Sali Berisha

Ylli Pata: Shndërrimi dramatik i partisë së Berishës në një OJF

14 Nëntor, 21:21| Përditesimi: 14 Nëntor, 21:46

  • Share

Sot PD është një forcë që meret me sentimentet e njerëzve, një grupim që në përballje teleizive më shumë salmon ish-deputetët e saj se socialistët.

Partia Demokratike e Sali Berishës nuk është gjë tjetër veçse një OJF. Një grupim qytetar apo edhe jo qytetar por që nuk ka nj alternativë. Thejsht reagon. Tani është në rend dite buxheti i shtetit, rend që ka qenë edhe vitet paraardhëse por nuk se ka pasur një qëndrim. Sepse në thelb nuk ka ndonjë ide apo institute që diskuton idetë opozitarë në fushën e buxhetit, e le ta lëmë SPAK në shenjtninë e tij.

Çfarë mendon opozita për buxhetin përveç konstatimit normal të anomalive dhe kritikave, që janë legjitime? Nuk mendon asgjë, pasi mbetet te konstatimi. Shumë mirë kjo fazë po si e ka idenë, idenë apo projektin?

Në realitet nuk ka asnjë ide apo plan B. E vetmja ide që ngjan tashmë si supë e ringrohur është taksa e shehstë që është një element fiskal putinist tashmë, ndërkohë që projektet e tjera janë të pafundme po askush nuk jep një model, një ide të sjellë si koncept politik. Kjo vjen pasi PD e Sali Berishës nuk është një parti ku nmralisht ka departamente ku përgatiten ekipet e qeverisjes. Ka thjesht shtabe reaksioni e aksioni për të folur e mbojtur banorin e katit të tetë. Është një veprim legjitim, normal, e madje edhe fisnik nëse bëhet nga njerëz që e duan doktorin, por nuk është parti politike.

Madje skandali më i madh i deputetëve që ju atashuan Berishës në këtë mision pasi e bënë pilaf edhe me shkoinj baseball-I, është se ata nuk i sollën foltores një ide ndryshe, madje edhe kontroverese përveç marrëveshjes së sistemimit të tyre. Në thelb, PD e Berishës ka shumë gjëra më pak se OJF-të që sjellin në public një reaksion ndaj një vendimi apo zhvillimi qeveritar. Shembulli më i qartë ishin zgjedhjet lokale ku edhe kandidatët humbës nuk patën një individualitet pasi kishin në shenjë doktorin. Të vetmit që nuk e patën këtë, si në Pukë, Fushë-Arrës apo Memaliaj që patën një profil personal fituan. Sepse ishin parti jo OJF./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 15/11/2024 18:31

    OJF me biznese gjithandej me kryeministrin bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?