Ylli Pata: 'Rastisja' e dhunës së frymëzuar nga Berisha në Tiranë me atë në Shkup

7 Korrik 2022, 20:35| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 20:38

  • Share

Dje në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, opozita e djathtë e VRMO-DPMNE, udhëhoqi një protestë me tension të lartë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.  Protestë që synonte të krijonte një sherr etnik mes maqesonasve dhe shqiptarëve.

Kush e ka parasysh konfigurimin e Shkupit, e kupton se nuk kishte lidhje protësta në sheshin “Skënderbej” me kontestimin ndaj parlamentit. Ato janë në pjesë të kundërta të lumit Vardar, që e ndan kryeqytetin në dy pjesë.

Sipas të gjitha gjasave, opozita e VRMO-DPMNE ka ndarë mendjen të kthehet tek tentakulat e vjetra të logjikës Gruevsku, duke refuzuar aleancën Perëndimore. Jo kot edhe presidenti francez, Emanuel Macron deklaroi se pret nga Shkuqi që ta ndajnë mendjen për çështjen. 

Njëjtë siç në vitin 2016, kryetari i opozitës maqedonasve, Nikolla Gruevski refuzoi aleancën me shqiptarët dhe me Perëndimin, duke refuzuar kompromisin. E si zgjidhje zgjodhi dhunën. Një dhunë që solli në vitin 2016, ato skenat e frikshme ku Zijadin Sela u masakrua për vdekje dhe Zoran Zaev u rrah shumë rëndë. Me logjikën për të penguar zgjedhjen e kryetarit shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë, Telat Xhaferi. Në atë kohë, patëm një lëvizje mjaft vibrante në Tiranë, ku qarqet pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës bënë përpjekje për të ndaluar koalicionin ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.

E kjo më pas solli atë dhunë, e cila u përsërit me çadrën e Tiranës. Për ngjarjen e Shkupit, u bënë hetime atëherë e nxorën se kishim të bënim me një rrjet të fortë të spiunazhit rus, i cili donte të ndalonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO-, gjë që e solli koalicioni Zaev- Ahmeti, i cili më pas ndryshoi edhe emrin e shtetit pas një marrëveshje me qeverinë e Alexis Tsipras në Greqi.

Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, ka marrë përsipër negociatat me Sofjen dhe Parisin për marrëveshjen që i hap rrugën procesit të anëtarësimit në BE. Po si ka mundësi që protesta në Shkup dhe në Tiranë u la në një precizim prefekt, ashtu si në 2016-n. Është rastësi kjo? Fakt është se dy palët kanë problem me Perëndimin; SHBA dhe Bashkimin Europian.  Në Shkup Mickovski tregoi se nuk është gati për të qenë partner i Perëndimit, në Tiranë, Sali Berisha, një baba politik edhe i Nikolla Gruevskit, është i padëshiruar nga Perëndimi…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fjori: 08/07/2022 03:44

    Do ta kene bere ruset. Ata qerratenj e kane hale ne sy Partine tone Socialiste me shokun Edi ne krye. Tani kuptohet, PS si pjelle e PpSH dhe me rrenje ne internacionalen sovjetike, nuk ka lidhje me putinizmin neokomunist qe manifeston Rama. Jooooo cneeeeee. Saliu eshte kelysh komunist dhe filorus (booo). Ka cik shoke me Serbet po cneeeee e ben kastile per llogari te Bidenit (jo Osames por Joe). Te merrojne fare kete e Merroistet tane. Qe je fare Fari Balli nje bir idioti po kopa fare. Tepke si kane lene gje manget.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?