Mustafa Nano, disa ditë më parë ngrinte pyetjen se nga marrin shkas përkrahësit e Vladimir Putinit në Tiranë, në mes të një lufte, ku në mënyrë të hapur po del një valë reziestence ndaj shumicës që është realisht e tronditur nga tmerri i Rusisë në Ukrainë, që po e shikojmë nga ora në orë.
Në fakt nuk ka ndodhur, që për një rast të ngjashëm, të ketë një introduksion kaq kontrapetal të idhujtarëve të Vladimir Putinit. E kur pa: në mes një një lufte që po shikohet live në sytë të botës si një agression i tmerrshëm që shkakton viktima e dëme të tmerrshme.
Por, në këtë vijë të daljes së një përroi psiqik putinian, në një farë mënyre, problem nuk është se dalin njerëz që i thurin laved kreut të Kremlinit në emisionet e prime time në Tiranë. Por ajo që duket se po shkel një logjikë normale, është mënyra sesi ca njerëz që janë as përfaqësues e as relevant, shpërndajnë në eterin shqiptare tmerre e shargone anti-Semite, që nuk kanë qenë asnjëherë shqiptare.
E në këtë logjikë, po diskutohet një qarkore e AMA-s që ka reaguar ndaj një “historian” e “profesori”, i cili ka marrë pjesë në një diskutim të nivelit të lartë mbi luftën në Ukrainë.
E argument kryesor i këtij “intelektuali” ishte “çifutëria botërore”, “homoseksualët”, “fashistët” e gjëra të tilla.
Njëjtë si ajo “juristja” që në një tjetër emision televiziv recitonte propagandën bajate të Sputnik e RT për vite.
Kam shumë vite që e ndjek me detaje Sputnik, kryesisht edicionin ballkanik që del në gjuhën serbo-kroate, mundohem të gjej ndonjë shkrim normal për të parë se ku konsiston qëndrimi i Kremlinit por rrallë ja dal. Ka shumë fjalë të tilla si ai i “historianit” që përmend AMA që realisht nuk ke argument.
Në vitin 1998, punoja si gazetar në Koha Jonë, ku mbuloja parlamentin e qeverinë. Nga një vizitë e Fatos Nanos në Jeruzalem, titullova shkrimin “Nano, vizitë në shtetin çifut”. Nuk kaloi shumë dhe Ylli Dylgjeri, i cili punonte si agjent marketing në gazetë më komunikoi se e kishte marrë në telefon Robert Zhvarc, e i kishte thënë se ai titull ishte një skandal antisemit.
U bëra gati që t’i kthehesha egër ngaqë s’më erdhi mirë kur ma tha në mes të redaksisë, por lexova se shprehja “çifut” është pezhorative. Nuk e kam përdorur më kurrë, edhe pse kam bërë shumë shkrime për Izraelin dhe hebrenjtë.
Sot pas më shumë se 25 vitesh, këtë e përdorin të gjithë ata që e konsiderojnë Shqipërinë, botën, të shtrënguar në duart e këtyre që s’dua ta përmend atë termin. Po si ka mundësi që e gjithë bota, mund t’i kthehet asaj gjuhe që Hitleri e bëri casus politik në vitet 30 të shekullit të shkuar e më pas shkaktoi tmerrin më të madh gjenocidal ndaj një populssie?
Si ka mundësi, që në SHqipërinë kur hebrenjtë janë shpëtuar realisht nga tmerri nazist dalin njerëz të tillë që na përrallisin për “çifutëri botërore”. E mbaj mend se e njëjta situatë ndodhi pas vitit 1997, kur ca kolegë të mij, sot njerëz afër Lulzim Bashës, më përrallisnin teori të tilla, e më përmendnin Palestinën. E kur unë, si një i stërvitur nga “Informacioni politik i ditës së martë” i flisja për “Shënime për Lindjen e Mesme” e për ngjarjet politike, natyrisht nuk dinin gjë. Thjesht sillnin fraza shabllone të propagandës që vinte nga Egjipti, Armabia Saudite, apo vende të Gjirit Persik.
Tashmë në lojë është future edhe Irani. Këto argumente diskutohen edhe në ligjerata klerikale, por në rrjet mjafton të shikosh kush shpërndan këto ditë propagandën e Vladimir Putinit për Ukrainën. Mjafton thjesht të shikosh kush janë këto persona që akuzojnë SHBA e NATO për genpocid e përkrahin Rusinë. Mjafton të shikosh kë kanë foto profili ose cover. Nuk po e themi, mjafton ta shikoni, është ushtrim argëtues…
Ne Shqiperi Putini ka vetem nje ithtar: Edi Ramen. Regjimi putinist eshte ai qe ndjek Rama me Lluc Doshet e tij. Quhet neokomunist. Sa per Berishen mos u lodhni se ai qe komunisti i fundit. Dhe sado te shkruani per te aq me shume deshmoni korruptimin ne skaj qe gjendeni.
Përgjigju