Ish-kryeministri Sali Berisha

Ylli Pata: Revolucioni që gjen armiq sezonalë për të shantazhuar SPAK!

28 Shkurt 2023, 19:45| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 19:47

  • Share

Fabula e sapogjetur ku fajësohet Charles McGonigal se ka krijuar SPAK-un, natyrisht që ka lidhje më shumë në betejën e Sali Berishën për 3 marsin, sesa realisht ajo që quhet vula e PD-së.

Hapja nga Prokuroria e SPAK të disa dosjeve të mëdha si gërdeci, 21 janari, CEZ-DIA, klubi Partizani etj e tj, do të jenë realisht objekti i një politike më të gjatë sesa ajo për të marrë legjitimitetin e opozitës. Si Berisha e si Meta, nuk se kanë nge të marrin përsipër për të riformuar e ribashkuar të gjithë opozitën për ta kthyer atë në një forcë qeverisëse. Ngaqë i leverdis një kordon sanitar pranë saj, për të hapur një vatër krize, që si territor ka selinë e SPAK.

Një zhvillim që tashmë nuk ka nevojë për tu çkoduar e marrë vesh nga mesazhe fjalëkryqesh pasi çdo deklaratë është e hapur.

Për Berishën e Metën, si dhe mbështetësit e tyre mediatikë që hapin faqet çdo mëngjes: SPAK, vettingu dhe e gjithë reforma në drejtësi nuk është gjë tjetër vetëm një mekanizëm i familjarëve të ministrave të Edi Ramës. Sipas tyre, të gjithë prokurorët e larguar, nga Adriatik Llalla e deri ata që sot janë analistë par exellanxe i paneleve të darkës, nuk u larguan se kanë prekur kriteret e vënë tashmë nga ONM-ja dhe kushtetuta, por thjesht janë vendime të marra nga qeveria.

E për ta bërë edhe më aktuale i fusin një personazh ndërkombëtar, të cilit sipas stinës i bëjnë biografinë momentale. Deri tani, janë mbi 30 figurat ndërkombëtarë, që cilësohen nga Berisha e Meta si përbindshat që kanë kryer “Ramaformën” siç i thonë ata reformës në drejtësi. E si shkak përgjithësisht gjenden motive erotike apo korruptive që kanë shtyrë për të ngritur prokurorinë e SPAK që sot po hetojnë Sali Berishën e Ilir Metën.

Në vitin 2016, e nisën me kroaten Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë. E filluan me motive erotike, për ta shtyrë më pas me të ashtuquajturën çështje të blerjes së vilës. E vila, sot është rezidencë e Bashkimit Europian në Tiranë, 6 vjet pas ikjes së Vlahutin, e motive erotik u shkri për turpin e njerëzve që nuk lënë gjë pa shpikur. Sot Romana Vlahutin është një zyrtare e lartë e BE-së, që ka shumë gjasa që do ta harrojë gjithë atë stress që ka kaluar në Tiranë, thjesht sepse bëri detyrën. 

Pas Vlahutinit, radha i ra Donald Lu-së, ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, të cilin gjithashtu e cilësuan si njeriu që po krijon SPAK-un. E akuzuan me gojën e Adriatik Llallës, duke i vënë sërish motiv erotik dhe financiar si motivim për mbështetjen që ai kishte ndaj reformës në drejtësi, por edhe për gjuetinë e frikshme e “Peshqve të Mëdhenej”. Donald Lu-në e shkretë e sulmuan edhe kur u bë ambassador në Kirgistan, duke u bërë aleatë me Moskën, që gjithashtu e shikonte SHBA si armike politike në zhvillimet aziatike.

Sot Donald Lu është një zyrtar që ka shkuar me ngritje në qeverinë e SHBA, përkatësisht në Departamentin e Shtetit. Nuk e përmend kush, e kanë harruar, sepse sot kanë në axhendë ambasadoreen Yuri Kim, e cila i tmerroi duke thënë se enuk do të largohete shpejt por do të rrijë gjatë, për të parë se çndodh me reformën në drejtësi. Edhe ambasadores Kim i kanë vënë motive ereotike e financiare si motivim për shyrjen e reformës në drejtësi. Por duke parë se një telenoveleë nuk mund të mbahet gjatë, ndërrojnë titullin, edhe psee duket se ngjarjet janë pak a shumë të njëjta.

Kështu kanë gjetur Charles McGonigal, si njeriun që ka ndërtuar SPAK, pasi tani fabula e tij eceën. Do ta mbajnë edhe pak, derisa koha të gjej një tjetër. Edhe poe nuk pati, aty është Sorosi e fondacioni i tij. Por lista nuk mbaron me kaq. Në të shkuarën, u sulmuan erotikisht edhe Federica Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së, apo edhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, të cilit gjithashtu i gjetën një dashnore në Tiranë. 

Po prit see ka edhe më: a nuk u kërcënua për “video erotike” edhe aembasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Sorecae, njëjtë si kolegët e tij të sotëm të SHBA e Britanisë së Madhe? Normalisht që po. Por të gjitha këto histori i kanë harruar të gjithë, kurse ata që i përsërisnin përnatë në panele ka shumë gjasa edhe të mos i mbajnë mend. Pasi qëllimi nuk kanë qenë ata, por thjeesht për të gjetur një armik stinor për të shantazhuar SPAK.

Po sikur përpara 3 marsit në Tiranë të vijnë për të pirë kafe: Donald Lu, Romana Vlahutin, Luigi Soreca, Federeica Mogherini, Knut Fleckenesteein, Bern Borchardt, Luigi Soreca, së bashku me Yuri Kim dhe Alastair King-Smith? Ose më 3 mars, fiks afër vendit ku është lënë që t’i bëhet presion gjykatës? A do të vijë i sëmuri i Romës në Tiranë?!

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?