Ylli Pata: Rasti 'Soros' e 'Fazliç'- standardi i dyfishtë i Berishës e mbështetësve të tij

20 Dhjetor 2021, 17:00| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 17:02

  • Share

Tashmë prej vitesh, Sali Berisha dhe një enturazh i tij mediatik ka vënë si shënjestër sulmi George Soros-in, e grupin e tij të “Shoqërisë së Hapur”, duke e cilësuar si burim i të këqijave.

E në këtë disk të stërluajtur në gramafonin e opinionit public kanë ndërhyrë një numër mbështetës mediatik të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Madje Berisha, ka shkuar deri aty sa ka deklaruar se kur të bëhet kryeministër, do ta shpallë Sorosin Non Grata, natyrisht pasi qeveria e SHBA e ndëshkoi ish-kreun e PD-së me futjen në listën e zezë.

Natyrisht këtu kemi një qëndrim të Berishës, i cili prej shumë vitesh, e ka shpallur Sorosin si armik, e nuk resht së sulmuari dhe etiketuari si “e keqe”.

Por asnjëherë nga qarqet mbështetëse të tij, por edhe ata që cilësohen si “të paanshëm” nuk është bërë një radiografi të këtyre akuzave, për të parë se a ka të drejtë Berisha apo ja fut krejtësisht kot.

E në këtë aktualitet të samitit të pritshëm të Ballkanit të Haput, mediat e mbështetësit mediatikë të Sali berishës dhe Ilir Metës, e konsiderojnë këtë nismë si një inisiativë sorosiane, e këtu nuk reshtin së akuzuari pa asnjë fre.

E në këtë rast, meqë nga Berisha e Meta, por edhe mbështetësit e tyre, shikojnë një “zell” nacionalist, ja vlen të sjellim në vëmendje të publikut rastin aktual, e një tjetër, që natyrisht që nuk është fare homolog, madje është shumë i rëndë, por që për mbështetësit e Berishës e Metës, nuk do të thotë asgjë.

George Soros, është një biznesmen mjaft i njohur amerikan, që pas rrëzimit të komunizmit, ka financuar një aksion shumë të madh për të hapur shoqëritë e rëna nga komunizmi.

Shqipëria ka qenë një nga vendet ku Shoqëria e Hapur e Sorosit, hyri duke financuar mediat opozitare antikomuniste, duke ju dhënë gazetave të PD-së dhe aleatëve të tyre shptypshkronjën e parë moderne, që ofronte një teknologji perëndimore.

Ky fondacion natyrisht ka financuar në bursa studimi, kërkime shkencore, ndërtime shkollash sidomos pas krizës së 1997 e mjaft nisma të tilla. Ka qenë vetë Sali Berisha, i cili kur ka qenë në krye të vendit ka vlerësuar veprën e Sorosit publikisht.

Por në dy kohët e tij në pushtet, Berisha është përplasur me njerëz që kanë punuar apo pjesë e rrjetit të Shoqërisë së Hapur, që kanë hedhur kritika në media apo studime të ndryshme kundër qeverisjes së Berishës. Soros nuk ka qenë asnjëherë një lobist në rastin e Shqipërisë, thjesht ka mbështetur kauza e raste që të rriste nivelin intelektual të shoqërisë.

Edhe në rastin që Berishës e Metës i djeg shumë, ai i reformës në drejtësi, Shoqëria e Hapur, thjesht ka mbështetur financiarisht ekspertët prestigjozë ndërkombëtarë që kanë ardhur të japin mendimet e ekspertizën e tyre për këtë reform. Kaq. Soros nuk ka pasur asnjëherë problem me shtetin shqiptar, nuk ka hyrë kurrë në çështje aferash e privatizimesh, thjesht ka financuar nisma e çështje. Këtu natyrisht që mund të debatohet, disa i pëlqejnë e disa jo me arsye, po paratë në fund të fundit janë të tijat.

Përballë këtij rasti kemi atë të Damir Fazlliçit, një politikan kontrovers serbo-boshnjhak, i cili papritur e pakujtuar, hyri në zemër të politikës shqiptare, me dëshirën e Sali Berishës. Damir Fazliç, një person që kishte lidhje familjare me zyrtarë të lartë të shërbimit secret serb, shërbei si këshilltar imazhi dhe lobist i Partisë Demokratike kur kjo erdhi në pushtet në vitin 2005.

Fazliç, jo vetëm përgatiti fushatën dhe imazhin e saj, por ka udhëhequr edhe lobimin në qarqet ndërkombëtare për të bërë një “pastrim” të figurës së Berishës pas rënies së 1997-s.

Por pasi PD erdhi në pushtet, Damir Fazliç, u kthye në një njeri që kishte në dorë çështje të rëndësishme të pasurive publike të vendit. Siç ishte çështja e blerjes së tokave në Porto Romano e Gjirin e Lalzit, pjesëmarrja në Këshillin e Sigurisë, apo edhe afera të tjera që janë përmendur nga shtypi shqiptar.

Në vitin 2010, Prokuroria e Përgjithshme, kur në krye të saj ishte Ina Rama, vendosi që pas publikimit të këtyre aferave, të merrte në pyetje qytetarin serbo-boshnjak, Damir Fazliç. Sali berisha dërgoi njerëzit e tij në polici për të ndaluar marrjen në pyetje të tij. Siç ndodhi më vonë me Gardistët e 21 janarit.

E atë ditë doli përpara Parlamentit e tha hapur se “Damir Fazliç është miku im”. Që do të thotë pikërisht nga kjo ai nuk mund të hetohet, edhe pse kishte të dhëna se kishte blerë toka në bashkëpunim me vajzën e kryeministrit. Ky ishte tamam një pengim i drejtësisë, akuzë për të cilën SHBA e ka ndëshkuar Berishën në Listën e Zezë. E thonë se nuk ka prova, por nga ana tjetër, një person që mbrojti një serb mjaft të fuqishëm e rëndësishëm me të kaluar të errët, sot del në veshjen e një patrioti të paepur….TemA

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?