Sali Berisha

Ylli Pata: Shantazhi i egër i Berishës ndaj Gjykatës; një nga provat që ai 'kërkon' për non grata-n

15 Shkurt 2023, 18:47| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 18:48

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe krerët e lartë të UÇK-së janë arrestuar prej dy vjet e gjysmë, pa zhvilluar ende asnjë proces, i cili ende nuk është gati.

Megjithatë, prokurori që firmosi mandatarrestin ndaj krerëve të Kosovës, i cili më pas u dorëhoq për tu emëruar në një detyrë të lartë në SHBA, e justifikoi masën e rëndë të ndalimit, me argumentin e “pengimit të drejtësisë”. Pasi sipas tij, kishte veprime e akte që kërkonin të bënin shantazh ndaj Gjykatës Speciale.

Natyrisht, nuk kishte asnjë veprim publik as nga Thaçi as nga të tjerët për të penguar Gjykatën Speciale, madje këtë institucion në Parlamentin e Kosovës e ka shtyrë për miratim pikërisht Thaçi e Veseli, pasi Albin Kurti e Ramush Haradinaj nuk donin ta votonin.

Gjithsesi, fakt është që baza e një veprimi shtrëngues paraprak procedurial siç është arresti në burg, ishte “pengimi i drejtësisë”.

Një masë e cila në çdo kod penal konsiderohet si një shkelje e rëndë, e që ka një dëmin drastik. Në të gjitha modelet antikorrupsion të kryer nga prokuroritë special në vendet e Ballkanit; si Kroaci, Rumani, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi etj, veprimet e prokurorëve u avancuan pikërisht nga tentative për prishjen e provave dhe pengimin e drejtëesisë. Kështu ndodhi nga Dinko Civitan neë Kroaci me arrestimin urgjent t ëish-kryeministrit Ivo Sanader, apo me arrestimet masive që kreu prokurorja e hekurt e Rumanisë, Laura Codruta Kovesi.

Ndërkaq, në Shqipëri, prej viteve 2015-2016 kur u gatua reforma në drejtësi e deri më sot, nuk ka reshtur së shantazhuari drejtësia për të mos avancuar hetimet për skandalet e mëdha të korrupsionit.

Ndërkaq, siç dihet tashmë, në 19 maj të vitit 2021, Sali Berisha u shpall Non Grata nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për “korrupsion domethënës”, “minim të demokracisë” e “minim të drejtësisë”. Shumë nga mbështetësit mediatikë të Berishës, që prej atij vendimi të fortë të qeverisë amerikane, nuk kanë reshtur së mbrojturi njeriun e tyre, duke kërkuar “prova”, pasi ata nuk janë të bindur se Berisha i ka kryer ato vepra për të cilët akuzohet.

Por mjafton pikërisht sulmi agresiv, shantazhi i përditshëm dhe i dhunshëm i Sali Berishës ndaj gjykatës së Apelit që do të vendosë për një konflikt krejt normal brenda PD-së, për të parë provat e qarta për ato shkelje për të cilat flet ai vendim i fortë i qeverisë amerikane.

Agresioni ndaj një gjyqtareje, e cila ka përpara thjesht një çështje administrative, natyrisht është vetëm një pjesë e operacionit permanent të pengimit të drejtësisë që fshihet nën petkun e “revolucionit”. Pasi shantazhi është një politikë permanente ndaj SPAK, të cilin Sali Berisha e quan SKAP së bashku me mediat që e mbështesin.

Kohë më parë, zyrtari i lartë i SHBA-së, Gabriel Escobar, deklaroi se priste nga drejtësia shqiptare që të vepronte menjëherë për akuzat për të cilat DASH ka ngritur ndaj Sali Berishës.

E nëse ka një prej të trejave që vërtetohet e plotësohet çdo ditë është pikërisht “pengimi i drejtësisë”, e për këtë protagonist nuk se druhet. Pasi e ka pasur bazë të veprimtarisë së tij këto 30 vjet; si në opozitë, ashtu edhe në qeveri, kur ndaloi hetimet për Gërdecin, Rrugën e Kombit, 21 janarit etj.

Ndaj dhe publiku çuditet dhe ka shprehur hapur pakënaqësinë ndaj SPAK-ut në lidhje me mosveprimin e tij.

Dhe e bukura është se personazhet e shpallura Non Grata prej SHBA si Sali Berisha e Adriatik Llalla sulmojnë drejtësinë çdo ditë, nga ana tjetër premtojnë nëpërmjet tellalëve mediatikë “nxjerrjen e dosjeve të nxehta”. Po pse po i fshehin deri tani? A është kjo një tjetër pengim i drejtësisë apo fshehje e krimit?!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?