Sali Berisha

Ylli Pata: Pse po zgjerohet harta e kolegëve të Sali Berishës në Ballkan?!

9 Dhjetor 2022, 18:16| Përditesimi: 9 Dhjetor 2022, 18:21

  • Share

Britania e Madhe ka shpallur sot futjen në listën e zezë, pra përcaktimit Non Grata të tre personave më famëkeqë të Veriut të Kosovës. Ata janë Zvonko Veselinoviç, Milan Radoiçiç dhe Slobodan Teshiç. Në verë, të tre këta persona morën vulën e zezë të sanksioneve nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po kush janë këta persona? Ish-“Roje të Urës”, në Ibër, që ndau Mitrovicën në dy pjesë pas çlirimit të Kosovës, Veselinoviç, Radoçiç dhe Teshiç, janë njerëzit që kanë minuar çdo proces politik në veri të Kosovës, kanë minuar demokracinë atje, duke zgjedhur në krye të institucioneve me dhunë çdo njeri që donte Beogradi apo Moska, shërbyes të të cilëve kanë qenë dhe janë.

Këta të tre, akuzohen edhe si organizatorë në vrasjet dhe kërcënimet politike tek serbëve të Kosovës, kur ata donin të merrnin pjesë në procesin politik atje. Siç ishte rasti i të ndjerit Oliver Ivanoviç. Një serb i Mitrovicës, i cili njihet shumë nga gazetarët e Shqipërisë, kryesisht atyre televizivë, të cilët kur donin të bënin ndonjë reportazh apo thjesht stand up matanë Ibrit, telefononin Oliverin, i cili vinte e i merrte personalisht.

Ai ishte një serb i bindur që nuk u pajtua asnjëherë me çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Ndryshe nga Nenad Rashiçi e Rada Trajkoviç. Po Ivanoviç, ishte për një process politik. E vranë, për të friksuar të tjerët. Të tre të ndëshkuarit e sotëm, janë njerëz me shumë para, kanë të gjitha mediat televizive në veri të Kosovës, madje financojnë edhe media të mëdha në Beograd, si dhe media online. Këta politikanë që janë edhe milionerë të njohur, kanë përfituar nga kontratat publike nga Beogradi gjatë viteve, ku akuzohet se kanë furnizuar edhe lidhjet me krimin e organizuar.

Si këta tre personazhet e serbëve të Kosovës, ashtu edhe Sali Berisha, kanë të përbashkët se janë së bashku në listën e sanksioneve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Të veçantë kanë se Sali Berisha, ka akuzuar ambasadorin e SHBA dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar si mbështetës të korrupsionit, kurse Veselinoviç, Radoiçiç dhe Teshiç kanë bërë të ditur se kanë kundër “Perëndimin”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bella Italia: 10/12/2022 07:47

    Buongiorno sig. Stella Occa, lei si che è un grande giornalista. Complimenti per le cazzatte

    Përgjigju
  • Yshi: 09/12/2022 22:45

    Dhe shyqyr qe kemi trashegimtaret komuniste, Vucic ne Beograd dhe Ramen ne Tirane!

    Përgjigju
  • Stipe e vlereson Berishen edhe si komunist i vjeter qe ka qene para 90 dhe si nje (pseudo)konservator i vjeter gjithashtu: 09/12/2022 19:59

    Harta e kolegeve ne pension deshe te thoje? I tha anen e tij te ngjarjes dhe Stipe e besoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?