Kaloi pa ndonjë bujë të madhe njoftimi që dha dje ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. E cila ka diskutuar me ambasadorin e OSBE-së në Vincenzo del Monaco, në mënyrë që kjo organizatë të merret posaçërisht me problemin e votës së diasporës.
“U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkroi ambasadorja Kim.
Pikërisht ai njoftim ka rritur në një stad të ri këtë çështje, duke bërë të ditur se në këtë problem ka hyrësi qeveria e SHBA dhe OSBE për të ndihmuar që shqiptarët të cilët jetojnë jashte vendit, të votojnë atje ku janë. E si për ta përforcuar këtë angazhim, një emision televiziv investigative që financon SHBA në Shqipëri, emisioni “31” minuta publikoi një dokumentar me dy pjesë në lidhje me çështjen e votës së diasporës. Një dokumentar i plotë, i cili bënte të ditur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po diskutonte dy variante të llogaritjes së votës së diasporës; ose llogaritja e tyre në qarkun e Tiranës, ose në qarqet ku ata ndodhen në listën aktuale të zgjedhësve.
Ndërkaq në lidhje me debatin politik mbi këtë çështje, e vetmja forcë politike që ishte e gatshme të implementonte votën e emigrantëve ishte PS-ja, në emër të të cilit foli Damian Gjiknuri, i cili foli edhe konkretisht për këtë process. Enkelejd Alibeaj, kreu i komanduar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar ka mbajtur një fjalë në tryezën që ka zhvilluar OSBE për këtë çështje, ku ka propozuar krijimin e një qarku të veçantë për votën e diasporës. Por më tej, nuk pati një shpjegim nga ana e PD, përfaqësuesit e së cilës nuk kishin pranuar të flisnin për emisionin “31” minuta. Për të cilin kishte folur Oerd Bylykbashi, eksperti zgjedhor i Foltores, i cili ishte mjaft skeptik për procesin e implementimit të votës së diasporës, madje në fund tha se nuk ka gjasa që ky sistem të implementohet aktualisht.
E pikërisht, pasi është publikuar dokumentari në A2-CNN, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim, e cila ka takuar posaçërisht kolegun e saj të OSBE-së për ta shtyrë procesin, duke i bërë presion klasës politike, e cila heziton të lejojë diasporën të votojë. Në momentin që kjo çështje do të dalë në tryezë, atëherë do të shikohet më qartë se kush dhe si do ta mbështesë.
Fakt është që klasa politike aktuale nuk se e ka shumë qejf implementimin e votës së diasporës/ Kjo pasi ky është një “sport i paparashikueshëm”, ndryshe nga sistemi spanjoll i 12 qarqeve, ku pak a shumë partitë kryesore e dijnë se sa vota marrin, e luftojnë për një numër votash shtesë duke gjetur edhe pikat nevralgjike. Aktualisht në listën e votuesve të Shqipërisë, e cila ka 3,588,869 zgjedhës. Nga këto gjithmonë votojnë rreth 1 milionë e gjysëm, pra fiks gjysma e votuesve ndodhen jashtë vendit. Kështu që aktivizimi i këtij numri të madh njerezish në zhvillimet politike në vend, do të sillte një tërmet të fortë politik, ngaqë është krejt e pamundur të kontrollohet apo të njohet tendenca e diasporës.
Mirëpo si gjithmonë “djalli fshihet” në detaje, e gjithçka varet se sa politika shqiptare do të bjerë dakord për një reformë që krijon akses të madh për shqiptarët jashtë vendit dhe jo një manovër false. Në Maqedoninë e Veriut, ligjërisht lejohet votimi i diasporës në selitë diplomatike, porn ë dy zgjedhjet e fundit, regjistrimi i zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit ka qenë aq i vogël sa ka dështuar ky proces.
Në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ato të vitit 2020, ndërsa u regjistruan rreth 6 mijë emigrant, votuan vetëm 1100. Ndërkaq, në Kosovë, për të cilën u fol shumë gjatë zgjedhje të 14 korrikut 2021, u arrit të votojnë 50 mijë emigrantë, nga 100 mijë që ishin regjistruar. Një shifër që ndikoi që Vetëvendosje të rriste numrin e deputetëve, por jot ë ndikonte aq shumë, pasi mazhorancën absolute e kishte arritur më parë. 50 mijë votues në sistemin tonë politik janë të rëndësishëm pasi arrijnë të zgjedhin 5-6 deputetë, çka është edhe numri me të cilat mazhorancat në Shqipëri rrinë në këmbë.
Por çështja shtrohet mjaft delikate nëse siç ndodh në procesin zgjedhor në Shqipëri-politizohet. Hyrja e politikës në proces, siç ndodh me komisionet e votimit dhe numërimin e votave, padyshim që do ta shkatërrojë procesin, e sipas gjasave, emigrantët që do të regjistrohen për të votuar, do të jenë kryesisht celulat fanatike dhe radikale që partitë e mëdha shqiptare apo politikanët me më shumë lekë, të aktivizojnë nga vendet e ndryshme të Europës apo SHBA, Kanada dhe Australi.
Nëse këtë e merr realisht në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE, siç u duk në njoftimin e djeshëm të ambasadores, atëherë realisht që kasta e vjetër politike shqiptare është në telash të madh. Ndaj edhe Bylykbashi, thuajse e tha që nuk duhet të implementohet në zgjedhjet e vitit 2025. Po nëse hyn në lojë SHBA, nuk duket se ka rrugë zgjedhjeje….
SE kuptojnpse duhet te votoj diaspora kur ata sjetojn ketu.spaguajn taksa ketu?? PSE??
PërgjigjuKu i pagojn taksat. Nqs ske kuptuar asgje informohu me cfar mbahet shqiperia. Bej nje kerkim sa miliard euro dergojn ne vite. Dhe sa harxhojn kur vin ne gusht dhjetor.kush i mban keta pensionistet e shqiperis? Apo pensioni.
Cfare i keni keto shkrime me tituj bombastik?! Azgje nuk do ndodhe. E pame me Berishen, SHBA e beri me te forte politikisht! Maksimumi do e haje ndonje mjerane tjeter nga e majta, ndersa nga krahu tjeter as qe behet fjale.
Përgjigju