e “mjekut ligjor” por ka folur si baba real i saj, të paktën, që nga sot njerëzit duhet t’i shkojnë për ngushëllime.

Megjithatë, Ilir Meta, nuk ka hapur derën e mortit, e në një farë mënyre ka vepruar si një burrë që humb gruan, e të nesërmen i telefonon Aldos së Klanit për të kërkuar një njohje, duke dhënë edhe identikitin.

“I përkas popullit të 2 marsit” tha Presidenti, duke e konsideruar LSI-në të shkrirë si projekt.

Po kush është “populli i 2 marsit” që aq shumë flet Meta, e që njerëzit e konsiderojnë meme, por që në fakt nuk është e tillë për personin që e nxjerr nga goja. Që për politikë është mjeshtër, jo një diletant.

“Populli i 2 marsit”, nëse njerëzit e mbajnë mend, janë njerëzit që u mbodhën përballë Presidencës në 2020-n, pak ditë para shpërthimit të pandemisë së Covid-19, ku Ilir Meta u betua se do ta rrëzojë Edi Ramën. Në krah nuk kishte asnjë politikan të LSI-së, e në plate kishte një masë njerëzish të sjellë nga Partia Demokratike. Që kishin ardhur me grafik të qartë organizativ siç ndodhte me mitingjet e PD-së.

“Popullin e 2 marsit”, Ilir Meta e ka përmendur gjatë, madje aq shumë sa e ka bërë bajat. Por në zgjedhjet e 25 prillit, ky popull as e vrau fare për Presidentin, edhe pse ky i fundit kishte shtruar dreka e darka të bollshme e të ujshme me pjesëtar të këtij populli, ku kënduan e vallëzuan, madje edhe në rrjet.

Në fund, “Populli i 2 Marsit” votoi PD-në. Janë 250 mijë vetat e këtij “populli” që u kthyen në shtëpi, e i dhanë votat Bashës e jo LSI-së.

Por sot në rastin e Foltores, ku po flitet gjithnjë e më shumë për një parti Meta-Berisha, deklarata e Metës, më shumë se një dashuri për militantët radikal të Doktorit të shpallurit Non Grata nga SHBA, është një reagim politik i qartë.

Që tashmë për Metën, njerëzit e tij nuk janë anëtarët e mbështetësit e LSI-së që e ka themeluar në 2004, e për të cilën tha se është “krenar”, por ata që erdhën në 2 mars në ditën më të vështirë të tij. Kur nuk e bënë mbështetësit e LSI-së. Siç realisht ndodhi edhe në zgjedhjet e vitit 2017, kur atij i shkuan 250 mijë votues.

Më 25 prill LSI mori rreth 100 mijë vota, por Meta nuk duket se i qëndron afër këtre 100 mijëve, por 150 mijëve që e tradhëtuan për PD-në. Por që bashkë me Berishën edhe mund të rriten.../TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ylli: 17/11/2021 22:03

    Mbase e ka ndare pazarin me Ramen. Ne fund te fundit ia ka borxh Rama nga bashkia e deri sa erdhi ne pushtet, kesaj krikese monstruoze qe quhet LSI dhe monstrave te saj me ne krye Ilir Meten. Kuptohet, Rama eshte kryemonster dhe te gjithe lepiresit ja e njesoj. Qe te mos mbetet mendja, krahu tjeter perfaqesohet me monster Saliun me tere sorollopon e vet me.ne krye Bashen. Te gjithe njesoj jeni, era u ndryshon, por te keqe e keni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?