Sot foli vetëm Romana Vlahutin, por gjasat janë që të flasë edhe Donald Lu. Dy ambasadorët e parë të SHBA e BE-së që përkrahën reformën në drejtësi në Shqipëri, e folën për të “Të Paprekshmit”.
Madje Donald Lu, si një kinofil i njohur, e ilustroi idenë e tij me kryeveprën kult të Brian de Palma-s, ku luajnë pjesë nga ajka e artit të shtatë botëror. Bëhej fjalë për “Të paprekshmit”, ku tregohet jo thjesht historia e arrestimit, por e dërgimit në gjyq e më pas arritjes së rrëzimit të mburojes për një nga njerëzit më të fuqishëm të fillim shekullit-gangsterit të Cikagos, Al Kapones.
Metafora e Donald Lu, ishte një stilemë, pore dhe symbol. Ishte një concept politik për të treguar, se nuk duhet të ketë njerëz që janë të paprekshëm nga ligji. Kur e pyetën atë në atë kohë, ai përmendi emra baronësh krimi si Shullazi, Kanani e të tjerë, që sot duken shumë të vegjël, por në realitet nuk ishin të tillë. Ishin kozmose kriminale që për vite nuk i prekte kush, e lidhnin marrëveshje me këto kishte pushtetin. Në shifra financiare ishin më të fuqishëm se biznesmenët konvencionale, e në media kishin lidhjet e tyre.
Në logjikë, Donald Lu, kishte të drejtë, edhe pse në mendje nuk kishte baronët e narkotrafikut. Pasi në një vend si Shqipëria, baronët e vërtetë janë lart, shumë lart.
Nga metafora kinematografike e Donald Lu-së, u tronditën vetëm dy vetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Të cilët, jo vetëm që dolën kundër reformës në drejtësi, po nuk lanë gjë pa thënë ndaj dy ambasadorëve. Madje e ndoqën deri edhe në Kirgistanin e largët, kur Donald Lu-ja i shkretë ishte në punë e qejf të vet,
Ka një naracion nga njerëzit pro Berishës dhe Metës, për të treguar se logjika e reformës në drejtësi është sjellë nga Perëndimi në Ballkan për të hequr ata që ata i quajnë “kokorroçë”. Dmth që kanë mendimin e tyre. Por në fakt, si Berisha e si Meta nuk kanë pasur asnjë kudnërshtim ndaj politikave perëndimore, vetëm kur aleatët kërkuan luftimin e korrupsionit.
Nga ana tjetër, të gjithë të akuzuarit, të arrestuarit, apo të dënuarit në Ballkan për korrupsion, asnjëherë nuk sulmuan drejtësinë, perëndimin e Ambasadorët. Ivo Sanader, Nikolla Gruevski etj, edhe pse u arratisën nga vendi, nëthelb përballuan gjyqin me avokatët e tyre, derisa u dënuan. Pra një betejë e bënë, e nuk dolën kundër drejtësisë.
Berisha e Meta, janë të vetmit, që e quajnë këtë drejtësi, sit ë bërë për t’i dënuar ata. Po mirë, po pse nuk e përballojnë këtë drejtësi, kur në të shkuarën këtë e kanë bërë edhe anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së.
A kanë këta pasuri të madhe? Kanë! E kanë fituar në mënyrë të ligjshme? Ta shpjegojnë, në gjykatë. Por gjithë këtë zallamahi me zjarr e me bomba gjithë këto vite e kanë bërë që të mos vijë kjo ditë, ndaj u quajtën “Të Paprekshëm”. Në realitet Donald Lu e Romana Vlahutin nuk i përmendën fare, ër vetëm këtyre ju dogji miza nën kësulë e nuk lanë gjë pa i thënë atyre.
Po të ka faj Lulka?
Para se të binin, dikush i mbante lart, apo harrove.
Përgjigju